Numbeo / 10 qytetet më të sigurta në botë për vitin 2021.

Cilat janë qytetet më të sigurta në botë për vitin 2021? Këtë na e zbulon një sondazh i fundit i Numbeo, baza më e madhe e të dhënave dhe informacioneve të azhurnuara në lidhje me kushtet e jetesës në pjesë të ndryshme të botës.

Kërkimi mbështetet te perceptimi i sigurisë nga ana e rezidentëve dhe turistëve, duke marrë në analizë faktorë të ndryshëm, ndër të cilët niveli i kriminalitetit, frika e vjedhjeve në shtëpi, frika e ndonjë sulmi apo vjedhje në rrugë.

Në këtë klasifikim, Tirana renditet në vendin e 173-të (nga 431 të marra në analizë), ku Indeksi i Sigurisë është 61.08 pikë.


Më poshtë është klasifikimi i dhjetë qyteteve më të sigurta në botë për vitin 2021. Për renditjen e plotë klikoni këtu

Trieste, qyteti më i sigurt në Itali


E70F7EB8-9FE8-4440-B451-19F8216A006F.jpeg


Qyteti më i sigurt në Itali, në vend të dhjetë në klasifikimin botëror, është Trieste, ku Indeksi i Kriminalitetit është 18.15 pikë ndërsa Indeksi i Sigurisë, 81.85 pikë. Një rezultat që të tundon edhe më shumë për të vizituar kryeqytetin e rajonit të Friuli Venezia Giulia, i cili ka qenë gjithmonë një destinacion i njohur për shumë turistë, për trashëgiminë e çmuar historike dhe kulturore, peizazhet që të lënë frymë dhe hijeshinë shumëplanëshe.



Mynihu, vendi më i sigurt në Gjermani


73DF768E-1287-491B-91FB-9ED8BA66DF4C.jpeg


Në vendin e nëntë gjejmë Mynihun, ku “Crime Index” është 17.65 pikë dhe “Safety Index” 82.35 pikë. Në qytetin e njohur, ndër të tjera, për Oktoberfestin dhe birraritë, niveli i krimit perceptohet nga rezidentët dhe vizitorët shumë i ulët, duke e bërë një nga destinacionet më të qeta dhe të sigurta në Gjermani.



Eskişehir, ku jetohet më mirë në Turqi

4FB68580-4006-4AE9-AB53-E2AAD758CE58.jpeg


Në vendin e tetë, renditet qyteti i mrekullueshëm i Eskişehir, i konsideruar qyteti ku jetohet më mirë në Turqi, si dhe një nga më të gjallët, falë numrit të lartë të studentëve. Indeksi i Sigurisë, sipas përdoruesve të Numbeo-s, është 82.42 pikë, ndërsa Indeksi i Krimit, 17.58 pikë.



Dubai, destinacion popullor dhe i sigurt

325FE48F-9980-4EFC-A393-1DD7CD59F9A7.jpeg

Edhe në vitin 2021, Dubai konfirmohet një nga qytetet më të sigurta në botë, ku Indeksi i Krimit është 16.56 pikë, duke e renditur në vendin e shtatë në klasifikimin ndërkombëtar. Kohët e fundit, Dubai është njohur si një “Destinacion i Sigurt” nga World Travel & Tourism Council (WTTC), pasi ka zbatuar protokollet shëndetësore për t’u garantuar vizitorëve një qëndrim sa më të qetë.



Zyrihu, qyteti me cilësinë më të lartë të jetesës

EA292EAD-38D0-4573-BDF4-9B40BE3DA7D2.jpeg

Në vend të pestë, ndër qytetet më të sigurta në botë, me Indeksin e Krimit 16,40 pikë, është Zyrihu, një destinacion që të bën për vete në çdo stinë të vitit, i njohur edhe për cilësinë më të lartë të jetesës.



Québec, një pjesëz France në zemër të Kanadasë

080DFC3B-D84E-4FC8-A794-55F884FD86D3.jpeg


Qyteti i katërt më i sigurt në botë, nga 431 qytete të analizuara nga Crime Index i Numbeo, është Québec, i konsideruar gjithnjë një nga destinacionet kryesore në Amerikën e Veriut. Djepi i qytetërimit francez në “Botën e Re” është konsideruar mjaft i sigurt nga përdoruesit që morën pjesë në sondazh, ku Indeksi i Sigurisë është 85.24 pikë.



Taipei, qyteti modern i Tajvanit

6373E48B-F6BE-4D1D-A3A3-91E712C9EF45.jpeg



Në vend të tretë renditet kryeqyteti i mrekullueshëm i Tajvanit, metropol modern ku bashkëjetojnë traditat dhe zhvillimet avangardë, me një Indeks Krimi prej 13.45 pikësh dhe Indeks Sigurie, 86.55 pikë. Një qytet i sofistikuar, në të cilin jetohet mirë, me shumë atraksione për të mos u humbur.



Doha, destinacion mikpritës dhe befasues

54978406-1B53-4568-991F-A67FC5689A4C.jpeg



Medalje argjendti për kryeqytetin e Katarit, i cili meriton të vizitohet jo vetëm për mrekullitë e panumërta që ofron, por edhe sepse është qyteti i dytë më i sigurt në botë, ku Indeksi i Krimit është 12.04 pikë dhe Indeksi i Sigurisë, 87.96 pikë.

“Ne gjithmonë bëjmë çmos për të përmirësuar dhe për të rritur shërbimet që u ofrojmë vizitorëve ndërkombëtarë – shpjegoi drejtori ekzekutiv i Qatar National Tourism Council (Këshilli Kombëtar i Turizmit të Qatarit – QNTC), Berthold Trenkel. Renditja e Dohës si qyteti i dytë më i sigurt në botë këtë vit dhe ruajtja e pozicionit ndër vendet më të sigurta në botë vitin e kaluar është dëshmi e kontributit të institucioneve, të cilat i kanë bërë Dohën dhe Katarin destinacionet më mikpritëse për turistët dhe rezidendët”.



Abu Dhabi, qyteti më i sigurt në botë

7DD04360-FBAB-4478-9D9E-3936AC2E9AD8.jpeg

Në vend të parë të klasifikimit të qyteteve më të sigurta në botë për vitin 2021 renditet Abu Dhabi, kryeqyteti piktoresk i Emirateve të Bashkuara Arabe, ku Indeksi i Sigurisë është 88.96 pikë dhe ai i Krimit 11.54 pikë. Abu Dhabi është rihapur kohët e fundit për turizmin ndërkombëtar, duke u dalluar edhe për angazhimin, nismat dhe rregulloret e vendosura për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

monitor.al
 
Trieste me vertet se asht qytet i sigurt dhe i bukur kam jetuar 2 vjet dhe u habisja gjat veres flinin me dritare hapur, gje qe ne qytetet tjera sbahet fjal.
Im ate ne 93 ne NY ..dhe shqiptart atje .. amerika kshu amerika ashtu .
Im ate : une se di si jetoni po boll me frike me duket jetoni .
Nuk ben vaki qe shpise time ti ve 3 dryna .. ndodh qe harroj ta mbyll fare .
Kishin ngel si shit ??
 
Me vjen habi qe asnje qytet Skandinav (jo kryeqytetet ) nuk qenka ne top 10...
Boh une njoh qytete ku jo thjesht i sigurte por e vetmja kokcarje eshte merzia lool
 
Eski sehir (qyteti vjetër) eshte vertete qytet i bukur me cfare kam dëgju nga një shok qe jeton atje, me ftonte gjithnjë për pushime por s'kam qen noj here...
 
Me vjen habi qe asnje qytet Skandinav (jo kryeqytetet ) nuk qenka ne top 10...
Boh une njoh qytete ku jo thjesht i sigurte por e vetmja kokcarje eshte merzia lool
Fix pra . Ku atje as arusha ste ha . Se thote .. po me bejne syte . Se cfare kerkon specja njeri ketu siper ?
 
Fix pra . Ku atje as arusha ste ha . Se thote .. po me bejne syte . Se cfare kerkon specja njeri ketu siper ?
Po e kan bo me hater për kto miljarderet e naftes me Ferrari gold
Wtf mir Ferrari po edhe gold...
Mir thon kur bi ***** ne gjalp ly ene b*then lool
 
Po e kan bo me hater për kto miljarderet e naftes me Ferrari gold
Wtf mir Ferrari po edhe gold...
Mir thon kur bi ***** ne gjalp ly ene b*then lool
Ku te shoj menja i her ?
Gjithsesi per München ka then te verteten.
Imagjino qe gjate veres , te gjith nga kto qytetet si Dubai , Doha apo Abudabi .. e kane si rezidenc te dyte ... ngaqe u pelqen freskia e europes ?
 
Ku te shoj menja i her ?
Gjithsesi per München ka then te verteten.
Imagjino qe gjate veres , te gjith nga kto qytetet si Dubai , Doha apo Abudabi .. e kane si rezidenc te dyte ... ngaqe u pelqen freskia e europes ?
Po normal une dicka nuk kuptoj, si do behet me kto qytet shtete kur te mbaroi nafta. Atje c'do gje eshte e importuar dhe artificiale imagjino një katastrofë natyre (larg qofte) edhe të rroft callma lool
 
Po normal une dicka nuk kuptoj, si do behet me kto qytet shtete kur te mbaroi nafta. Atje c'do gje eshte e importuar dhe artificiale imagjino një katastrofë natyre (larg qofte) edhe të rroft callma lool
Ja po investojne me mend ... do ndertojne portin e Durresit .
Imagjino te ardhurat qe do vjelin nga kroceret aty ?
 
Top