Njihuni me vetitë kuruese të hithrave

Arfenilla

Themelues i Forumit
hithra3.jpg


Hithrat është një bimë e cila rritet kudo dhe njihet për vetitë e saj kuruese. Më parë ajo njihej si një kuro e mirë kundër reumatizmës, ndërsa tashmë mësohet se ajo është një bimë e cila ndikon në heqjen e helmeve nga organizmi, nxit sekretimin e lëngjeve të tretjes dhe lehtëson punën e metabolizmit.

Hithrat shërojnë infeksionet në traktin urinar dhe stimulojnë punën e zorrëve. Mu për këtë arsye, hithrat sugjerohen si pjesë e pastrimit pranveror të organizmit.

Gjithashtu ato kanë veti në pastrimin e gjakut, në ripërtërinë e qelizave të kuqe të gjakut, pastron trupin prej substancave të dëmshme dhe të padëshiruara, shëron dhimbjet e rënda në stomak, menstruacionet dhe shumë probleme tjera te femrat, sëmundjet e veshkave, infeksionet e tëmthit, të thatin në lukth, përmirëson punën e zorrëve dhe mushkërive, shëron pagjumësinë e po ashtu ndikon edhe në ngrohjen e këmbëve të ftohta.

Në kombinim me bimët shëruese, hithrat mund të përdoren edhe në shërimin e leukemisë. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë po ashtu duhet ta konsumojnë çajin nga hithrat. /albeu
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Njihuni me vetitë kuruese të hithrave

Sidomos byrek me hithra sa i shishem behet.
 

Fly

Larguar
Njihuni me vetitë kuruese të hithrave

para 3 ditesh kisha
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Njihuni me vetitë kuruese të hithrave

Une nga hithrat kam nostagji kur ma benin krahun pucra pucra :p
 
Titulli: Njihuni me vetitë kuruese të hithrave

Une nga hithrat kam nostagji kur ma benin krahun pucra pucra :p


Pale sa do jesh fshikulluar , per tu bere kjo qe je sot lol

Hisllat nuk me pelqejne
me kujtojne dajakun :p
 
Top