Nuk iu bind urdhrit, polici ekzekuton 25-vjeçarin në Tiranë

1607407356_policianatenkontrolle-770x433.jpg

Një 25-vjeçar është ekzekutuar nga policia rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, pasi nuk i është bindur urdhrit të efektivit të policisë për të ndaluar.
Mësohet se viktima është Klodjan Rasha, i cili pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, ka tentuar të largohet me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që është dukur si armë zjarri.
Mungesa e ndriçimit në rrugë ka bërë që efektivi të mos e dallojë qartë sendin, dhe për këtë arsye ai ka reaguar dhe e ka qëlluar të riun me armën e shërbimit, duke lënë fillimisht të plagosur, por më pas ai humbi jetën në spital.
Ndërkohë, punonjësi i policisë me iniciale N.H, pas ngjarjes është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
25 vjeçari rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është dënuar për plagosje të lehtë me dashje dhe për heqje të paligjshme të lirisë në vitin 2016.
Njoftimi i policisë së Shtetit:
Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.
Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.
Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.
I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.
Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.
Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes./ Opinion.al
 
Sa e frikshme behet ardhja ne Shqiperi vetem nga keto lajme te perditshme?
Ciao Anna! :))
Do me falesh qe kap postin tend per te bere kete sqarim,pasi s`ka te bej fare me ty personalisht,por me konceptin qe e kam ndesh shume shpesh ketu ku jetoj.
Shikoj nje fenomen tek brezi i dyte qe rritet ketu ne GR.
Flas ne disa raste,kur flas,apo shkembejme ide,sikur keni frike te kaloni kufirin dhe u krijon nje ndjesi frike Atedheu i juaj.
Nuk di mire kush eshte pergjegjes per kete lloj klime,sepse ka nje ser faktoresh qe ndikojne ndaj nje reagimi qe ne bejne kundrejt nje situate apo dickaje.
Dhe qe te jemi te sinqerte, ky vendi ku jetojme eshte i predisponuar ne cdo lloj peneli politik,social dhe shoqeror qe ngjyrat e vendit tone te jene te errta.
Kjo per arsye politike dhe gjeopolitike.
Por ajo qe mund te garantoj ty e shume te tjerve te rinj si ti ,eshte,qe vendi yne pra rizat e prindeve te tu,eshte nje vend me siguri shume i mire,me nje sigur dhe nje popullsi shume te dashur. Me beso mua se i kam jetuar dy jetesat ne nje forme intensive do thoja,si ne shqiperi si ne Greqi,jetesa,mendimi,peneli i identiteti ose formes se jeteses ne shume pigmente eshte me i mire,me i shendetshem dhe me i vertet ne Shqiperi.
Ndaj udhtoni gjate pushimeve ne vendin tuaj,njiheni rilievin dhe bukurit e vendit tone,njihuni me miqesine dhe dashurine e njerzve dhe do shikoni qe kemi humbur keto vite,ku ne c`do vere kemi zgjedhur nje ishull greke per pushime e jo rivieren Shqiptare apo malet Shqiptare.
 
Sa per info qente vdesin nuk ngordhin.
Pse une qofsha??
Sepse vdiq nje i denuar per plagosje dhe rrembim personi,qe del ne 2 te nates te coje "1 buke" atje ku kishte porosine???
Une se di ku jeton ti,po ne rrugicat e tiranes ke frike te kalosh me nje varese ne qafe.
Ah dmth te gjith te vriten keta njerez.. ok .. ather kemi dy Standarte te ndryshme te perceptimit te vleres se njeriut.
Ps: provo del naten ne Bronx psh ..
 
Sepse vdiq nje i denuar per plagosje dhe rrembim personi,qe del ne 2 te nates te coje "1 buke" atje ku kishte porosine???
Luco ska te drejte policia te te vrase as me prezumim faji, jemi ne 2020 ca jane keto paragjykime!

Nese ka pas buke arrestoje. Prokuroria gjykata te bejne punen e vet me cte drejte mund ti marresh jeten nje njeriu?!!! WTF se konceptoj dot si mund te mendoni kshu.
 
Ciao Anna! :))
Do me falesh qe kap postin tend per te bere kete sqarim,pasi s`ka te bej fare me ty personalisht,por me konceptin qe e kam ndesh shume shpesh ketu ku jetoj.
Shikoj nje fenomen tek brezi i dyte qe rritet ketu ne GR.
Flas ne disa raste,kur flas,apo shkembejme ide,sikur keni frike te kaloni kufirin dhe u krijon nje ndjesi frike Atedheu i juaj.
Nuk di mire kush eshte pergjegjes per kete lloj klime,sepse ka nje ser faktoresh qe ndikojne ndaj nje reagimi qe ne bejne kundrejt nje situate apo dickaje.
Dhe qe te jemi te sinqerte, ky vendi ku jetojme eshte i predisponuar ne cdo lloj peneli politik,social dhe shoqeror qe ngjyrat e vendit tone te jene te errta.
Kjo per arsye politike dhe gjeopolitike.
Por ajo qe mund te garantoj ty e shume te tjerve te rinj si ti ,eshte,qe vendi yne pra rizat e prindeve te tu,eshte nje vend me siguri shume i mire,me nje sigur dhe nje popullsi shume te dashur. Me beso mua se i kam jetuar dy jetesat ne nje forme intensive do thoja,si ne shqiperi si ne Greqi,jetesa,mendimi,peneli i identiteti ose formes se jeteses ne shume pigmente eshte me i mire,me i shendetshem dhe me i vertet ne Shqiperi.
Ndaj udhtoni gjate pushimeve ne vendin tuaj,njiheni rilievin dhe bukurit e vendit tone,njihuni me miqesine dhe dashurine e njerzve dhe do shikoni qe kemi humbur keto vite,ku ne c`do vere kemi zgjedhur nje ishull greke per pushime e jo rivieren Shqiptare apo malet Shqiptare.
Faleminderit ?
 
Luco ska te drejte policia te te vrase as me prezumim faji, jemi ne 2020 ca jane keto paragjykime!

Nese ka pas buke arrestoje. Prokuroria gjykata te bejne punen e vet me cte drejte mund ti marresh jeten nje njeriu?!!! WTF se konceptoj dot si mund te mendoni kshu.
Pikerisht kte po them,policise i duhet dhene e drejta te vrase
 
Pikerisht kte po them,policise i duhet dhene e drejta te vrase

1. Vrasja konsiderohet krimi me i madh ne vepren penale dhe ka denimin maksimal deri ne vdekje ne disa shtete ne bote per personin qe kryen vrasje.

2. Policia eshte institucioni qe parandalon krimin ruan rendin sigurine e individit dhe instiucioneve etj.
Ne ke vend te botes se civilizuar e ushtron te drejten e vrasjes policia?
 
Ne 50 shtete te civilizuara qe perbejne SHBA-ne.
Guxo te nxjerresh doren nga xhami apo te hapesh deren e makines kur te ka ndaluar policia dhe fundi dihet.
 
Rikomentoni edhe nje her ju qe i jepni te drejtë pushkatuesve
ei i ziu jeta e ti, :(
Po ky djali ,s`paska pas as fytyre krimineli.
Plehrat vrasin qytetaret e thjesht,se ata qe han kokat e njerzve ne interpol,e tregtojne drogen poshte hundes se tyre,si vrasin as si kapin dot.
 
Nuk shihet fytyra per te percaktuar kriminelin mi Nev , se kshu i bie qe ky tipi mos ishte kriminel ...edhe pse u cilesua si krimineli me seksi lool

-640-0-5fa29352602d2.png
 
Attachments

  • -640-0-5fa29352602d2.png
    -640-0-5fa29352602d2.png
    301.5 KB · Shikime: 0
  • -640-0-5fa29352602d2.png
    -640-0-5fa29352602d2.png
    301.5 KB · Shikime: 0
Në Tiranë, disa qindra qytetarë protestuan në mbrëmje përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe para Kryeministrisë, pas vrasjes me armë zjarri nga policia të hënën pas mesnate të një të riu 25-vjeçar, që nuk iu bind një patrulle policore. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtësi për të riun e vrarë.
Familjarë të viktimës pohuan se shkelja e tij e vetme ishte se gjendej jashtë banesës në kohën e ndalimit të qarkullimit për shkak të pandemisë. Policia ka ndaluar oficerin që qëlloi me armë zjarri dhe i mori jetën të riut dhe deklaroi se po vazhdon hetime për ngjarjen.

VOA.
130087731_10158742496829536_904701759672641941_o.jpg

130089414_10158742496724536_321073160650142463_o.jpg

130292600_10158742496484536_2397965658374956124_o.jpg
 
lg.php

61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
lg.php

a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
lg.php

lg.php

lg.php

Polici i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi të martën 25 vjeçarin, Klodian Rasha, do paraqitet sot para Gjykatës për masën e sigurisë.
Nevaldo Hajdaraj, efektivi 31-vjeçari do të paraqitet sot para trupës gjykuese, e cila do të mblidhet sot në orën 13:30.

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë në Gjykatë masën e arrestit me burg për punonjësin e Policisë 31-vjeçar, që qëlloi për vdekje Klodian Rashën, ndaj të cilit është ngritur akuza e “Vrasjes në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme”.

Sipas Prokurorisë, nga të dhënat e deritanishme të hetimit, nuk është konstatuar asnjë rrezik potencial që i kanosej jetës së efektivit dhe nuk kishte arsye për të qëlluar me armë zjarri.

Burime nga organi i akuzës thanë se janë këqyrur pamjet filmike të përftuara nga disa kamera sigurie, mes të cilave edhe një kamera që ndodhet përballë vendit ku u gjet i vrarë 25-vjeçari.
HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se është saktësuar e gjithë dinamika se si ka ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha. Sipas raportit paraprak të Prokurorisë së Tiranës, efektivët e patrullës së Policisë, teksa po kontrollonin një automjet tip “Chevrolet”, në afërsi të bar “Xh…”, kanë konstatuar një person rreth 30 metër larg automjetit që po kontrollohej, duke qëndruar i mbështetur në një pemë.

Efektivi i Policisë ka deklaruar se e ka thirrur personin e panjohur, duke iu drejtuar: “O djali, ndalo pak!”. Por ai është larguar menjëherë, duke kaluar mes për mes rrugën “Dritan Hoxha”.

Në momentin që ai ka kaluar në rrugën kryesore, efektivi i dytë që ndodhej duke kontrolluar automjetin “Chevrolet” është vënë në ndjekje të tij. Ndjekja ka vazhduar për disa metra nga mbrapa ndërtesave që ndodhen në anë të rrugës kryesore. Në raport, referuar versionit të Policisë, thuhet se në anën tjetër të rrugës, në vendin e quajtur rruga “At Zef Valentino”, pasi ka ndodhur vrasja, nga kontrolli i Policisë është gjetur një armë zjarri, pistoletë “Mini Blovv”.

Por vendi ku është gjetur arma, me vendin ku ishin punonjësit e Policisë, është në një largësi të konsiderueshme dhe për shkak të ndriçimit të dobët, është e vështirë të shihet arma. Pistoleta është gjetur në anën tjetër të rrugës, në një kthesë.

Sipas dëshmisë që citohet në raport, ka pasur një ndjekje për disa metra, madje edhe një përleshje fizike mes viktimës dhe efektivit të Policisë. Madje ai pretendon se është rrëzuar dhe ka qëlluar me armë fillimisht drejt gjymtyrëve të poshtme të Klodian Rashës.

Sipas prokurorit të çështjes, pranë dyqanit të pjesëve të këmbimit, që ka kamera sigurie, por që deri tani ende nuk është bërë e mundur këqyrja e tyre, është qëlluar nga ana e punonjësit të Policisë dhe është fiksuar një gëzhojë aty para.

Por edhe pas të shtënave, Klodian Rasha ka vazhduar të vrapojë për t’u futur në rrugicën në krah të dyqanit, por është qëlluar sërish nga pas, në pjesën e shpinës. Në këtë kohë ai është rrëzuar në tokë, duke mbetur i vdekur në vend.

© Panorama.al
 
Attachments

  • a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
    a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
    36.5 KB · Shikime: 0
  • 61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
    61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
    14.7 KB · Shikime: 0
  • a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
    a20f3f5d47ff76801dc1a62b75a56c38.gif
    36.5 KB · Shikime: 0
  • 61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
    61b1fa354049b45f7299c9c42a7dfd76.gif
    14.7 KB · Shikime: 0

usalv_logow.png

Denoncimi: E rrahu dhe e qëlloi. Efektivi që vrau Klodianin kishte pirë kokainë​

nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg

Juristi i njohur dhe politikani, Kreshnik Spahiu ka bërë një denoncim tepër të fortë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë se nga infomacione konfidenciale ka mësuar se efektivi Hajdaraj kishte konsumuar kokainë gjatë detyrës.
Ai shprehet se Hajdaraj ka qenë nën efektin e kokainës teksa e ka dhunuar, rrahur dhe më pas e ka qëlluar pas shpine 25-vjeçarin.
Sipas Spahiut, ky fakt është fshehur qëllimisht, ndërsa i bën thirrje prokurorisë t’i kryejë testin e drogës efektivit.
Postimi i Spahiut në Facebook
DENONCIM: Polici që vrau Klodian Rashën duhet ti nënshstrohet “testit të drogës”.
Nga informacione kofidenciale autori i krimit ka qënë duke konsumuar lëndë narkotoke gjatë kryerjes shërbimit policor.
Gjatë kryerjes së vrasjes polici ka qenë nën efektet e kokainës dhe ka kapërcyer çdo limit në pordorimin e armës duke e goditur, rrahur dhe duke e qëlluat pas shpine me plumb.
Ky fajt është fshehur qëllimisht për të shmangur një skandal në nivelet shtetrore.
Prokuroria duhet menjëherë të kryej testin dhe të denoncoj publikisht faktin e papranushësm që policia e shtetit konsumon lëndë narkotike.
Informacioni është kofidencial dhe i provuar në dy burime.
Me pak fjalë policia bëhet “DRU” në krye të detyrës!
Kjo është rrethanë rënduese dhe dy fishon dënimin me burg.

newsbomb.al
 
Attachments

  • usalv_logow.png
    usalv_logow.png
    4.7 KB · Shikime: 0
  • nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg
    nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg
    43.3 KB · Shikime: 0
  • usalv_logow.png
    usalv_logow.png
    4.7 KB · Shikime: 0
  • nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg
    nevaldo-hajdaraj-1-750x375.jpg
    43.3 KB · Shikime: 0
Ky ishte kushoja i Sajmos ndaj e mbrojn me flak kta dhilindasit.?
Sot e lexova historin e plot dhe kuptoj me mire ate katrahure qe po pushton shqiperine .
 
Top