Nuk u zihet besë femrave sot

brrylibroadway shqip facebook logo.jpgJam një djalë 34 vjeç nga Shkodra dhe para 8 muajsh u njoha me një 25-vjeçare po nga qyteti im.

Në bisedat e para më tha që nuk kishte patur kurrë marrëdhënie, edhe pse nuk e besova me kalimin e bisedave e nga mënyra si më rrinte larg e besova.

Dreqi e mori pse duhet të më gënjente.

Unë nuk e doja patjetër të virgjër, por tani më duket më e ulët se femra më e ulët në këtë botë.

Muaj kaluan dhe normal disa herë i kërkova që të avanconim lidhjen tonë. Ajo më thoshte që nuk jam gati, nuk jam gati.

Isha gati ta çoja në shtëpi ta fejoja, sepse në biseda më dukej vajzë me vlera.

Kur një pasdite po ikja me një shok diku me makinë, e zë këtë në një makinë me një laçian që më doli i njohur shok pas shoku që ju betohem është 53 vjeç.

Në fillim ma mohoi më tha që e kishte të njohur familjar, por qyteti është i vogël dhe doli që ishin dashnorë.

Unë e shihja të veshur mirë e ajo në fakt akoma s’ka gjetur punë, por hajt thoja ja ble familja.

Më është neveritur aq fort, sa kam marrë tërë inat të gjitha femrat.

E bukura është se pas ndarjes me mua, ajo vazhdon me atë gjyshin e saj, e nuk më kërkon fare.

A i besohet sot femrave? Pse duhet t’më mbante dhe mua nuk e kuptoj?…Skandal, çfarë zhgënjimi…
Filozofia jetes
 
Last edited by a moderator:
Nuk e kam as deshiren me te vogel per te komentuar ne te tilla rrefime..meshkujsh te ngusht menderisht..shpirtersht..e ku di une...thjesht jane kaq te shemtuara...ceshtje te kesaj natyre..virgjeria e ku di une..
Keto njerez duhet te dalin me shume..te lexojne me shume..te shohin larg...e te kuptojne se nderkohe qe ky humbet kohen e tij dhe tonen per mbulesen e himenit...njerezit zbuluan dhe nje qytet me shume..nje vend me shume..
Bota e ketij te shkretit paska mbetur aty ne mes te kembeve akoma..jam e bindur se po te kthej syte me larg...do shohi se bota atje jasht ka miliona mrekulli e zbulime per te pare...
 
"A i besohet sot femrave? Pse duhet t’më mbante dhe mua nuk e kuptoj?…Skandal, çfarë zhgënjimi…"

Femrave, po qe mund tu besosh. Por jo asaj femres ne fjale.
Problemin e ke ti mik qe nuk di te zgjedhesh.
 
Une i besoj femrave, por sinqerisht ç'do femer ja ben demin vetes se saje fillimisht!
nje femer qe te tradheton
apo te genjen ka motivet e veta
dhe per kete paguan!
 
Ja cte bejne femrat. Te thyejne zemren lol lol

I want to split from my husband for my first love but I don't want to hurt our child
Ja pra qe s'ke ce do pashaporten angleze :p
 
Ne fakt esht kshu ..ai ne fillim tha te gjitha jan pervec nenes time...mirpo nje dit e kapi nenen e vet flagrant me nje oficer te tijin dhe aty doli kjo shprehja e famshme ...dhe nena ime qenka .....
 
Top