Njihuni me veprat e artit.

Daisy

Anëtar i Respektuar
Ne fakt gjithcka varet si ta kap syri nje kuader.
Kam nje person (femer) ne familje qe pikturon, per pasion kalim kohe.
Perballe kesaj pikture me duket vetja sikur jam fizikisht prezent perballe detit. Ndoshta ne foto nuk e jep kete efekt.
Ja kerkova t'ja blej. Nga qe nuk i shet pikturat qe ben, me tha ta jap ta mbashe por jo si prone. Biles me dha nja 10 piktura..👌
Shiko fotografinë 1706541

kjo me
Pelqen dhe mua :)
 

Lauri

Anunnak
“Rrëmbimi i Proserpinas”
Kjo skulpturë e artistit italian Giovanni Lorenzo Bernini, është e realizuar në periudhën ndërvitase, 1621-1622. Bernini asokohe ishte vetëm 23 vjeç, kur nxori nga mermeri dhe e kredhi për kundjen këtë kryevepër. Përshkrimorja i kësaj vepre zanafillon nga mitologjia dhe kumton aktin e rrëmbimit nga Plutoni i Proserpinas.
ps. Mendoni qe me pare kjo kryeveper ishte vetem nje bllok mermeri i nxjerr nga nje gurore.

pre1.jpg

per2.jpg
 

Lauri

Anunnak
Dhe disa vepra te tjera te John William Waterhouse. Te tjerat i keni ne faqen e pare.:)

Ila dhe Ninfe

Nimfet e ujrave te rrjedhshme biejne ne dashuri me Ila, mbrojtes dhe dashnor i Orakullit. Kur e pane qe po perkulej te pinte ne burim e terhoqen ne thellesine e ujrave. Keshtu i humben gjurmet e tij pergjithmone. Ila u be nje skllavi i nje grup vajzash :)
jo5.jpg
 

Lauri

Anunnak
Fisniku anglez, Frederic Leighton, piktori që jetësoi në kryevepër një poezie të Johann Wolfgang von Goethe

PESHKATARI DHE SIRENA- (The Fisherman and the Syren)
Frederic Leighton u lind më 3 dhjetor 1830 dhe vdiq më 25 janar 1896. I njohur si sër Frederik Leighton gjatë periudhës 1878 dhe 1896. Ai ishte një piktor dhe skulptor i shquar anglez, veprën e të cilit e përbëjnë përshkrime historike, biblike, dhe tematika klasike. Leighton ishte i pari fisnik që mbarti një titull nderi për një kohë të shkurtër, titull që përfundoi me vdekjen e tij.
Në moshën 48 vjeçare ai u bë president i Akademisë Mbretërore dhe një shtysë e rëndësishme e krijimit të artit viktorian dhe shkollës klasike. "The Fisherman and the Syren" është një vepër e frymëzuar nga një poezi e Johann Wolfgang von Goethe, e cila tregon historinë e një sirene që ngrihet nga ujërat për t'u ankuar tek një peshkatar që ai i josh fëmijët e saj deri në vdekje. Kjo pikturë ndodhet në Muzeun Art Gallery në Bristol.
FB_IMG_1580459580820.jpg
A_Vataj
 

Lauri

Anunnak
TE NJOHIM MJESHTRAT

Edmond Aman-Jean surrealizti francez që portretizoi melankolinë femërore

Ai ishte mik me filozofin francez të ngjyrave Georges Seurat, ndau me të një studio dhe ndihmësit në punën e tyre, por kërkoi të ishte dhe të mbetej një identitet unik i qenësishmërisë estetike. Piktura e tij shquhet për një vijë të shtruar melodike. Ai e tejpërshkon imazhin me dritë dhe e ravijëzon stukturën kompozicionale me një penelatë të dallueshme. Puhija e koloritit të Edmond Aman-Jean është një hukamë e ngrohtë që sëmbon modelet dhe jetëson shpirtjen e tyre në tablo me një vibrim gjallimi të tendosur emocional.
Edmond Aman-Jean (13 janar 1858 - 25 janar 1936, Paris, ishte një piktor simbolist francez, i cili bashkëthemeloi Salon des Tuileries më 1923.
Babai i tij ishte pronar i një furrë gëlqereje industriale, një mundësi e garantuar financiare për ëndrrën e piktorit. Edmond mori mësimet e tij të para të artit me Henri Lehmann në “Thecole Nationale Supérieure des Beaux-Arts”, ku ndau një punëtori me Georges Seurat. Ai u miqësua gjithashtu me piktorët simbolist, Alphonse Osbert dhe Alexandre Séon, të cilët padyshim që ndikuan në pjekurinë e tij artistike dhe suportin.
Më 1886, ai fitoi një bursë udhëtimi dhe shkoi në Itali, së bashku me Henri-Jean Guillaume Martin dhe Ernest Laurent, udhëtim i cili i dha mundësia tij të studjonte mjeshtrat e vjetër, kolosët e traditës botërore të pikturës dhe artit. Së bashku me Seurat, ai punoi si asistent i Puvis de Chavannes, duke e ndihmuar atë të realizonte disa prej muraleve të tij. Në vitin 1892, ai pikturoi një portret të poetit, Paul Verlaine, gjatë trajtimit të tij për për sifilizin në Brussais Hôpital. Verlaine nga ana e tij i dedikoi piktorit një sonet dhe ata mbetën miq të mirë deri në vdekjen e Verlaine më 1896.
Ai ishte gjithashtu një nga të parët që njohu Joséphin Péladan, si një artist të rëndësishëm dhe ekspozoi me të në një nga shfaqjet e para të mbajtura në Salon de la Rose + Croix . Më vonë, ai u bë një mësues i apasionuar. Ndër studentët e tij kujtohet Charles Sydney Hopkinson, Theodor Pallady dhe Nicolae Tonitza. Më 1923, së bashku me Albert Besnard dhe Auguste Rodin, ai ndihmoi në krijimin e “Salon des Tuileries”. Dhjetë vjet më vonë, ai u nderu me Komandant i Legjionit të Nderit.]
Në vitin 1892, ai u martua me Thadée Jacquet, e bija e një prefekt Imperial, i cili ishte gjithashtu edhe piktor. Ata kishin dy fëmijë, François, i cili u bë një shkrimtar i mirënjohur dhe Céline, i cili do të njihej si një piktor dhe ilustrues.
Aman-Jean e vendosi reputacionin e tij krijues kryesisht nëpërmjet portreteve, veçanërisht ato të subjektet femra. Ai gjithashtu u vu re për muraleve të tij në ndërtesa publike dhe zyrtare, përfshirë Sorbonne. Si shumë artistë francezë të brezit të tij, ai u ndikua nga këndvështrimet e reja mbi rrymën e artit japonez në Paris në kohën e tij. Më shumë në mënyrë të pazakontë, ai ishte i interesuar për artistët para-rafelitë anglezë.
Ai ishte një mik i ngushtë i Georges Seurat. Të dy artistët ndanë një studio në Paris në vitin 1879. Historiani i artit Robert Herbert e quajti portretin e Aur-Jeanit të Seurat, "një nga vizatimet më të shkëlqyera të portreteve të shekullit XIX". Ishte puna e parë që Seurat tregoi, në Sallonin e Parisit në 1883. Aman-Jean gjithashtu punoi në litografi dhe shtypje dhe hartoi postera.
Albert Vataj
FB_IMG_1580459917287.jpg
FB_IMG_1580459930818.jpg
FB_IMG_1580459924119.jpg
FB_IMG_1580459910161.jpg
FB_IMG_1580459903256.jpg
FB_IMG_1580459894964.jpg
FB_IMG_1580459886017.jpg
 

Lauri

Anunnak
PERJETESIA E NJE GRUAJE QE U BE E SHENJTE ME VEPER E ME VULLNET

c108fef9a34a9c92a6fcd39bfd3204d6.jpg

Ludovica Albertoni vdiq e vetmuar dhe e varfër më 31 janar 1533. Fama e saj prej bamirëseje, vullnetmire dhe mëshiruese u përhap në Romë dhe devotshmëria ndaj saj u rrit duke u bërë më e fortë pas vdekjes, gjë që nxiti Papa Klementi X të miratojë bekimin e saj në vitin 1671.
Ludovica Albertoni kishte një fëmijëri të vështirë, një martesë që e bëri atë nënën e tre vajzave. Vitet e saj si bashkëshorte nuk ishin aspak të lehta. Fatkeqësisht ajo kaloi përmes shumë peripecishë dhe brengash, deri në maj të vitit 1506 kur do të humbte bashkëshortin, Giacomo della Cetera, i cili lëngonte prej vitesh nga sëmundja që i mori jetën, duke e lënë Ludovican të ve. Rruga e saj e përkushtimit dhe devocionit fillon këtu. Vuajtja u shndërrua te kjo grua në një udhë shenjtërimi.
Skulptura e realizuar me një mjehtëri që zotërohej vetëm nga Gian Lorenzo Bernini, i dedikohet, Ludovica Albertoni, një fisnike romak, e cila hyri në Urdhrin e Tretë të Shën Françeskut, pas vdekjes së burrit të saj. Ajo jetoi një jetë të devotshme, duke punuar me përkushtrim për më të varfrit në Trastevere, një zonë në jug të qytet-shtetit të Vatikanit.
A.vataj
stalbertoni06.jpg
1280px-Cappella_palluzzi-albertoni_di_giacomo_mola_(1622-25),_con_beata_ludovica_alberoni_di_b...jpg
 
84010430_1015576435495662_7993197977696993280_o.jpg


David by Michelangelo (Detail), Florence, Galleria dell'Accademia, 1501-1504
 

jana80

Super Moderator
Shiko fotografinë 1706477
Number 17A eshte nje piktur e Jackson Pollock, shitur per 200m $.
Une dija 27 me te fameshmen e tije me te bukur.

kam patur fatin te shikoj nje veper (mbase ishte edhe copie por per te tille na e prezantuan)
Lexova me siper cfar shikojme te bukur ketu..
Ne rradhe te pare eshte i pari piktor qe ka perdorur penelin te pafshire .. ka hedhur boj ne tela te vendosur perdhe duke hequr mitin e kamalecit dhe duke krijuar nje rryme te re ..
Ne kulmin e krijmtarise se piktorit artistet shprehnin revolucionin, kerkonin te drejten e fjales,politikat ju ngjanin te padrejta , drejtoret e salloneve zgjidhinin piktoret me fame ( pak korruptim do guxoja te Thoja ose ose sigurine per te patur sukses me "ordinaren" me ate se njihej dhe qe kishin bere emer)..ja pse kerkohet ky piktor dhe merr aq shume vlere pervec kesaj vdes i ri vetem 44 vjec mos gaboj dhe veprat e tije jane te pakta ..
Gjithesesi une ne kete pitture shikoj shume..
Shikoj ngjyrat qe lozin ne harmoni
Veshtroj te kuqen ( ju kujtoj qe ne ato vite nis komunizmi )
E veshtroj ne mes te kraharorit te vene ne mbrojtje nga brinjet e bardha.. kafazin pakufi... por cuditerisht te forte e mbrojtes..
Verej te verdhen ku shpreh ate kenaqesi padrejtesi te mos lejimit te ekspozimit mbase ske te artat sje ne ate rreng.. sic e shoh te verdhen edhe si nje ngjyre te ngrohte si te ishte nje pelhure qe mbart gjith te tjerat...
Shikoj ne kete pikture pasionin , zemerimin shpresen dhe ajo qe me le ta mbaj ne memorie eshte thelbi i saj..i boshatisur ..e pangjyre.. te padefinuar..ndryshon stil edhe ne koncentrim ngjyre dhe menyre vendosur.. sikur nis nje lemsh art ne qender....
...etj..etj
 

Bledi_Shady

finoallafine
“Rrëmbimi i Proserpinas”
Kjo skulpturë e artistit italian Giovanni Lorenzo Bernini, është e realizuar në periudhën ndërvitase, 1621-1622. Bernini asokohe ishte vetëm 23 vjeç, kur nxori nga mermeri dhe e kredhi për kundjen këtë kryevepër. Përshkrimorja i kësaj vepre zanafillon nga mitologjia dhe kumton aktin e rrëmbimit nga Plutoni i Proserpinas.
ps. Mendoni qe me pare kjo kryeveper ishte vetem nje bllok mermeri i nxjerr nga nje gurore.

Shiko fotografinë 1707094

Shiko fotografinë 1707095
Bernini paska qene jashtokesor!
 

Bledi_Shady

finoallafine
Une dija 27 me te fameshmen e tije me te bukur.

kam patur fatin te shikoj nje veper (mbase ishte edhe copie por per te tille na e prezantuan)
Lexova me siper cfar shikojme te bukur ketu..
Ne rradhe te pare eshte i pari piktor qe ka perdorur penelin te pafshire .. ka hedhur boj ne tela te vendosur perdhe duke hequr mitin e kamalecit dhe duke krijuar nje rryme te re ..
Ne kulmin e krijmtarise se piktorit artistet shprehnin revolucionin, kerkonin te drejten e fjales,politikat ju ngjanin te padrejta , drejtoret e salloneve zgjidhinin piktoret me fame ( pak korruptim do guxoja te Thoja ose ose sigurine per te patur sukses me "ordinaren" me ate se njihej dhe qe kishin bere emer)..ja pse kerkohet ky piktor dhe merr aq shume vlere pervec kesaj vdes i ri vetem 44 vjec mos gaboj dhe veprat e tije jane te pakta ..
Gjithesesi une ne kete pitture shikoj shume..
Shikoj ngjyrat qe lozin ne harmoni
Veshtroj te kuqen ( ju kujtoj qe ne ato vite nis komunizmi )
E veshtroj ne mes te kraharorit te vene ne mbrojtje nga brinjet e bardha.. kafazin pakufi... por cuditerisht te forte e mbrojtes..
Verej te verdhen ku shpreh ate kenaqesi padrejtesi te mos lejimit te ekspozimit mbase ske te artat sje ne ate rreng.. sic e shoh te verdhen edhe si nje ngjyre te ngrohte si te ishte nje pelhure qe mbart gjith te tjerat...
Shikoj ne kete pikture pasionin , zemerimin shpresen dhe ajo qe me le ta mbaj ne memorie eshte thelbi i saj..i boshatisur ..e pangjyre.. te padefinuar..ndryshon stil edhe ne koncentrim ngjyre dhe menyre vendosur.. sikur nis nje lemsh art ne qender....
...etj..etj
Nese do shtoja ndonje gje, do ta prishja kete qe ke thene!
 

jana80

Super Moderator
Nese do shtoja ndonje gje, do ta prishja kete qe ke thene!
Flm bledi e bukur e artit eshte se ska gjuhe e ska llogjike ka vetem interpretim i bazuar ne kondicjonet e autorit.. secili shikon dicka me sh apo me pak...dhe e bukura eshte se ky autori me pare ben nje pikture normale pastaj e "njollos" me bojra....
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
E para e dyta futen tek shijet e mia
Ne ato piktura vetem une mungoj:p

Pa lene me nje ane keto te fundit qe Kane shum domethenie.
Pikturat po nuk transmetuan nje history, kot te quhen vepra arti.
Again my opinion doesn’t mean I’m right
 

Lauri

Anunnak
Pse e para jo? Ajo me tërheq me tepër
Edhe 4 dhe te tjera dhe mjaft :)
IMG_20200202_205831.jpg

Në këtë reflekton xhami, me sy te lire edhe kjo është mjaft origjinale.
IMG_20200202_205812.jpg

IMG_20200202_210023.jpg

IMG_20200202_210002.jpg
 

Lauri

Anunnak
"Ju ishit një model i përsosmërisë, plot mençuri, i përsosur në bukuri; në Eden, kopshtin e Zotit, ju ishit mbuluar me çdo gur të çmuar "
(Ez 28, 12-13).

"Engjëlli i rënë"
Luciferi, i tërbuar nga zemërimi, në momentin e saktë të rënies së tij.
(Alexandre Cabanel, 1847)

FB_IMG_1582232612481.jpg
 

Lauri

Anunnak
Skulptura "Hermafroditi i Fjetur" që përshkruan karakterin e mitologjisë Greke Hermafroditi i madhësisë së jetës.

Ka shembuj të shumtë dhe kopje moderne:
më i famshmi është ai sot në Muzeun Louvre në Paris, ku statuja shtrihet në një dyshek mermeri Carrara të bërë nga Gianlorenzo Bernini në 1619 me kërkesën e Kardinal Borghese.
Gjatësia 1.69 m.
FB_IMG_1582235909973.jpg
 

elle

Chill
"Ju ishit një model i përsosmërisë, plot mençuri, i përsosur në bukuri; në Eden, kopshtin e Zotit, ju ishit mbuluar me çdo gur të çmuar "
(Ez 28, 12-13).

"Engjëlli i rënë"
Luciferi, i tërbuar nga zemërimi, në momentin e saktë të rënies së tij.
(Alexandre Cabanel, 1847)

Shiko fotografinë 1716099
sa te ndyr e kan ber loool
 

Lauri

Anunnak
mua me pelqeu me shume kjo bytha me siper … forme perfekte : )
Këtë formën perfekte e shikojë unë, ti shiko atë tjetrën siper bythëve ;)
 

Lauri

Anunnak
"Bashkimi i Tokës dhe Ujit" është një dëshmim domethënës i tërësisë shprehëse të krijimtarisë së Peter Paul Rubens, një prej figurave kulmore të barokut flmant. Mitologjia merr jetë në pikturën e tij siç frymon gjithçkaja nën peshën e një dëshirimi të ethshëm për fibracion dhe puls, për trokitje dhe shpërthim. Alegoria e Rubens, merr shkas dëshmues tek çdo tablo siç shpërthen në një oratori dehëse te "Bashkimi i Tokës dhe Ujit". Çdo detaj e kësaj pikture është një domethënie, është një tërësi që formësohet nga mendimi dhe idete që piktori ka përjetësuar në tablo. Asnjë gojim sado i shpenguar që jetë nuk do të mund të fliste me një gjuhë kaq të rrjedhshme, kaq të qartë dhe kaq përshkuese sa vetë kompozimi që mjeshtri i ka bërë këtij momenti mitologjik, këtij caku të ndërmejtëm të botëve.

FB_IMG_1583346600731.jpg

Piktura e tij është një ditiramb koloristik, një shkulmim i forcave të ethshme të një shpirti gatuar me diell. Ai, si askush tjetër me penelatë dhe përfytyrim arriti të sillte në jetë zotat, perënditë dhe mitet që me kaq pasion i përshkroi pena e antikitetit. Rubens me kaq pathos i bëri ata realë, të prekshëm, tokësor dhe etern, përfytyrues dhe të shëmbëllyeshëm.
Në historinë e pikturës Peter Paul Rubens do të mbamendet jo vetëm si një nga piktorët më të jashtëzakonshëm flamand të barokut, penelata flakatare e tablosë, por edhe mishërimi i idilit epik të mitologjisë. Nëse Homeri sendërtoi një monument të letërsisë klasike siç ishte “Iliada”, duke ngjizur me nervin, mishin dhe gjakun e së atëhershems, historikën heroike, eposin antik dhe perënditë që na magjepsin, Rubens i jetësoi ato në imazhe, i veshi ato me kurme të fuqishme duke i pavdekësuar këto trille në kujtesën e përgjithmonshme. Ai e shkroi si pakkush tjetër atë faqe të historisë së njerëzimit, me gjithë shkëlqimin dhe të perëndishmen që ngriti në kult mitin.
A.vataj
 

Lauri

Anunnak
PIKTOR I SHQUAR I RILINDJES
Kol (Nikoll) Idromeno
Kol Idromeno lindi ne Shkoder ne familjen e nje inxhenieri patriot te ikur nga Arta, qe ndiqej nga qeveria osmane. Qe ne moshe te vogel kishte prirje te dukeshme per artet, qe i levroi me nxitjen e fotografit Pjeter Marubi. Ne 1876 anni shkoi ne Venedik ku ndoqi per disa muaj Akademine e Arteve e pastaj punoi prane nje piktori te vendit. Ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit u kthye ne atdhe dhe hyri ne banden e pare muzikore kombetare, qe zhvilloi veprimtari patriotike ne Shkoder. Ne 1887 u internua "si shqiptar" nga pushtuesit osmane per nje vit ne Ulqin. Nga i ati pat pervetesuar njohuri inxhinjerike qe i plotesoi vete. Eshte marre me shume profesione, ka punuar si skulptor, dekorator teatri, inxhinier zdrukthtar etj. Mori pjese gjallerisht ne shume veprimtari kulturore kombetare, mbajti lidhje me figura te shquara te kohes, si Ndre Mjeda, Paloke Kurti.
Ishte nje nga nismetaret e se pares ekspozite kolektive arti ne Shkoder (1923) dhe pjesmarres ne te paren ekspozite kombetare te "Arteve te thjeshta" ne Tirane (1931). Kol Idromeno kishte nje studio fotografie dhe ka dhene i pari shfaqje kinomatografike ne Shqiperi (1912). U be' i njohur edhe jashte Shqiperise me veprat e paraqitura ne ekspozitat nderkombetare te Budapestit (1900), te Nju-Jorkut (1939).
K. Idromeno krijoi ne pikture nje radhe kompozimesh te karakterit etnografik("Dy rruge" 1886, "Dasma shkodrane" 1920 etj), disa edhe me subjekte fetare, por qe japin me vertetesi dhe pershkrim te perpikte skena nga jeta e popullit. U shqua sidomos ne pikturen e portretit "Malesori". Por kryevepra e tij dhe nje nga veprat me te shquara te piktures shqiptare eshte portreti i "Motres Tone" (1883), nje pasqyrim i thelluar e delikat me ngjyra te ngrohta i gruas shkodrane ne psikologjine e se ciles spikat edhe drama shoqerore e gruas se ndrydhur. Ai eshte i pari ne Artin e ri shqiptar qe trajtoi peisazhin "Oborr ne Shkoder" dhe i hapi rrugen piktures realiste laike. Tablote e tij kane permbajtje demokratike Kombetare.
Kol Idromeno punoi per rregullimin urbanistik te Shkodres ne fillim te shek. XX dhe projektoi nje radhe ndertesash publike, shiqerore e private. Eshte i pari skenograf ne Shqiperi. Fotografite e tij jane dokumente te kohes, te realizuara me ndjenje artistike. Ai ka realizuar gjithashtu punimet inxhinierike, si dhe prodhime te bukura dekorative ne dru, hekur te rrahur e gur.
Veprat e piktures se tij ruhen ne galerite e Arteve te Tiranes, Shkodres, Durresit, ne Muzeun Ateist te Shkodres, fotografì e vizatime ne Arkivin Qendror Shteteror.

FB_IMG_1584348628047.jpg
 
Ja te bej dhe une icik si intelektuale. :p

Mua me pelqejne piktore te stilit surrealist, ekspresionist, kubizm, anstraksionist pse jo deri diku edhe pointilizimi dhe romantizimi.

Kam studiuar nje lende ne shkolle qe quhej histori arti. Mendoj qe pak njohuri te pergjithshme per artin do i bente mire te gjitheve.
 

Lauri

Anunnak
Keq e paske punen me stilin surrelist 🤪 marla :)
 

jana80

Super Moderator
"Ju ishit një model i përsosmërisë, plot mençuri, i përsosur në bukuri; në Eden, kopshtin e Zotit, ju ishit mbuluar me çdo gur të çmuar "
(Ez 28, 12-13).

"Engjëlli i rënë"
Luciferi, i tërbuar nga zemërimi, në momentin e saktë të rënies së tij.
(Alexandre Cabanel, 1847)

Shiko fotografinë 1716099nga
Ne nje mandala kam patur kete pjesen e fytyres dhe me kujtohet qe proff kishte vene titullin loti..
Ne pjesen e historise se artit perpara se te nisnim punen u be komenti i kesaj vepre..
Mesova qe shikimi i tij sa hakmarres sa keqardhes sa i vrare sa i skuqur apo trasmetues e sfidus ishte njerezor... mesova qe trupin autori e kishte zgjedhur si nje model perfekt ngaqe perfaqesonte nje engjull te forte por njekohesisht ate doren ne fytyre e ben aq vulnerabile dhe ne mbrojtje ..por ai eshte engjelli qe do hakmerrej, luftetar dhe i forte e kete e ven ne pah trupi pozicionimi i kembeve i gatshem ne zbritje e ven ne pah pjesa ku bashkohen duart si nje grusht, si nje vetebesim e guxim per nje tjeter ringritje...si nje uragan.
 
Top