Opinion - Rrefimi i rralle i Fatos Nanos!

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Me humbi pa e pare , po rrofte FB dhe @upgrade qe me plotesuan lete pjese boshlleku
Me mire qe nuk e ke pare. Per te qene i sinqerte me ty, ndjeva nje keqardhje mbreme per liderin historik te se majtes liberale, i kthyer ne nje sahanlepires i Rames. Mendoja qe ne 2005 Rama edhe Erioni, ben gabim qe e nxorren ne pension, por ne te vertete, paskan bere mire.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Tani po jepej ritransmetim, vetem tek pjesa ku fliste se si kishte ndikuar burgu tek ai e kapa.
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Tani po jepej ritransmetim, vetem tek pjesa ku fliste se si kishte ndikuar burgu tek ai e kapa.
gjera te ditura tha , qe me burgosjen e tij u mor personaisht saliu kte vetem bufi se di
qe ia shkaterruan familjen edhe ky eshte fakt
e bija mori rruge pa krye ,derisa e derguan ne france
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Me mire qe nuk e ke pare. Per te qene i sinqerte me ty, ndjeva nje keqardhje mbreme per liderin historik te se majtes liberale, i kthyer ne nje sahanlepires i Rames. Mendoja qe ne 2005 Rama edhe Erioni, ben gabim qe e nxorren ne pension, por ne te vertete, paskan bere mire.
aman se nuk eshte keq njeri per keqardhjet e tua , leri kto patetizmat
nese ka njeri per te meshiruar e keqardhur jemi ne te gjithe qe i bejme lavde ktyre nga mgjesi ne darke
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
gjera te ditura tha , qe me burgosjen e tij u mor personaisht saliu kte vetem bufi se di
qe ia shkaterruan familjen edhe ky eshte fakt
e bija mori rruge pa krye ,derisa e derguan ne france
E burgosi Saliu ?! lool

I shkaterruan familjen ?! 🤨lool
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Si qe katandis Tosi. Duhet ta kete i hall qe filloj me lepirje ndaj rilindjes ne ket moshe.
Do behet nje investim pas TEGut..., edhe pak do te dali ne drite e verteta pse Nano nuk ishte Nano.
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Ok Ok shoqe.
e shoko ashtu posi , ose pyet ata qe ia dine pislliqet qe ka bere sala , se ti asokohe as e kishe idene , nga tv e shihje

mos na bej sikur ke jetuar ne cdo moment me saliun
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
e shoko ashtu posi , ose pyet ata qe ia dine pislliqet qe ka bere sala , se ti asokohe as e kishe idene , nga tv e shihje

mos na bej sikur ke jetuar ne cdo moment me saliun
E ke te kote permendjen e emrave te perveçem, nuk me komplekson dot shoqe Rilindase!
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Ky eshte gabimi yt , se je ti salist (se as demokrat sje) , tjetri qe te kundershton duhet te jete me domosdo ajo qe do ti
Mesohu qe ka edhe mendim , gjykim, ndryshe
E une sjam me askend , kam mbeshtetur te tjere , sepse jam anti sali dhe e shoh si me e keqja qe mund ti kish ndodhur ketij kombi pas enverit.
Tashi vazhdo me rilindas e perralla me kucedra
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Ky eshte gabimi yt , se je ti salist (se as demokrat sje) , tjetri qe te kundershton duhet te jete me domosdo ajo qe do ti
Mesohu qe ka edhe mendim , gjykim, ndryshe
E une sjam me askend , kam mbeshtetur te tjere , sepse jam anti sali dhe e shoh si me e keqja qe mund ti kish ndodhur ketij kombi pas enverit.
Tashi vazhdo me rilindas e perralla me kucedra
Berisha, qe ne te mire apo ne te keq ka qene politikani me i votuar ne keto 23 vite pluralizem, mbas 23 qershorit e mori verdiktin e popullit.
Sot ai eshte nje politikan i thjeshte, qe llogjikisht per inercin 23-vjeçare si kryetar i PD-se, do vazhdoje te jete nje ze ndikues dhe i forte mbrenda saj edhe per disa kohe. Proçes ky mese normal qe ka ndodhur me shume ish-lider jetegjate edhe ne parti te medha perendimore. Kemi rastin e kancelarit gjerman Kohl, apo rastin e premieres britanike Margareth Thatcher.

Une nuk te kundershtoj, pasi ti bie ndesh me germat qe poston. Nga kjo pikepamje edhe pse te duket paradoksale, reflekto pak me shume, perpara se te paragjykosh emra te perveçem.
Mos u bej kontradiktore, sepse patetizmin e lexoj tek ti, sepse une jam tolerant dhe me i frenuar se sa mund te imagjnosh. Lexoje pak veten nga tema tjeter.
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Berisha, qe ne te mire apo ne te keq ka qene politikani me i votuar ne keto 23 vite pluralizem, mbas 23 qershorit e mori verdiktin e popullit.
Sot ai eshte nje politikan i thjeshte, qe llogjikisht per inercin 23-vjeçare si kryetar i PD-se, do vazhdoje te jete nje ze ndikues dhe i forte mbrenda saj edhe per disa kohe. Proçes ky mese normal qe ka ndodhur me shume ish-lider jetegjate edhe ne parti te medha perendimore. Kemi rastin e kancelarit gjerman Kohl, apo rastin e premieres britanike Margareth Thatcher.

Une nuk te kundershtoj, pasi ti bie ndesh me germat qe poston. Nga kjo pikepamje edhe pse te duket paradoksale, reflekto pak me shume, perpara se te paragjykosh emra te perveçem.
Mos u bej kontradiktore, sepse patetizmin e lexoj tek ti, sepse une jam tolerant dhe me i frenuar se sa mund te imagjnosh. Lexoje pak veten nga tema tjeter.
Me emra te pervecem? Saliu eshte person publik dhe jo kopshtari i PD
Leri keto!
Dhe ne fund jam konseguente e mendimit te pare , qe saliu ka bere nje mije te zezat ketij vendi eshte fakt
Dhe qe lulushi eshte marjioneta e tij ska pike dyshimi
Kshuqe te vjen mire apo keq , keto jane fakte qe askush si harron dot edhe pse do doje te kishe nje gome per ti fshire
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL

“Fajin e ka Saliu”/ Berisha vjen me një përgjigje ironike ndaj sulmeve të Fatos Nanos​


Sali Berisha zgjodhi ti përgjigjej me ironi Fatos Nanos, pas akuzave dhe sulmeve që ky i fundit i bëri mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.

Berisha ka nxjerrë videon ku vetë Fatos Nano sulmonte Edi Ramën teksa ky i fundit kërkonte të merrte drejtimin e PS. Sipër videos, Berisha shkruan me ironi “Miq, fajin e ka Saliu”.

“Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonjë të paprerë refugjat nga Parisi për të bërë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese. Mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në Ministër dhe kryetar të Bashkisë më të madhe të Shqipërisë”-
thoshte Nano dikur.

Ditën e djeshme Fatos Nano deklaroi se Berisha ishte lider konfliktual, kafshë politike apo dhe një akuzë të rëndë duke e akuzuar se “Sali Berisha më ka vrarë nënën”. Madje Nano theksoi edhe se nuk është penduar që futi në politikë dhe i dhe krahë Edi Ramës.


Lapsi.al
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
“Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonjë të paprerë refugjat nga Parisi për të bërë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese. Mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në Ministër dhe kryetar të Bashkisë më të madhe të Shqipërisë”- thoshte Nano dikur.
Pse kush beri burre te mire Nanon?
Ama ato qe ia ka bere ia ka bere, dhe jo vetem atij, por kujdo qe i ka dal perpara
Faktet jane fakte , dhe jo gojedhena apo memoria e sales qe cdo dite me shume e le ne balte
jane fakte ato qe kemi jetuar, pare dhe perjetuar!
Dhe saliu ka fajet e tija dhe sjane pak , jane makabritete
Por jo se te tjeret jane me te mire !
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL

Andi Bushati: Nano, sharlatani që kemi merituar​


bushati.png

Rishfaqja pas kaq shumë kohësh e Fatos Nanos vërtetoi sërisht një thënie që sado e rëndomtë të duket, po aq e vërtetë rezulton në çdo rast kur vihet në provë: popujt kanë udhëheqësit që meritojnë.

Dhe këtu nuk e kam fjalën për intervistën e tij banale në “Opinion”, por për çudinë që më shkaktoi dallga e reagimeve ndaj saj.

Një turmë laramane njerëzish, e përbërë nga opozitarë të vendosur, nga ish nanoistë që urrejtja ndaj Ramës i ka hedhur në krahët e PD apo LSI, nga armiq të përbetuar të rilindjes dhe 99-shave që e popullojnë atë, kanë shpërthyer në rrjetet sociale me tallje, sarkazëm e madje edhe me fyerje për liderin e dalë në pension këtu e një dekadë e gjysëm më parë.

Fortuna e shkaktuar është e paimagjinueshme.

Disa i kujtojnë se tani para zgjedhjeve nxitoi ti presë Ramës thonjtë e nxirë, me të cilët e njohu si “refugjat dhe trafikant ikonash në Paris”. Disa e përçmojnë se përdori edhe dhimbjen e nënës së ndjerë, në favor të bizneseve të sotme të gruas. Disa e përbuzin për pozicionin aspak komod të një pijaneci që reket të bëjë alibinë e një drogaxhiu.

Nano sulmon fort Metën: Ka të 7 mëkatet e Biblës

I gjithë ky reagim vjen prej faktit të thjeshtë se Fatos Nano vendosi të shplajë Ramën në studion e Fevziut, tani në prag të zgjedhjeve, duke lëpirë në mënyrë të neveritshme gjithçka ka përshtyrë për vite me radhë kundër tij.

Dhe pikërisht këtu qëndron problemi. Sepse të gjithë ata që sot po hedhin gurë mbi liderin e vjetër të PS-së, mëtojnë ta masin përmes vlerash që ai, as nuk i ka pasur, as nuk i ka pretenduar: si koherenca, ndershmëria dhe gjykimi parimor.

Armiqtë e rilindjes që sot po e anatemojnë, dikur e kanë adhuruar për të njëjtat mëkate që tani nuk ia falin dot.

Nano: Berisha firmosi personalisht arrestimin tim

Ai ishte treguar po aq mashtrues dhe i pabesë me soialistët, kur në vitin 2007, u shfaq në krah të të ndjerit Sokol Olldashit në fushatën e tij për zgjedhjen në Bashkinë e Tiranës, kundër Ramës. Ai i nguli një tjetër thikë pas shpine PS, kur i trafikoi gjashtë deputetë nanoistë për të zgjedhur Bamir Topin President dhe për ti hequr Berishës makthin e zgjdhjeve të parakohëshme.

Të gjithë e mbajnë mend se si u rreshtua përkrah doktorit, për të amnistuar njëri tjetrin dhe goditur pasardhësin e vet socialist, në sfondin pompoz të pallatit të Brigadave. Askush nuk e ka haruar shfaqen në ndihmë të Ilir Metës, të cilit qe i gatshëm ti bënte edhe shoferin, në mënyrë që makina e përbashkët të shtypte Edi Ramën.

Pra, që kur është larguar nga politika aktive në shtator të 2005, Fatos Nano është përdorur si një limon i shtrydhur nga sundimtarët e radhës. Berisha dhe Meta e gënjyen në mënyrë të paskrupullt duke u tallur me mirazhin e kandidatit për president, ndërsa pushteti i rililindjes po e telendis në këmbim të ndonjë avantazhi në biznes që i bën familjarëve të tij.

Prej 15 vitesh Nano nuk ka ndryshuar. Ai e ka kthyer në monedhë allishverishesh aureolën e dikurshme të të burgosurit politik dhe mantelin sqimtar të modernizuesit të partisë së dikurshme komuniste.

Dhe në këtë pikë ai është vetvetja. Këtu ai nuk ka zhgënjyer askënd, sepse dhe naivëve apo ëndërrimtarëve më të mëdhej, nuk i ka lënë mundësinë ta gjykojnë me parametra moralë. Cinik, tregëtar idesh, mospërfillës ndaj çdo vlere dhe bindjeje politike, ai nuk mund të akuzohet se është shtirur ndryshe nga ç’është.

Prandaj e gjithë mëria e atyre që bëjnë të mërziturin me piruetat pro Edi Ramës në “Opinion” janë ose naivë dhe budallenj, ose hipokritë dhe maskarenj. Sepse ata janë të njëjtit që i pranonin me duartrokitje shërbimet që dikur Tosi i bënte Saliut. Sepse janë totalisht të ngjashmëm të ata rilindas që dje e mallkonin për thikat mbi shpinë që i ngulte shefit të tyre ndërsa sot e duartrokasin për të kundërtën.

Në këtë kuptim, faji nuk është tek Fatos Nano. As tek përfitimet meskine që ai po të nxjerrë duke vënë në përdoriim grimcat e mbetura të lavdisë së vet të dikurshme.

Këtu problemi kryesor është me ata që e gjykojnë. Me ata që reken ta masin me një metër të ashpër moral, kur sjelljet e tij i bëjnë dëm dhe zënë be për kokën e tij, kur ajo çka thotë u intereson.

Nano është po i njëjti, njësoj pazarxhi e i vogël sa më parë, por edhe ata që bëjnë procesin e tij janë fatkeqësisht të ngjashëm. Edhe ata, qofshin rilindas apo demokratë, rrallë janë munduar ta shohin nën dritën e bindjeve, parimeve, koherencës. Ata e kanë dashur ose përçmuar sipas interesit.

Prandaj dhe ndosha ai është një nga liderët që kemi merituar.

©Lapsi.al
 

Marla

Let God & Let Go
Nano me ridaljen dje ne publik dhe mjaltin ndaj Rames e interpretoj si ardhje verdalle presidences. Besoj se eshte loje politike e tij dhe Rames. Mendoj qe do jete presidenti i ardhshem sa te mbaroje rama mandatin e 3 si kryeminister.
 

Rinaa

mjau
Nano kam degjuar ka qene gjeni ne shkoll..pra nuk i mohohet zgjuarsia ..por ka ber gabime duke u dhene pushtet njerezve qe e kan cuar vendin ne humner ..e per ca ..per perfitim vetem
per kte nuk e quaj te zgjuar por ...kopil ..lol
 

Mogli

🙄welcome home
Qe Nano ka synu presidencen kjo zdo mend....po te kthehemi ne kohe do kujtojme kur u shpall president Bamir Topi....Rama nuk e kandidoj Nanon dhe Nano lujti kartat e veta kunder Rames me Neritan Ceken kandidat dhe Tom Doshi me shoke qe shkun ne sallen e parlamentit dhe bene qe te zgjidhet presidenti....por qe Berisha ka ba gjithcka per tja shkaterru si jeten personale si jeten politike sbesoj qe ka njeri qe nuk e di.....Fatosi eshte nder figurat me te rralla te politikes shqiptare dhe nder liderit me te forte te rajonit
 

MrCool

Old School.
Ne Maqedoni, ka mbi 10 vite qe i kane nxjerre komplet nga loja dy lideret e dy partive me te medha qe nga viti i pamvaresise.. Dhe ta mendosh qe te dy nuk i kane mbushur akoma 60 vjec..

Ndersa ne Shqiperi jo qe nuk kane ndermend ti heqin por vazhdojne robt akoma te zihen per Salen dhe Tosin
 
Top