Ora legale

Ai. Sapo piva një tabletë. Meqë tjetrën do ta marr mbas gjashtë orësh ekzakte, kam frikë se do të të zgjoj në mes të natës...
Ajo . Mos u preokupo. Tani vendosim zilen orës.
Ai. Faleminderit.
Ajo. Atëherë, tani. Është ora 21:30.
Si the më parë mbas gjashtë orësh? Ok vendosim zilen të bijë në orën 3:30. Në rregull.
Ai. Në rregull,djesë për këtë gjë.
Ajo. Pa merak.( Heshtje.) Prit pak, kemi një problem...
Ai. Mos më thuaj që bateritë e orës janë të shkarkuara pikërisht sot?
Ajo. Jo. Problemi është se sonte mbaron ora legale. Është e shtundja e fundit e tetorit, kështu që me nesër kthehemi në orën diellore.
Ai. Keep kalm . Është një orë dixhitale, me kalendar, kështu që i bjen vetë ajo ziles.
Ajo. Pikërisht, ky është problemi.
Ai. Shpjegohu.
Ajo. Ora diellore bjen në orën 3 , apo jo? Pikërisht në atë çast ora kthehet mbrapa një orë dhe do të jetë ora 2 . Që është si të thuash që në natën e sotme ora që fillon në 2 e mbaron në 3 përsëritet dy herë.
Ai. Po. Do të flejmë një orë më tepër.
Ajo. E kupton apo jo se kur zilja do të bijë në orën 3:30, është sikur të jetë 4:30. Do të kalojnë shtatë orë nga tani jo gjashtë.
Ai. Dreqi e mori, un tableten do ta marr mbas gjashtë orësh . Të lutem vendose zilen një orë para.
Ajo. Në 2:30? Në këtë orë jemi akoma në orën legale, kështu që do të zgjohemi mbas pes orësh. Nuk e zgjedhim problemin kështu.
Ai. Dreqi ta haje, unë do të zgjohem mbas gjashtë orësh asnjë më pak asnjë më shumë. Duhet të ekzistojnë një mënyrë.
Ajo. Mënyra ka mjaft por ora me zile nuk na ndihmon.
Ai. Është absurde, këto janë prodhuar posaçërisht për këtë!
Ajo. Jo ato dixhitalet me kalendar brenda, besoj.
Ai. Përdorim zilen e telefonit.
Ajo. I njëjti problem.
Ai. Atë të compiutrit?
Ajo. Idem.
Ai. Përdorim zilen e kompanisë telefonike, mjafton ti marrin në telefon.
Ajo. E sipas teje ato në çfarë ore do të marrin?
Ai. E po kështu është një persekutim! Dëshiroj ta dij kush e propozoj këtë ide të bukur të orës legale. Duhet patjetër të ketë një sistem që të zgjohem mbas gjashtë orësh!
Ajo. Ta thashë edhe më përpara , mënyra ka plot. Duke filluar nga ora analogjike që kemi në kantine. Po shkon ti ta marrësh atë që na falën vitin e kaluar , pikërisht atë që nuk të pëlqente sepse ti i beson më shumë teknologjitë e reja?
 
Mirë bën që shkon prapa, se në mëngjes do të flemë më shumë gjumë, por unë kam një hall tjetër.
Nesër kam një konkurs fotografie me temën "Ora legale" dhe nuk di se çfarë të çoj...
Të fotografoj orën e madhe të rrugës, ose orën e dorës, jam i sigurt që shumica këtë do të bëjnë.
Kam mungesë idesh për këtë temë...
 
Mirë bën që shkon prapa, se në mëngjes do të flemë më shumë gjumë, por unë kam një hall tjetër.
Nesër kam një konkurs fotografie me temën "Ora legale" dhe nuk di se çfarë të çoj...
Të fotografoj orën e madhe të rrugës, ose orën e dorës, jam i sigurt që shumica këtë do të bëjnë.
Kam mungesë idesh për këtë temë...
Bojkoto
 
Top