Njerëzit që kanë dy fëmijë jetojnë më gjatë!

Fëmijët mund të jenë lumturi për prindërit. Këto krijesa të gjalla sjellin më të mirën tek prindërit, përfshirë një jetë më të gjatë.

“Bright Side” tregon se si dy fëmijë mund të kenë një ndikim të madh në jetën e prindërve të tyre.

Njerëzit që kanë fëmijë jetojnë më gjatë se ata që nuk kanë.
femije-jetegjatesi-3.jpg

Studiuesit zbuluan se të pasurit fëmijë lidhet me jetëgjatësinë e prindërve. Duke analizuar burrat, gratë dhe fëmijët e tyre, studiuesit arritën në përfundimin se, për shkak të mbështetjes nga djemtë dhe vajzat e tyre, stresi tek prindërit kishte të ngjarë të ishte më i ulët, duke çuar kështu në një jetë më të gjatë.

Kjo vlen për burrat dhe për gratë.

Një tjetër studim shumë interesant zbuloi se nënat me dy fëmijë biologjikë jetojnë më gjatë sesa gratë që nuk kanë fëmijë ose vetëm një djalë apo një vajzë.

Të kesh 2 fëmijë është po aq domethënëse për burrat sa dhe për gratë. I njëjti studim analizoi dhe ndërlidhi numrin e fëmijëve dhe jetëgjatësinë e një burri. Rezultatet treguan se kur krahasohen me baballarët pa fëmijë ose me 1 ose më shumë, burrat me dy fëmijë ishin ata që jetonin shumë më gjatë.

Edhe birësimi mund të ketë përfitime të konsiderueshme.


Përfitimet janë jashtëzakonisht befasuese. Gratë që adoptuan dy fëmijë kishin një jetëgjatësi edhe më të madhe krahasuar me nënat biologjike. Kur numri i fëmijëve të adoptuar u krahasua me jetëgjatësinë, prindërit me dy fëmijë jetonin më gjatë se ata me vetëm një apo me katër fëmijë të adoptuar.

Një përfundim tjetër mjaft interesant është se adoptimi i një fëmije duket se shton 3 vjet jetëgjatësinë e nënës. Adoptimi i dy ose tre fëmijëve shtoi me pesë vjet jetën e tyre. Kjo mund të shpjegohet edhe nga mbështetja që fëmijët u japin prindërve në një moshë të vjetër.

Jetëgjatësia e prindërve që adoptojnë fëmijë të kulturave të ndryshme kanë një jetëgjatësi edhe më të madhe.


Ajo që është edhe më befasuese është ndikimi që ka birësimi i fëmijëve me prejardhje të ndryshme kulturore në jetën e një prindi. I njëjti studim gjithashtu krahasoi origjinën e fëmijëve që u adoptuan dhe jetëgjatësinë e prindërve të tyre.

Nënat dhe baballarët që adoptuan fëmijë me kultura të ndryshme kishin një jetë më të gjatë krahasuar me ata që birësuan fëmijë nga i njëjti vend, të përzier (si brenda dhe jashtë vendit) dhe me prindër biologjikë.


Panorama.al
 
Teper te mequr jemi ,kur po lexojm cdo dite lloj lloj budallakina.
Gjyshja ime 9 femij i ka lind e ka jetu 82vjet?
 
Top