• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nxenesit dhe mesuesit qe e kane larg shkollen do te paguhen

legjenda

Tetova
Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transportin e nxënësve dhe mësuesve të cilët banojnë larg shkollës.
Tashmë mësuesit e nxënësit do të marrrin deri në 2700 lekë në muaj, nëse jetojnë deri në 20 km larg shkollës.

“Punonjësve mësimorë të arsimit parauniversitar, ku përfshihen punonjësit e arsimit parashkollor, arsimit fillor, arsimit të mesëm të ulët dhe të arsimit të mesëm të lartë (drejtor, nëndrejtor, mësues, edukator), të institucioneve arsimore publike, që punojnë jashtë qendrave urbane, qytetit/fshatit, larg vendbanimit të përhershëm të tyre, në largësinë mbi 5 km dhe kthehen brenda ditës në vendbanim, marrin lek për transportin. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me njësitë arsimore (drejtoritë rajonale arsimore/zyrat arsimore) miratojnë hartën e linjave, mbështetur në numrin e punonjësve mësimorë, nxënësve dhe fëmijëve që planifikohen të përfitojnë nga shërbimi i transportit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Masa e shpenzimeve

Masa e shpenzimeve mujore që përfiton çdo nxënës dhe punonjës mësimor përllogaritet mbi bazën e numrit të ditëve mësimore, numrit të nxënësve dhe mësuesve që kanë ndjekur mësimin, çmimit mesatar të biletës për linjat ndërqytetase apo rrethqytetase të shërbimit të transportit. Punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar, që përfitojnë fonde publike për mbulimin e shpenzimeve të transportit të siguruar nga njësitë arsimore vendore, përfitojnë shpërblim mujor të diferencuar.

Distanca që do mbulohet shpenzimi

Në masën 1 000 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm i tyre/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 5 km deri në 10 km.

Në masën 1 500 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 10 km deri në 20 km.

Në masën 2 700 lekë në muaj, kur largësia nga vendbanimi i përhershëm/ qendra e punës deri në institucionin arsimor publik është në distancën mbi 20 km, shkruan Shqiptarja.com.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat kanë nënshkruar kontrata për shërbimin e transporit të nxënësve dhe mësuesve për vitin buxhetor 2017 para datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ky vendim do të zbatohet duke filluar nga data 1.1.2018.

Në rastet kur njësitë arsimore vendore nuk realizojnë me sukses procedurat e prokurimit publik të shërbimit të transportit të punonjësve arsimorë dhe nxënësve, njësitë arsimore vendore realizojnë mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e transportit të mësuesve, nxënësve e fëmijëve përfitues drejtpërdrejt, nëpërmjet llogarive bankare, në bankat e nivelit të dytë.Lajmi i Fundit - GazetaExpress
 
Top