
Ekziston një tempull në botë që është mbase më i pazakonti për të cilin keni dëgjuar ndonjëherë.
Krijuesi i tij pretendon se është krijuar me urdhër të Jezusit dhe ai u përket të gjitha besimeve fetare.
“Tempulli i të gjitha feve” përfshin stile arkitekturore të religjioneve të shumta, duke bashkuar pjesët e një sinagoge hebreje, një kishe ortodokse dhe katolike, një xhamie, një faltore kineze, një tempull budist, si dhe simbole të feve të lashta.

"Pavarësisht nga pamja, tempulli nuk ishte menduar kurrë si një vend adhurimi, por si një vepër artistike. Ideja nuk është që të shkrihen në një të gjitha fetë, pasi secila prej tyre ka historinë dhe domosdoshmërinë e saj. Nuk është një vend adhurimi, por kulture", u shpreh në një intervistë në vitin 2021, Khanov, artisti që qëndron pas tij.
Tempulli ndodhet në Staroye Arakchino, një lagje pranë lumit Vollga në qytetin rus të Kazanit. Në pjesën e jashtme të tempullit, që është ende në ndërtim e sipër, mbizotërojnë ngjyra të ndezura, mozaikë të shumtë, kupola rrotulluese dhe një kube ortodokse. Mbi çdo kube gjendet një simbol ari, duke filluar nga yjet e Davidit deri te gjysmëhënat e fesë islame.
Muret e tempullit janë zbukuruar me portrete të shenjtorëve të krishterë dhe atyre hindu.
Gazeta Si