Njihuni me veprat e artit.

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Ske si e mban mend se nuk e ke dite kurr 😂😂
(Heinrich Lossow ;)
Po pse citon laurin ti 😎😂😂
Mos me ban si i dishem e kerkove ne google e, te bana tag ngace je kritik artit 😂😂😂😂😂
 

Marla

Let God & Let Go
My fav.

The-KISS-3-New-2-731x675.jpg
 

Lauri

Anunnak
🥰Puthja 🥰 e Gustav Klimt
 

Lauri

Anunnak
Shën Pjetri i Vermiglios, lutja përgjëruese dhe prehja e përkor, blatuar besimit

Shën Pjetri, pikturë e mjeshtrit italian të penelit, Giuseppe Vermiglio (1585 - 1635). Kjo punë përfaqëson jo vetëm shkollën e Caravaggios, së cilës ai i'u bashkëngjit, por edhe përsosmërisë së teknikës së bojrave të vajit, e cila e vendos atë ndër më të mirët e kohës së tij. Duart e mbërthyera të Shën Pjetrit në një lutje përgjëruese plot tension dhe peshë emocionale. Vështrimi i thellë dhe shpues, sytë të mbushur me lot dhe një përulësi e denj për një shenjtor gërshetohen të gjitha në këtë kryevepër.
Kjo prehje e përvujtur është blatimi i një besimi, forca e së cilës e ngre vullnetin e një shenjtori, në lartësitë e epërme të lutjes për falje. Të gjithë piktorët që kanë sjellë Shën Pjetrin, e kanë përcjell solemnitetin e tij më atributin e lartë të shenjtorit, por ky realizim i Giuseppe Vermiglio e shtyt atë në atë eter, aq pranë Tij, aq pranë sa ta ndjej brenda vetes pendesën dhe përbetimit e një misionari.
Sikurse jeni në dijeni, Shën Pjetri ishte një nga dymbëdhjetë apostujt e Jezusit të Nazaretit qysh nga fillimi i predikimive të tij. Ai ishte gjithashtu Papa i parë i Kishës Katolike.
A-vataj
FB_IMG_1615267788355.jpg
 

Lauri

Anunnak
Një tjetër dhe ..... mjaft!
FB_IMG_1616530233040.jpg
Pikturë nga Jack Vettriano piktor Skocez me origjinë italiane (1951)
 

Lauri

Anunnak
Kjo është një pikturë e bukur nga piktori i madh dhe i diskutueshëm francez Gustave Courbet. Më i diskutueshmi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Për shumë, piktura e tij ishte krejtësisht e parespektueshme. Piktura e tij më e kritikuar dhe më e njohur është "Origjina e Botës", e cila është ndaluar në sallat e muzeve për dekada.
Në punët e tij ai ishte një artist realist.
Kjo vepër "gjumi", ishte për shumë vite e mbyllur, së bashku me veprat e tjera, siç konsiderohej "Arti i Ndyrë i Ndaluar".
E vërtetë që njerëzit me moral të dyfishtë, domethënë fanatikët, nuk mungojnë kurrë.
Gjëja e mrekullueshme për artin është se ajo nuk ka kufij ❤️
FB_IMG_1617869310944.jpg
 
Top