Njeriu lind i keq apo behet?!

Aren

Anëtar i Respektuar
Ne ditet e sotme degjojme pothuajse cdo dite krime te ndryshme... keta njerez lindin te tille,dmth me deshiren per te bere keq,apo rrethanat ne jeten e perditshme i detyrojne te sillen ne kete menyre??

Diskutim te kendshem..
 

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

asnje nuk lind i keq ,thjeshte rethanat jeta ndonjehere te detyron te behesh i keq varret si vin gjerat ...
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Keni pare ndonjehere ndonje bebe te keqe ?
 

E3

Anëtar i Nderuar
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Te lindesh i keq eshte FAT
te behesh eshte ART
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Njeriu behet i keq,askush nuk lind i keq...Nqs do dinim ku i ka rrenjet e keqja do e nderprisnim qe ne fillim,pse me vone kur rritet?...Tani si fillim ca kuptojme njeri te ''keq'' dhe njeri te ''mire''?...Pasi jane koncepte pak te gjera te dyja...NJeri i keq eshte ai qe mendon negativisht dhe ve ne zbatim keta mendime negative,duke lenduar te tjeret,duke i bere keq,por ka te keqij edhe momental...Thjesht ne nje moment apo rrethane te caktuar...Njeriu i mire,eshte ai njeriu pozitiv,ndihmon te tjeret,jep kontribut per dicka te mire,por a mund te themi se kemi njeri absolut te keq dhe absolut te mir??Jo...Cdo gje eshte relative,duke u nisur nga kjo njeriu mund te behet edhe i keq,pasi e keqja eshte thjesht nje pjese e nje karakteri te formuar...Askush nuk lind me te keqe ne xhep,apo me nje te keqe ne karakter,por e formon gjate jetes...E keqja eshte e bere por eshte relative...
 

Morena

...Δʝɛя...
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Une linda superwoman por me iken fuqite, mbaj mend qe shihja edhe me rrezeX.
Ehh sa bukur.

Une sdi kush do thoshte te kunderten qe lind i keq.
 

sensuu

sweet
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

njeriu lind i keq......edhe kushtet e jetes qe e favorizojne...dhe behet e plote e keqja
 
Redaktimi i fundit:

bella

Anëtar i Nderuar
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Keni pare ndonjehere ndonje bebe te keqe ?

ske pare Caki 3 me duket prandaj flet keshtu :p

Duke i len shakat se ne fakt eshte nje teme serioze dhe reale.

Njeriu....bebet nuk lindin as te mira as te keqia, por lindin neutral :D
Mendoj se i keq behesh por edhe mund te jet qe ne ADN mund te egzitoj nje pike e vendosur e karakterit akoma te paformuar.
E kur rritemi ushqejm ndjenja negative si xhelozia,egoizmi, hakmarrja etj....por edhe respekti, edukimi, jeta qe bejm e qe trasmetojn familja e shoqeria ndikojn ne nxjerrjen ne pah te javes tone te keqe (ose te mire). Me kohen me pas formohen mijra aspekte e sigurisht eksperiencat qe bejm ne jete krijojn karakterin tone e keshtu secili nga o do jet i mire o i keq.


Po te flasim ne gjuhen te besimeve (ai katolik psh) thuhet se i keq behesh, madje edhe qenia njerezore me mizore e kesaj toke qe ka kryer krimet me te renda, nese eshte vertet i penduar mund te falet, por gjithmon nese ka kete qellim te mire qe eshte thelbesor.
 
Redaktimi i fundit:

ricky_ch

******
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Keni pare ndonjehere ndonje bebe te keqe ?

Ado,

asgjë nuk është vetvetiu e keqe ose e mirë,
por se veprimet e tona na bëjnë të këqinj ose të mirë.
Në realitet nëse tentojmë ta definojmë e t'i
japim një formë të keqes dhe të mirës ku do të dilnim?:
se ato, (si e mira edhe e keqja) nuk kanë fund dhe se
janë të nytyrave të ndryshme. Kurse, kam vërejtur
tek disa që të keqe konsiderojnë diçka ekstreme,
si vrasja (krime), vjedhje, por e keqe mund të jetë
edhe diçka e vogël (që nuk çon shumë peshë) si psh
kur fëmiu(bebja) qanë tërë natën dhe e len prindin
pa gjumë dhe ai i tille të nesërmen duhet të shkojë
në punë. Pra, bebja si bebe bie në kategorinë e bebeve
jo të urëta (të këqija). Ndërsa, një bebe që nuk i sjell telashe
prindërve, konsiderohet si bebe e mirë dhe e urtë.


Si përfundim: e keqja dhe e mirja janë pasoja të veprimeve
tona, andaj mund të konkludohet se diçka bëhet e nuk lind
e tillë.
 

Didi

C'est la vie.
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!
 
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Ne kriminologjine qe kam studjuar une ......nje nga materialet kryesore ishte dhe studimi i krimineleve ........sipas studimeve te bera ...konluzioni ishte se kriminelet lindin te tille ....nderkohe qe gjate jetes e pervetesojne me shume kete ves .
Cdo gje e lidhnin me ane te nje geni qe eshte i trashgushem. Madje edhe ne femijeri elementi i tille shfaqet ...sidomos tek femijet hiperaktive qe kane sjellje te corientuara dhe te pa kontrolluara .
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Titulli: Njeriu lind i keq apo behet?!

Tani varet se si e percaktoni te keqen por me sa kame lexuar ne historine britanike per nje princ (sme kujtohet emri tani) kishte bere shume te keqia kur kishte udhequr biles klasifikohej si dinastia e tij me e eger ne ato kohe mbase nje studimi qe kishin bere disa profesore kjo ndikonte nga lidhja e ngushte martesore qe benin me njeri tjetrin qe krijoj nje disorjentim te ketij njeriu..........pra gjenetikish edhe mund te lindesh i keq
 

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Besoj se lind pasi edhe pse mund të edukohet mirë në momentet vendimtare njeriu do tregojë gjenet e tij . Lind i keq dreqi edhe kështu ka për të mbetur nuk ndryshon dot atë që je
 

ShkodranNe

Dwell in possibility
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Ka nga ata qe lindin "neutrale" edhe behen gjate jetes 1) duke u "favorizuar" nga kushte dhe rrethana
........................................................................2)kur keto kushtet dhe rrethanat i krijojne vet...
ndersa rasti tj sic e tha edhe ida ,eshte kur kriminelet lindin te tille duke trasheguar ate genin famekeq...

Pastaj disa persona e vazhdojne "karrieren" per sh kohe,kurse disa te tj ndodh te ndergjegjsohen ...
ehh Njeriu,kjo qenie komplekse... ec e mere vesh :(

 

Elushe

Vogëlushe
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Keto jane dy teza qe nuk e perjashtojne njera tjetren, perkundrazi plotesojne njera tjetren. Te jesh i keq mund te jete edhe gjenetite, ashtu siç trashegohet ngjyra e syve, karakteri, etj. trashegohet edhe instikti i te qenit i keq. Madje ka studime ku jane percaktuar edhe veçorite nga paraqitja e jashtme e njerezve qe kane predispozita per tu bere te tille. Ama mendoj se gjate jetes nje person i tille varet shume nga menyra e rritjes dhe edukimit. Nese rritet dhe edukohet sic duhet, propabiliteti per te qene i tille zvogelohet ose eliminohet, nese faktoret e jashtem ndikojne per keq ne personalitetin e ketij njeriu atehere ai do te behet i keq.

E kunderta ndodh me personat qe nuk e kane te trasheguar nje gen te tille por familja, shoqeria, a faktore te tjere e shtyjne drejt ketij instikti. Pra nuk ka gje te percaktuar ekzaktesisht, ketu po flasim per njerez te keqinj qe ndjejne kenaqesi kur shkaktojne tmerr e terror, por ka edhe nje grup njerezish qe behen te keqinj nga momenti, gjaknxehtesia, keta menjehere me pas pendohen.
 
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Keto jane dy teza qe nuk e perjashtojne njera tjetren, perkundrazi plotesojne njera tjetren. Te jesh i keq mund te jete edhe gjenetite, ashtu siç trashegohet ngjyra e syve, karakteri, etj. trashegohet edhe instikti i te qenit i keq. Madje ka studime ku jane percaktuar edhe veçorite nga paraqitja e jashtme e njerezve qe kane predispozita per tu bere te tille. Ama mendoj se gjate jetes nje person i tille varet shume nga menyra e rritjes dhe edukimit. Nese rritet dhe edukohet sic duhet, propabiliteti per te qene i tille zvogelohet ose eliminohet, nese faktoret e jashtem ndikojne per keq ne personalitetin e ketij njeriu atehere ai do te behet i keq.

E kunderta ndodh me personat qe nuk e kane te trasheguar nje gen te tille por familja, shoqeria, a faktore te tjere e shtyjne drejt ketij instikti. Pra nuk ka gje te percaktuar ekzaktesisht, ketu po flasim per njerez te keqinj qe ndjejne kenaqesi kur shkaktojne tmerr e terror, por ka edhe nje grup njerezish qe behen te keqinj nga momenti, gjaknxehtesia, keta menjehere me pas pendohen.

Edhe kjo eshte nje veçori me vete ,kriminologet nisen edhe nga paraqitja e jashtme ne studimin e nje krimineli ,madje ata theksojne se njerzit e tille kane disa vecori dalluse tek kafka (ka forma jo te rregullta ) si dhe tek nofulla e tyre ..zakonisht nofullat e dala e te theksuara .
 

Akull

Anëtar i Nderuar
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Njeriu nuk lind i keq per mendimin tim , por e ben jeta te till :)
 
Titulli: Njeriu lind i keq apo behet?!

Duke u bazuar ne thenjet e verteta ' qdo njeri lind i paster por eshte familja ajo e cila njeriun e nderton qe neser ''ai-ajo'' te beje veper te mire apo veper keqe.
 

orkidea

θαλασσα
Re: Njeriu lind i keq apo behet?!

Njeriu lind bashke me te miren e te keqen pasaj varet se ke ve ai ne pah gjate jetes se tij
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Njeriu lind i keq apo behet?!

Njeriu lind bosh dhe mbushet gjat jetes tani disa mbushen me mjalte disa me m......
 

Endrra

VIP
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

behet kam pershtypjen ...ka nga ata qe kane perjetu te keqija dhe kshu sillen ne te njejten menyre me njerezit e tjere. Pra kane shume te bejne rrethant ku rriten dhe cfare perjetojne.
 
Titulli: Njeriu lind i keq apo behet?!

Jane shume pytje qe ja bej shpesh her vetes,pse valla ka njerz te keqinje?
Un them sepse, duan ashtu te behen jo , sepse linden te till, sigurisht qe ka te bej dhe kultura familjare, shkollimi e shuem gjera edukative qe shume kujt i mungojne, dhe ndoshta kjo eshte arsyja se behen te keqinje.
 

ergon

Λάθε βιώσας.
Titulli: Njeriu lind i keq apo behet?!

teme e veshtire
edhe pse besoj se dikush behet i keq, dua ta trajtoj cik me thelle temen.
Kufijte se deri ku ndikon formula gjenetike e secilit nuk jane saktesisht te njohura,
gje qe krijon disa probleme ne rastin kur marrim si te dhene absolute se formula gjenetike ndikon ne mnyre te plote tek formimi i njeriut.
Duke vazhduar me tej kete koncept dalin dhe probleme te tjera si prsh, nqs njeriu ndikohet kaq shume nga formula gjenetike ,atehere ne si mund te nderhyjme te ndryshojme ate qe e quajme te keq,mos duhet te nderhyjme ne formulen gjenetike
prape nuk jep zgjidhje
dhe duke e cuar me tej nqs formula gjenetike ndikon kaq shume ne menyre superiore te njeriu atehere sa mundesi na mbetet te ndikojme tek njeriu i keq, dmth shoqeria te ndikoj tek ai nderkohe qe nuk varet nga vet personi
duke perfunduar po sjell si shembuul nje gjyq te lashte grek qe nuk denoi(sostratos quhej i keqi) i cili shpetoi nga fakti se kembngulte se nuk ishte ai i keq po fati i shkruar qe e bente te sillej keshtu,nderkohe qe ai nuk donte
 
Redaktimi i fundit:

Kejla

Anëtar Aktiv
Titulli: Njeriu lind i keq apo behet?!

po te perjashtojme llojet e ndryshme te semundjeve si fizike ashtu edhe psikike ..........njeriu behet i keq nuk lind .
per ilustrim ( dhe si shprese te fundit )

yin+yang.jpg
tek cdo njeri sado i mire te jete ka dicka te keqe dhe sado i keq te jete ka diku nje te mire
idealja ...............te ruajme ekujlibrin , per aq sa e arrijme .
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Une preferoj te mendoj pozitivisht, pra njerezit lindin te pafajshem dhe jeta i ben te keqinj.
Por ka te tjere qe besojne se njerezit lindin te keqinj, ktu do theksoja shkrimet e St. Augustine ku thuhet qe njerezimi ka trasheguar nje natyre njerezore te korruptuar nga mekati i Adamit dhe Eves dhe njerezit gjithmone kur paraqiten midis zgjedhjes te se mires dhe te keqes, eshte e pashmangshme qe ata te zgjedhin te keqen.
 

vAmPiRe

Aop aLiSa^sHkOdRaNe
Titulli: Njeriu lind i keq apo behet?!

Njeriu nuk lind kurr i keq e as behet me deshiren e tij.. gjithcka varet nga ambjenti i cili eshte rritur dhe edukata familjare
 
Titulli: Pe: Njeriu lind i keq apo behet?!

Une preferoj te mendoj pozitivisht, pra njerezit lindin te pafajshem dhe jeta i ben te keqinj.
Por ka te tjere qe besojne se njerezit lindin te keqinj, ktu do theksoja shkrimet e St. Augustine ku thuhet qe njerezimi ka trasheguar nje natyre njerezore te korruptuar nga mekati i Adamit dhe Eves dhe njerezit gjithmone kur paraqiten midis zgjedhjes te se mires dhe te keqes, eshte e pashmangshme qe ata te zgjedhin te keqen.

Eshte e vertet se Feja e Krishtere thote -qe njerzit lindin te keqij apo mekatar! Por kjo eshte e palogjikshme !Sepse askush nuk mund te behet pergjegjes per mekatet e te tjereve apo ti barte ato.!E logjika e shendosh te qon tek ajo te cilen e thote- Feja Islame se njerzit lindin te pafajshem -apo te paster si loti dmth pa mekate. E ne shkrimet e shumces po e konfirmojn ate se vertet njeriu nuk lind por behet.
 
Top