Organet Kryesore te BASHKIMIT EUROPIAN

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Tre organet kryesore te BE-se jane:

  1. Parlamenti Europian (PE) i cili paraqet vullnetin e qytetareve te komunitetit europian dhe qe eshte i zgjedhur me ane te votes prej ty.
  2. Keshilli i BE-se, i cili paraqet shtetet anetare.
  3. Komisioni Europian, i cili mundohet te mbroje interesat e pergjithshme te BE-se.
Ky "trekendesh istitucjonal", i jep jete politikave dhe ligjeve qe shtrihen ne gjithe BE-ne. Zakonisht, Komisioni propozon ligjet e reja, te cilat duhet te adoptohen nga parlamenti dhe Keshilli.

Keshilli i Drejtesise, merret me respektimin e ligjeve europiane dhe Keshilli i Kontove verifikon financimin e aktiviteteve te Komunitetit.

Gjenden gjithashtu edhe disa organe te tjera qe kane nje rol kyc brenda funksionimit te BE-se:
  • Komiteti Ekonomik dhe Social Europian, qe shrpehet si vullnet i shoqerise civile dhe i 2 pjesetareve te botes ekonomike: punedhenesit dhe punetoret.
  • Komiteti i Krahinave, qe eshte i perbere nga autoritetet krahinore dhe lokale.
  • Banka Europiane e Investimeve, e cila financon projektet e investimeve te BE-se dhe ndihmon bizneset e vogla nepermjet Fondit Europian per Investimente.
  • Banka Qendrore Europiane, e cila eshte pergjegjese e politikave monetare europiane.
  • Ndermejtesi Europian, i cili merret me denoncimet e keqadministrimit te istitucjoneve dhe organeve te BE-se.
  • Garanti Europian i mbrojtjes se te dhenave, qe tutelon privacy-n e cdo qytetari europian.
Jane hapur gjithashtu agjensi te specjalizuara per zhvillimin e disa detyrave teknike, shkencore dhe organizuese.

Pushteti dhe pergjegjesite e istitucjoneve te BE-se, normat dhe procedurat qe duhet te ndiqen, jane te hartuara ne traktatet ne te cilat eshte ndertuar BE-ja.
Traktatet jane te aprovuar nga Presidentat e shteteve pjesetare te Komunitetit Europian dhe jane gjithashtu te ratifikuar nga Parlamenti perkates.
 
Top