• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Njohja e gjinisë së foshnjes, me e rëndësishme për baballarët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Njohja e gjinisë së fëmijës së tyre të palindur ndihmon baballarët e ardhshëm që të krijojnë me lehtë lidhje me foshnjen pas lindjes.

Ky ishte përfundimi në të cilin arriti një studim shkencor i Universitetit të Birmingamit, në Britaninë e Madhe.

Studimi tregoi se njohja e gjinisë së fëmijës lejon baballarët që gjatë pritjes të përfytyrojnë më mirë fëmijën dhe rolin e tyre si baba i ardhshëm, duke i dhënë emër, konceptuar lojra apo aktivitete të tjera si prind.

Kërkuesit ndoqën 11 baballarë të ardhshëm gjatë të gjithë shtatzanisë së parnereve të tyre, ndërsa pjesëmarrësit kishin moshë 22 deri 58 vjeç.

Sipas studimit, për një mashkull, reagimi i parë pas mësimit se partnerja e tyre është shtatzanë është lindja e një lloj pasigurie, për atë që do të vijë, ndërsa duke mos pasur kontakt direkt me fëmijën, lidhja e tij është e ndryshme nga ajo e nënës.

Me qenien të pranishëm në skanimin e bërë pas tre muajsh, kur është e mundur të shihet ****i i fëmijës, baballarët tregonin një ndryshim në sjelljen e tyre, duke u bërë me afektiv me foshnjen, pasi lehtësohej krijimi i lidhjes me të./Tch
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Njohja e gjinisë së foshnjes, me e rëndësishme për baballarët

Ne Britani e keta rezultate,po te beheshin ne Shqiperi?Jam plotesisht e bindur qe do ishin shifra akoma me te medha,pasi jane meshkujt ata qe duan ta dine se..sksin e femijes,e nese nuk eshte ashtu sic prisnin ato cojne grate vrap te abortojne...
Ca rendesie ka femer apo mashkull,rendesi te linde shendosh e mire,edhe nena te mos kete probleme...
 

alberto

Waiting for...
Vendndodhja
London
Titulli: Pe: Njohja e gjinisë së foshnjes, me e rëndësishme për baballarët

Ne Britani e keta rezultate,po te beheshin ne Shqiperi?Jam plotesisht e bindur qe do ishin shifra akoma me te medha,pasi jane meshkujt ata qe duan ta dine se..sksin e femijes,e nese nuk eshte ashtu sic prisnin ato cojne grate vrap te abortojne...
Ca rendesie ka femer apo mashkull,rendesi te linde shendosh e mire,edhe nena te mos kete probleme...
Nuk e besoj qe ne Shqiperi burrat me te kuptuar se gjinia e femijes eshte vajze i detyrojne grate te abortojne. Mos te flasim per raste apo per individe te rralle. Te tille individe ka edhe ne Britani, Gjermani e kudo. Ndersa tani nuk ka rendesi me gjinia e femijes, por e rendesishme eshte qe te jete i shendoshe.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Titulli: Pe: Njohja e gjinisë së foshnjes, me e rëndësishme për baballarët

Nuk e besoj qe ne Shqiperi burrat me te kuptuar se gjinia e femijes eshte vajze i detyrojne grate te abortojne. Mos te flasim per raste apo per individe te rralle. Te tille individe ka edhe ne Britani, Gjermani e kudo. Ndersa tani nuk ka rendesi me gjinia e femijes, por e rendesishme eshte qe te jete i shendoshe.
]Nuk e besoj qe ne Shqiperi burrat me te kuptuar se gjinia e femijes eshte vajze i detyrojne grate te abortojne. Mos te flasim per raste apo per individe te rralle.
Nuk e kam fjalen per individe te vecante,por per pergjithesine,pasi mentaliteti shqiptar gezohet me shume kur lind nje djale se sa nje vajze...Nese ve re ne familjet shqiptare,ndryshe trajtohet e rritet nje mashkull femije,se sa nje femije femer...Nese nje cift ka 2 vajza dhe niset per nje femije te trete te jesh i bindur qe niset me nje arsye te vecante te gjeje djalin,e sjane pak ata familje kur kane shume vajza cojne gruan te abortoje po mori vesh qe femija qe do linde eshte vajze prap...Ky eshte nje realitet,pavaresisht se pas arsyes te vertete fshihen gjithmone me idene ''skemi mundesi per femije te tjere''...Kjo ndodh per arsye se femija mashkull ne nje familje shqiptare shihet si pasardhes,si nje simbol i ''forte'' i familjes,kurse femra shihet gjithmone si nje problem i familjes...Eh jemi cik mrapa ne po he...
Ne vendet e tjera,si Britani,Gjermani eshte qesharake kur behen keta diskutime qe do abortoj se desha mashkull e ka dal femer,pasi per keta vende menyra e rritjes se femijeve,gjithashtu te drejtat e femer-mashkull jane te barabarta...Nuk mendojne ato sic mendon shqiptari,do kem femije mashkull te kem pasardhes,le te pasuri e budallalliqe te tilla...Ka shume cifte ne Britani qe as nuuk pyesin per se.ksin e femijes,eshte femija im mashkull apo femer ca rendesie ka?Shendeti i nenes dhe i femijes dhe lindja sa me e lehte eshte e vetmja gje qe i shqeteson...

P.S Nje shembull qe perdoret ne anet e mia,kur ka njerez qe po presin ndonje lajm,shkolle apo cfare do lajmi,zakonisht pyesin : He si dole ne provim,vajze apo djale?Qe nenkupton vajze=lajm i keq ke ngel ne provim,djale=lajm i mir,ke dal me sukses me provim...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Njohja e gjinisë së foshnjes, me e rëndësishme për baballarët

Duke mare parasysh ciftet qe e kane te deshiruar femijen, pavarsisht gjinise, ne momentin qe i thuhet cfare do te jete, shikohet qart nje ndricim ne sy, buzeqeshje, dhe lumturi.
Gjithcka fillon e behet me konkrete, edhe emocionet riten.

E kjo vlen edhe per nenen, por edhe per babajne (e perseris, per njerzit pa probleme "kufizimi").

Ah, dhe shumica vlersojne foton e ekos si dicka te cmuar, edhe pse gje e madhe nuk duket aty, ose me mire nuk kuptohet, ama eshte e para e bebit tyre.


Ju qe keni kaluar neper kete, mund te ndani mendimin me ne.
 
Top