Nji leter Gjergjit...

Marla

InVinum Veritas
Fort i dashtuni Skenderbe. E ndjej detyrim o baba i kombit qe pas 553 vitesh nga ikja jote me te dergu kete leter dhe me te v'nu ne dijeni per do ndodhi qe kane ndodhun ne Atdheun tone qe prej ikjes tande...
1. Arbreshet e Italise e kane ruajtun edhe gjuhen edhe traditen si at'here kur u detyruen me ik prej Arbrie nga pushtimi turk.
2. Asht gjet banesa ku ka lind Pal Gazulli n'Mirdite ne nji fshat qe quhet Sukaxhi.
3. Me 1912 kemi fitu pavarsine prej turkut e kjo ka zgjat deri rreth viteve 2000 kur na pushtuan telenovelat turke e kur industrine e rende (aq sa ka mbet prej komunizmit) e mori prap turku edhe hidrocentralet per Zotin turku i ka marre, ej se gadi harrova o Skenderbe, tash e dime krej jeten e Ertugrulit, madje edhe postahet me te cilat mblohej n'dimen.
4. Gjergj nga rreth 200.000 km katror troje Arbnore, gati i kena nja 28.000 (pa llogarit kto qe na ka marre greku n'det) k'to kohet e fundit.
5. Europa o Skenderbe, prap ajo e para ka mbet, fiks si n'kohen tande, nje k...ve qe tall lesht me ne e n'fakt mire na e ban se ne tallemi cdo cast me vedi, perpos Austro -Hungarise (asht coptue tash vet e ba n'dy shtete) e n'fakt Austria s'na e ka perplas kurre deren per ftyret.
6. Kan dal celularet Iphone 12 pro max e Samsung Note 20 (po shpejt dalin lloje te reja, se nderrohen shpejt pune tregtie ma shume), e na shqiptaret, mundemi me e shit edhe gjakun per nji celular t'fundit.
7. Me t'fol per shtetin per Zotin m'vjen marre, se prej se vdiqe ti kt'u shtet s'ka pas as se mbajme mendjen se ka me pase ndoj here derisa t'dale naj pinjoll i gjakut Arbnor, (ishalla do Zoti e del ndonjani).
8. Shkjau e greku s'lane gja pa mrekullu, per me t'ba ty birin e tyne, e na shqiptaret kemi nis mos me lan gja pa ba me t'mohue (se na del pune me Erdoganin me ta permend emnin tand).
9. O Gjergj Skenderi, Venediku na ka marr mishin e bardhe, sllavi na jep buk me miell t'skaduem, greku na ka pi palcen se jane 1 milion 'hamej' qe po u pastrojme cdo gja, jena ba si mos me ju dasht as dreqit e as t'birit n'da n'per disa shtete.
10. O Gjergj prej fares tande kena trashegu vetem Hamzat-e e s'ka mbet shqiptar pa u ba Hamza per vllane.

- ... T'fala e selam ( ah edhe gjuha shqipe asht perplot me fjale turke) , n'se do kem me shtu kam me te dergu prap leter vjetin tjeter, n'se nuk me ndalon sistemi, ose ma mire a po hap edhe ti nji rrjet social , ose adrese Email-i jo se jane te sigurta po jane ma t'shpejta e s'kam pse me ti nis letrat me kalorsi...
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Eyooo skenderbe, eshte hapur edhe forumivirtual me plot turq e arab e serb e grek.

Selam skender ups te fala
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Po nese them qe me preku ne shpirt ky shkrim i shkruar thjesht e me kuptim.
Ne nuk meritojme me shume se c`kemi.
Dhe ky eshte trishtimi i vendit tim.
C`do popull ka ne krye te ti, ate qe meriton.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Te fala selam🤔mir se skenderi e ka njoft mir gj.turke😉
 

Lauri

Anunnak
Pse o Gjergj. Ç'tu desh që e tradhtive sulltanin për ne. Të rrije atje në Stamboll në sarajet e sulltanit, dhe arber e Arberi do ti ngelnin historisë mesjetare.

Por nqs erdhe, t'i vije kufinin përtej dardaneleve 💪😁👍
 
Paska harruar ti thote qe i kane bere kenge derrdoganit....
Eshtrat ne varr po i rrotullohen Gjergjit shkrete
 

Lauri

Anunnak
Paska harruar ti thote qe i kane bere kenge derrdoganit....
Eshtrat ne varr po i rrotullohen Gjergjit shkrete
Është prish gjaku i Arbërit lev.
Këta simpatizant turqish janë gjakprishur.
 
Top