Olimpiakos i jep leksion Manchester UTD

Aguero

Anëtar Aktiv
Olympiakosi e ka befasuar Manchester Unitedin duke e mposhtur me rezultat 2-0 në përballjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stadio Georgios Karaiskaki.

Lojtarët e David Moyes zhvilluan lojë me temp shumë të ngadalshëm në fraksionin e parë, të cilin e diktoi ekipi grek.

Futbollistët vendas kaluan në epërsi në minutën e 38-të. Një goditje të Giannis Maniatis, Alejandro Dominguez e dërgoi në rrjet dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.
Jo shumë minuta brenda gjysmës së dytë, lojtari në pronësi të Arsenalit, Joel Campbell, la të pashpresë De Gean (55’).

Edhe pse e patën posedimin më të madh të topit, lojtarët e skuadrës angleze nuk u treguan aspak të rrezikshëm për portierin Roberto.

Deri në fund të sfidës, ata nuk arritën që të shënonin së paku një gol për t’i lehtësuar punët për ndeshjen e kthimit.

Përkundër se sfida kthyese zhvillohet në Old Trafford, rezultati 2-0 e lë

Manchester Unitedin në një pozitë aspak të mirë dhe vë në dyshim gjasat për t’u kualifikuar në çerekfinale. /Telegrafi/


united-n-euml-pozit-euml-t-euml-keqe_hdUTD.jpg
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Olimpiakos i jep leksion Manchester UTD

Loje shume e dobet dhe pa koncept e Man United dhe vendosshmeri deri ne fund e Olimpiakos qe te fitoj...
 

Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Olimpiakos i jep leksion Manchester UTD

Loje shume e dobet dhe pa koncept e Man United dhe vendosshmeri deri ne fund e Olimpiakos qe te fitoj...



Kur se merr adnanin e ditme o kon
 

Elushe

Vogëlushe
Titulli: Olimpiakos i jep leksion Manchester UTD

Kur se merr adnanin e ditme o kon

Fakti qe Olimpiakos fitoi tregon pikerisht qe futbolli nuk eshte loje individuale por duhet te lozet patjeter ne skuader. Mançesterit nuk i mungon talenti, perkundrazi ka talente plot, por nen manaxhim te ri nuk kane gjetur ritmin e meparshem, ashtu si nen Fergusonin. Roli i manaxherit perveç atij te strategut eshte edhe te bashkoje skuadren.

Pra, si me Adnanin e si pa te nuk do te fitonin! Sistematikisht, po tregohen te plogesht ne fushe.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Olimpiakos i jep leksion Manchester UTD

Moyes e shkaterroi M. UTD
 
Top