• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nobeli i Paqes, kandidatë edhe banorët e Lesbosit në Greqi

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Nobeli i Paqes, kandidatë edhe banorët e Lesbosit në Greqi


Banorët e ishullit grek të Lesbosit, që kanë ndihmuar të shpëtojnë refugjatët në rrugën e tyre të rrezikshme detare nga Turqia në Greqi, janë midis kandidatëve për اmimin Nobel të Paqes, që do të shpallet në Oslo të premten, më 7 tetor.

Nominimi ka ardhur pas propozimit të grupit global të aktivistëve “Avaaz”, që ka mbledhur më shumë se 670 mijë firma në internet, për këta banorë që i quan heronj të Egjeut, të cilët kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për të kursyer qindra e mijëra jetë njerëzish.

Më tipikët midis tyre, gjyshja 85-vjeçare Emilia Kamvisi, fotografia duke ushqyer një foshnjë siriane e së cilës ka bërë xhiron e botës, si dhe peshkatari vendas Stratis Valiamos, që ka shpëtuar dhjetëra refugjatë nga mbytja me anijen e tij të peshkimit, e ka qenë dëshmitar kur deti Egje ka marrë dhjetëra jetë njerëzish.

“Nuk do të harroj kurrë një fëmijë të mbytur. Duhet të ishte 4 vjec ose 3, i mbytur. Dhe doja ta merrja që të mos e lija në det, por nuk mundesha për shkak të stuhisë. E shihja, e më pas e humbja nga sytë. Dhe më larg ishte një fëmijë tjetër, e më pas një tjetër më poshtë”, tha Stratis Valiamos, banor i Lesbosit.

“Vinin fëmijët e shkretë të uritur. Dhe ne u bënim shoqëri e u jepnim për të ngrënë. I shihnim e na vinte keq. Fëmijët e shkretë që dridheshin e kishin ftohtë”, tha Emilia Kamvisi, banore e Lesbosit.

اmimi Nobel për Paqe, si asnjëherë tjetër ka këtë vit 376 kandidatura. Sipas mediave greke, megjithëse banorët e Lesbosit kanë shumë mundësi për të qenë fitues të tij, “rrezikohen” seriozisht nga kandidatura e marrëveshjes së paqes në Kolumbi, para disa ditësh, që i dha fund një lufte gjysmëshekullore.

/ Top Channe
 

ricky_ch

******
Titulli: Nobeli i Paqes, kandidatë edhe banorët e Lesbosit në Greqi

Disi po më duket pakëz e përzier humanizëm dhe paqe.
Në fakt اmimi Nobel Paqe është një cirkus i vërtetë dhe tani shtrohet
pyetja: u dha me të vërtetë për paqe? Mundemi ta vetëkënaqim veten,
por realisht e dijmë se Paqa në Botë është miliona vite larg.
Mos të shkojmë shumë larg, vetëm shikoni cilët persona kanë
marrë këtë اmim dhe do t'iu vijë të vjellni. Derisa aty është ferr,
e dikush ka marrë اmim Nobel? Diçka absurde.


Thjesht për momentin fjala Paqe ekziston vetëm në fjalorth.
 

DArbi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Nobeli i Paqes, kandidatë edhe banorët e Lesbosit në Greqi

C'mimin e paqes e marrin vetem servilat e sistemit.
 
Top