Një pikturë e Rene Magritte shitet në ankand për 20 milionë dollarë

Frank

Anëtarë i respektuar.
rm65-rene-magritte-lautre-parole-1000x1000-768x547-632x450.jpg

Shtëpia e ankandeve Christie’s, njoftoi se një pikturë e artistit belg Rene Magritte u shit për 19,6 milion dollar.
Një ofertues anonim bleu pikturën e artistit surrealist të vitit 1957 “Le seize septembre” me një çmim shumë më të lartë se vlerësimi i bërë në hapje të ankandit.
Sipas Christie’s, piktura e errët që shfaq një pjesë të një gjysmëhëne ishte artikulli më i rëndësishëm i ankandit. Ndër të tjera në ankand u shitën edhe një skulpturë bronzi nga Umberto Boccioni, me një cmim 16.2 milion dollarë dhe një pikturë e Pablo Picasso për 13.3 milion dollarë.

Balkanweb.com
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Ja pse po i vjen fundi botes!
Sa familjeve ne nevoje mund tu siguronte nje jetese minimale me 20 milione dollare ky tipi anonim?!
 

Desa

Felix - Culpa
Dakord @Frank , por shumë njerëz në nevojë kanë riprodhim lepujsh!
 

Desa

Felix - Culpa
Dhe kjo eshte nje arsye?

Jo. Qëllimi im është se personi në fjalë me siguri dhuron edhe ndihma, me siguri i ka djersitur të ardhurat dhe ka edhe të drejtë ti harxhojë ku të dojë. Nga ana tjetër (nuk gjeneralizoj) është fakt se me mjerimin shtohet edhe nataliteti. Ku është përgjegjësia si prind? Të nxjerrësh në jetë pa krijuar kushte sigurimi, jetese? Nejse, nga përvoja profesionale e di se ka shumë faktorë tjerë që luajnë rolin e vet...
 

Frank

Anëtarë i respektuar.
Jo. Qëllimi im është se personi në fjalë me siguri dhuron edhe ndihma, me siguri i ka djersitur të ardhurat dhe ka edhe të drejtë ti harxhojë ku të dojë. Nga ana tjetër (nuk gjeneralizoj) është fakt se me mjerimin shtohet edhe nataliteti. Ku është përgjegjësia si prind? Të nxjerrësh në jetë pa krijuar kushte sigurimi, jetese? Nejse, nga përvoja profesionale e di se ka shumë faktorë tjerë që luajnë rolin e vet...
Po nese te them une qe ne 99% te rasteve nje person qe ka shuma te tilla marramendese per te harxhuar per nje cope pikture, i ka siguruar duke perfituar mbi gjakun dhe djersen e atyre qe sot nuk hane dot as nje kothere buke thate?! Mos keta vete, paraardhesit e ketyre.
 

Desa

Felix - Culpa
@Frank ke të drejtë këtu, por kjo është temë tjetër. Raste të tilla ka dhe do ketë gjithmonë (për fat të keq). Kështu është ndërtuar natyra njerëzore. Por mua më dhëmbin ekstremet, qofshin nga shfrytëzuesit, të shfrytëzuarit, të paditurit,.....
 

Ai_Tipi

C’era una volta
Punojm ne per 1200 euro nmuj pagu 1300 shpenzime hy 100 euro nborxh mos e bofshin piken e hajrit aai qe blen edhe ai qe mer leket pushtat
 
  • Haha
Reactions: Ivy

Desa

Felix - Culpa
Prandaj duhet reformuar pushteti. Përndryshe vuajtjet do vazhdojnë.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Aman se bej une 100 kopje si kjo e po shes 190 euro 😅
Jo 19 milion euro po as 19 milion shqiptar se bleja 1 pikture.
 
Vlera e nje pikture nuk qendron vetem ne realizimin e saj por mbi te gjitha, kush e ka pikturuar, pse e ka pikturuar, rrethanat e vecanta te krijimit te saj, sasine e pikturave te njejta nga autori, dhe vecorite e saj artistike.
Pastaj luan rol edhe dicka tjeter.
Ne rast se veprat e autorit ne fjale gjenden neper muzete e botes atehere cmimi eshte me i ulet.
Ne rast se veprat e autorit jane pjese e koleksioneve private atehere cmimi shumefishohet automatikisht.
Sidoqofte asnjehere pikturat e kujtdoqofte nuk kane arritur cmime marramendese per sa kohe autori/ja ka qene ne jete.
 
Top