"Origjina e botës". Gustave Courbet (+18)

Lauri

Anunnak
Origin-of-the-World_gustav-Courbet.jpg

“Në kornizën e asaj tabloje, një perde veluri hapej ngadalë duke zbuluar seksin e një femre. Personazhet që ndodheshin në atë sallon duke shqyer sytë, papritur lëshonin pasthirrma. Kurrë në jetën e tyre nuk kishin parë një tablo të tillë. Ishte një kryevepër…Kjo ndodhte në Paris, në vitin 1867, në sallonin e ambasadorit otoman, i cili ishte një pinjoll i familjes shqiptare të Mehmet Aliut të Egjiptit. “Origjina e botës”…Kjo tablo e famshme e pikturës erotike botërore dhe një nga emblemat më të njohura të saj, gjendet sot në Musée d’Orsay, në Paris. Me historinë e kësaj tabloje lidhen emra të shumtë të botës artistike parisiane të asaj kohe, që nga autori i saj Gustave Courbet (Kurbe), duke vazhduar me Saint-Beuve, Theophil Gautier, Flaubert, vëllezërit Goncourt e mbi të gjitha pronari i saj i parë, Halil Beu (Khalil Bey, apo siç quhej ndryshe dhe Khalil Sherif Pasha). Shpeshherë piktori Courbet e kishte pyetur veten se përse ai ambasador simpatik preferonte aq shumë nudot dhe për më tepër i kishte kërkuar t’i pikturonte diçka që askush nuk kishte guxuar ta pikturonte deri në atë kohë: seksin e femrës. Një ndërmarrje e çuditshme, e çmendur, madje e rrezikshme. Edhe pse Parisi ishte mbushur me “maison close” apo ndryshe “shtëpitë publike”, censura nuk mund ta pranonte ekspozimin në publik të një tabloje të tillë. Ishte viti 1866 dhe figura e asaj gruaje të shtrirë u krijua e gjymtuar, në një kuadër jo fort të madh, pothuaj me përmasa natyrore: 46cmX55 cm dhe ku imazhi pritej sipër gjunjëve dhe fill mbi gjoks. Kurrë ndonjë piktor i periudhave dhe epokave të mëparshme nuk kishte guxuar ta paraqiste këtë imazh “flagrant”. As afresket e Antikitetit në Pompei (në lupanarët e ngushtë rrethuar me afreske dhe skena seksi), as duart e një Botiçeli, Ticiani, Memling, Raffaelo… Ndoshta Courbet ishte i sigurt për fatin e hidhur të tablosë së tij, duke menduar se ajo do të zhdukej shumë shpejt. Ishte si një vdekje e paralajmëruar. Cili vallë do të ishte inkuizitori i saj? Në ç’turmë drush do të digjej?”
Luan Rama
 
Last edited by a moderator:

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Kushedi sa shkon kjo veper arti me u nxjerr ne ankand.
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
yy ca gopi, sa e ka pazarin qjo? :p
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Esht jasht mode :p pse ne femrat ca kemi lool
Na nxirr nai model qe te hapim i tender per ta rruajtur... pikturen e kam fjalen.. :p lol
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Vize ,trekendesh apo forme zemre lol
hapet tender per rrujtje leshi, pranojme oferta vetem ne Evro... lol
 
Sh pikture e bukur vetem sikur ta kishte ber pa lesh ....
Ne kohen kur ka pikturuar Courbet ka qene me se normale qe femrat te kishin puben me lesh.
Jo vetem atehere por edhe ne pare dhe me pas ne tere kryeveprat boterore femra eshte pikturuar natyrale, madje edhe me format e rrumbullakosura.
Pikturat me femra "perfekte" jane te shekullit te kaluar.
 
Top