• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Miresevini serish
Ketu do postoj temat qe do jene per kete vit. E natyrisht do i bejme nje refresh minimumi 1 here ne muaj per tiu kujtuar temat
Tashi qe temat do iu pelqejne skam dyshime :p
Por sic e thashe per cdo muaj anetari ka nje alternative te na shkruaje edhe nje teme te lire nese ska qene asnjehere i dashuruar
nese ka mora dhe nuk shkruan dot nje shkrim erotik, apo nese e ndjen atmosferen e Krishlindjeve. Pra per te gjithe ju eshte vendi i duhur
per te derguar nje shkrim ne posten time private (Nicktjeter pm praaa)
Duke qene se e drejtoj une kete vit, dhe eshte hera e pare qe e bej dicka te tille, mos me zhgenjeni por dergoni krijimet tuaja :D

Dhe le te vazhdojmeee
Tema per shkurtin
Shkurt- The notebook vs Teme e lire( Mos thuaj qe ti nuk e ke pare filmin e shumedashur The notebook,atehere meqe e ke pare e din per cf behet fjale
cfare pret edhe ti te na shkruash pjeset e nje flete te ditarit tend, mund tia dedikosh dashurise tende ose jo, mund tia dedikosh nje dite te vecante
mund te shkruash cte duash, mjafton qe sot ti te shkruash ditarin tend te dashurise)


Per marsin do kemi kete teme
Mars- Qielli ne dhomen time vs Teme e lire Nuk kam shume deshire qe per cdo muaj te pershkruhet nje stine, une dua ndjenja ndaj mendimi i pare kur thua Mars te vjen pranvere, ngrohte, lulezim, clirim, dhe ne vend qe te dalesh ti jashte te shijosh keto gjera pse nuk e sjell qiellin ne dhomen tende,me trego cdo deshire qe ke, cdo enderr qe ke, me shkruaj se si u rizgjove nga nje mijehere qe u rrezove, sepse ne fund kete ben dhe pranvera, kthehet pas cdo dimri, mos e harro kete)


Ndersa per prillin
Prill- Eshte dita ime vs Teme e lire .Kjo teme ska te beje as me kenge as me film apo liber, kjo teme eshte per ty, ke marre ndonjehere fryme thelle je ndalur ne nje moment dhe ke pytur veten , po une? Ia ke dedikuar vetes thjeshte 2 minuta te mendosh se si ia ke arritur deri aty ku je
Pra thjeshte me trego sukseset apo mos sukseset e tua qe te kane formuar e te kane bere ate qe je sot, cila dite te ka shenuar ty?


Per majjjj
Maj- Dikujte i pelqen ngrohte vs Teme e lire.Praktikisht ky eshte nje film ku ka luajtur dhe Marlyn Monroe dhe nisur nga titulli do doja qe per kete muaj te shfrenoni fantazine. Po po ky do jete muaji i erotizmit, muaji i lakuriqsise, muaji i paturpersise. Ndaj dikujte mund ti pelqeje ngrohte por shshtt!



Ky do jete qershori per kete muaj
Qershor- Free Hug vs Teme e lireHmmm mendoj duke qene muaji i puthjeve dhe i perqafimeve falas nuk eshte as dhjetori ama nuk eshte cmenduri qe te kerkoj nje kartolinetia dedikonit dikujte, kujtedo, edhe femijeve duke qene muaji i tyre, edhe nje leter te fshehte dikujte ne shkolle meqe po mbaron. Pra ne kete muaj surprizoni dike nese akoma nuk e keni bere.


Korriku do jete ky
Korrik- Diku nen ylber vs Teme e lire Eshte nje kenge Somewhere Over The Rainbow Israel Kamakawiwo'Ole qe mjaftojne dy minuta ta degjosh dhe te shkruar 2 flete pa ndaluar, sepse mund te shkruar cf te qeteson shpirtin, te pershkruash cfare te rrethon, natyren.


Gushti cmendes
Gusht- Amf vs Teme e lire Amf eshte nje coctail blu dhe eshte aq i hidhur sa me vertete te vjen te thuash Adios my friends :p, ndaj
pershkruani cmendurine me shoqerine, cmendurite e veres atehere kur i keni thene botes lamtumire une po shkoj me pushime :D


Per shtatoriiin per kundrazi do kemi :
Shtator- Ja shiu pik, pik,pik,pik,
Bjen në rrugë , troket ai pa pushim vs Teme e lire
Gjeja e pare qe te vjen ne mendje kur thua shtator eshte shiu vjeshta dhe shkolla
Une mendova te marr kengen e Vace Zeles si stimul per kete muaj, por nese ti e gjen veten tek dicka tjeter, urdhero prandaj ekziston dhe tema e lire


Per tetorin
Tetor- Kujtimet e gjetheve vs Teme e lire Pershkruani magjine e vjeshtes me pak fjale ose thoni cf te doni ju



Nentori yne
Nentor- Shko dallendyshe vs Teme e lire. Shko dallendyshe eshte nje poezi e Filip Shirokes qe sa here e lexon te mbush
me nje mall per atdheun, nje mallengjim eshte aq e arrire me ato pak fjale te varfera te dialektit qe ai ka perdorur ka bere nje kryeveper
Ju cf jeni ne gjendje te beni per atdheun tuaj? Pershkruani vendlindjen tuaj.


Dhjetori magjik
Dhjetor- I vetem ne shtepi vs Teme e lire I vetem ne shtepi eshte nje mit tashme persa i takon periudhes se Krishlindjeve
dhe per te pershkruar sa me mire atmosferen e Krishlindjeve mund ta beni me pak fjale dashurie, ngrohtesie dhe harmonie familjare.




Pra keto ishin temat te dashur anetar, me pak fjale jane marre disa tituj kengesh, librash apo filmash qe te gjithe te kemi mundesi te shkruajme
Do doja shume te dija opinionet tuaja ndaj do e le te hapur si teme.
Ju faleminderit!
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Tema per shkurtin
Shkurt- The notebook vs Teme e lire( Mos thuaj qe ti nuk e ke pare filmin e shumedashur The notebook,atehere meqe e ke pare e din per cf behet fjale
cfare pret edhe ti te na shkruash pjeset e nje flete te ditarit tend, mund tia dedikosh dashurise tende ose jo, mund tia dedikosh nje dite te vecante
mund te shkruash cte duash, mjafton qe sot ti te shkruash ditarin tend te dashurise)


Krijimet tuaja per cdo muaj do pranohet deri me date 15
Votimi per krijimin me te bukur do jete i hapur deri me date 28

Kujdes me cdo date 3 do hapet cdo muaj per krjimet
Dhe me cdo date 28 do mbyllet.
-Kohezgjatja per dergimin e krijimeve... cdo muaj me date 3 deri me 14
-Kohezgjatja per votimin e krijimeve.........nga data 15, deri ne fund muaji 29 :=)


Ju falenderoj per bashkepunimin.
 
Last edited:

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Ju rikujtoj :

Tema per shkurtin The Notebook ose teme e lire
Keni kohe afat deri me 14.02.2015 per dergimin e krjimeve.Ju flm
 

Aver

VIP
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Ju rikujtoj :

Tema per shkurtin The Notebook ose teme e lire
Keni kohe afat deri me 14.02.2015 per dergimin e krjimeve.Ju flm
Me fal i minut. Ose e shkruan kohe ose afat.. se s'kane kuptim te dyja!

:chh
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Me fal i minut. Ose e shkruan kohe ose afat.. se s'kane kuptim te dyja!

:chh
ahahahhaha kete afat me duket e ka then me te keq..tip kerecnimi ndaj antarve :p

Suksese Bizh me konkursin,uroj sa me shume krijime e dashur :)
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Me fal i minut. Ose e shkruan kohe ose afat.. se s'kane kuptim te dyja!

:chh
Cdo gje e imja eshte paramenduar mire para se te shkruhet....kjo sepse nje sy vezhgues si ty "p
do bente te rriste shikueshmerine tek kjo tema :p
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Nick, pse kaq pakes kohe per Shkurtin?

Opinion im: Mendoj qe te gjitha temat jane te zgjedhura me shume kujdes dhe po pate pakes dell per te shkruajtur, mund te gjejsh dicka tek secila teme...te pergezoj per kete Nick.

Besoj qe kete vit do te jem me aktiv se vitin e shkuar...nese me lejohet!
 
Last edited:

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Ylli cdo muaj keshtu do jete tani e ne vazhdim.
Dy jave kohe per dergimin
Dy per te votuar.

Do doj me gjithe qejfe te kisha cdo krijim nga cdo anetar
Te gjithe jane te mirepritur (keshtuqe normalisht edhe ti) :)))y
 

Aver

VIP
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Cdo gje e imja eshte paramenduar mire para se te shkruhet....kjo sepse nje sy vezhgues si ty "p
do bente te rriste shikueshmerine tek kjo tema :p
Sa larg e gjuan gurin mi dreqe :D

p.s. ndoshta marr pjese edhe une ne konkurs, nese gjej ndonje krijim te gatshem per te cilin nuk mund te dyshoni qe eshte i vjedhur :D
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

lol sikur ishe tulle ne letersi. Cfare do qe te shkruash do e di qe nuk eshte pjelle e fantazise tende.

P.s provokacjaaaa lol me verteto te kunderten :p
 

Aver

VIP
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Sa me pelqen kshu kur me konsiderojne outsajder... dhe kur dal fitues ne fund duke i lene te gjithe ARMIQTE me goje hapur :D
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Sa me pelqen kshu kur me konsiderojne outsajder... dhe kur dal fitues ne fund duke i lene te gjithe ARMIQTE me goje hapur :D
Te te jap nje spunto per temat?
Na ishte nje here dhelpra me rrushte :D. Si te duket?
 

Aver

VIP
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Ej, serio e kam mendu kete punen e pjesemarrjes. Nese kam qene tulle gjithmone nuk dmth qe nuk ja vlen ta provoj edhe nje here.

E di qe fjalet kyqe jane: lulet, hena, dielli, deti, kaltersia, dashuria, puthjet, pemet, gjethet, lumenjte, buzeshja etj etj... por problemi eshte se s'kam ide si ti bej bashke qe te del ndonje gje e bukur. Nejse, do t'a provoj.

Ai/ajo qe qesh me krijim tim 5 vjet burg!
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Ju rikujtoj qe sot eshte dita e fundit per te me derguar krjimin tuaj.
Tema The Notebook. Hajde frymezohuni edhe sot pasi te dilni nga liqeni :p e me dergoni krjimet e juaja ^__^
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Ju rikujtoj :-

Mars- Qielli ne dhomen time vs Teme e lire Nuk kam shume deshire qe per cdo muaj te pershkruhet nje stine, une dua ndjenja ndaj mendimi i pare kur thua Mars te vjen pranvere, ngrohte, lulezim, clirim, dhe ne vend qe te dalesh ti jashte te shijosh keto gjera pse nuk e sjell qiellin ne dhomen tende,me trego cdo deshire qe ke, cdo enderr qe ke, me shkruaj se si u rizgjove nga nje mijehere qe u rrezove, sepse ne fund kete ben dhe pranvera, kthehet pas cdo dimri, mos e harro kete.



Dergoni krijimet tuaja deri me date 14.
me 15 hapet sondazhi dhe me 28 shpallet fituesi.

Mos me zhgenjeni ;)
 
Last edited:

Fly

Larguar
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

cfar eshte kjo?

duhet te krijohet dicka ne forme letrare?
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

cfar eshte kjo?

duhet te krijohet dicka ne forme letrare?
Po. Mund te me dergosh nje mesazh privat
Nese le deshire ne forme poezie,proze,ese cte duash.

Me temen e caktuar ose dic ne deshire tende.
 

Fly

Larguar
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

ndonje rregull tjeter ka?
Psh ne qe fleme akoma me plaken dhe skemi dhomen tone si i behet?
Kam halle se bota e meshkujve do e mundte ate boten tuaj te krijimtarive :p
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Njoftimet per konkursin letrar 2015 (temat)

Ke hall apo halle ?:p

Pervec dates se skadences per dorezimin qe eshte me date 14 ska tjeter :)
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top