• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

“Nuk pyeta që s’ishte e virgjër, por e qëllova me sa kisha forcë pasi…”


Fenomeni i “marteses për dokumenta” është rrëfyer nga një emigrant në SHBA
Ai thotë për “ShkodraNews” se vajza me që mori shkuesi e braktisi, pasi u bë me dokumenta qëndrimi.

“Ju shkruaj sepse nuk di çfarë tjetër të bëj të nxjerr gjithë atë mëri dhe zemërim që kam brenda vetes. Gjithë jetën e kam kaluar duke punuar në Amerikë për të mbajtur familjen dhe erdhi koha të martohesha. Nana në Shkodër më gjeti një vajzë që siç e përshkruanin e siç mu duk mua dy herë që e takova para se ta merrja nuse ishte pëllumbeshë e llokum me arra.

Nuk më interesoi që nuk ishte e virgjër, fundja këtu në Amerikë kjo është diçka që s’ke kohë as me e mendu e jo ma me e vujt si pjesë. Pasi kultura këtu vlerëson të tjera gjana. Më pak fjalë e mora të bijën e huaj këtëj, e bëra me green card brenda 8 muajsh. Nisi një shkollë e la se nuk di gjuhën dhe aq mirë edhe pse në kurs shkonte rregullisht. Nisi një kurs parukerie dhe aty ndryshoi gjithçka.

Duke nejt shumë kohë në qendër e unë shumë kohë në punë ajo kishte rivendos kontaktet me një ish-të dashur që kishte pas në Shkodër dhe pas 2 muajsh që ndjeja ftohtësinë e saj në çdo drejtim vjen në shtëpi e më thotë do të ndahet sepse nuk përputhemi. Më tha dhe që jam djalë shumë i mirë dhe do gjej ma mirë se ajo. E kam lutur të më thotë pse? Më tha që do një tjetër. E bashkë nuk përputhemi. Nuk je për mua, më tha në sy pa iu dridhur hiq qerpiku.
Nuk e di çfarë ndjeja t’i bëja asaj femre në ato momente.

E pranoj e kam qëlluar për herë të parë në jetë me sa pata forcë. Aq deshi e iku. Mendova ka njoh ndokënd në punë, por mora vesh që djali tjetër erdhi pas 2 muajsh kur kjo më la e sot janë bërë me fëmijë. Nuk them se isha marrëzisht i dashuruar, por unë punoja fort veç për të e familjen se i tillë jam. Një mendje më thoshte ta denoncoj t’ja hiqja letrat. Mendova veç për fëmijën e saj dhe ai s’ka asnjë faj. Këto gjëra për letra ndodhin shumë këtej, por pasojat janë të forta e atë zhgënjim s’do ta harroj kurrë”, rrëfen ai.info shqip
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
C'te thuash,tani dhe ti si trangull nje jete ne Amerike e shkon e merr nje femer qe ke pare dy here ne jete tende e marton?!
Mira ta ka bere.
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Keta te amerikes e kane nga nje derrase mangut.
Ndersa shkodranews vetem histori himeni na sjell
 
Pse Kur martoheni me amerikanet dhe i genjeni se i dashuroni..seshte njejte?.. e plasi beni letrat amerikane.. Ju gje nana nuse
Sevap ke ba Po hajt.. gje nana prap nuse lol
what goes around comes around
 

Tiku

Kap ca te Kapesh..:) :)
Mire mir cun, shih anen pozitive... e ke palluar per ca kohe... lol lol te tjerat konsideroi si bad luck... lol lol
 

dangerous

Moderatorë
بshtè mirè dhe e vleresoj qè Shqiptart te martohen me Shqiptar se po na humbe rraca e ne .
Emigratat/et martohen me shkuesi ne pa mundesi te kohes tè shkojne nè Alb.e bien pre e fjaleve te mira qè flasin per vajzen apo djalin nè fjalè e familjet e tyre.
Edhe nè boten e huaj ka shkuesi por me moderne si rekomandohet nepermjet shoqeris sè ngushte e takime gjasme rastesore si festa etj.

Sa per ty djalosh po me vjen keq se ta paska fut sa krahu pa e ni mor rrezik .

Sa per ty goce paske qènè e rrahur me vaj e uthullur.
E paske mbajt fjalen e dhènè .... norit e tè rrofte sakrifica.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Po s'thot kot populli k*****s merri fatin e jo zanatin :D
Zot,kujt ja jep shancin ktyre qe sdin me e vlersu.
Kjo aq idiote esht saqe se kupton se ishi i saj per letra esht miqsu serish me te.
Po nuk flas kot qe meshkujt jan me interesaxhi se femrat.
 

sensuu

sweet
Ska lidhje amerika ketu...thjeshte se ka dashur ate cun...
Mund te jene edhe ne fshatin me te thelle dhe rri me te.
 

Zana1

Braveheart
Here tjeter mos e neglizho faktin e virgjerise ... k'te here mire ta paska bere ,se pak femra ka USA . Looool
 

Violinisti

Anëtar i ri
dhe une qe mendoja qe keta te rriturit neper amerika ishin djem te zgjuar .

Para tre ditesh po flisja me nje shok qe jeton ne usa e me thoshte, hajde ketej c ben aty etj etj
ty te ka len mendja e kokes i thash, ti punon 14 ore ne dite e me thua qe sme del koha as per te fjetur, me thua qe ke bler makine 60 mije dollar e ne 6 muaj ke ber vetem 100 km, me thua qe ske ndonje dashnore se ske kohe , sa her qe flasim ne tel me ben per te qare nga qe ankohesh qe ske kohe per asgje..O shoku hajde ne shqiperi se me ke keputur shpirtin, hajde ketu se te gjej une pune dhe dashnore... e jo qe te vij une aty e te filloj te qaj si ty :p

Tani qe lexova kete lajm jam akoma me i bindur per mos te shkuar, kam frike se perfundoje edhe une te shkodranews :p
 
Last edited:
Top