Origjina e Kurbanit?

Lauri

Anunnak
Përse dy nga fetë me më shumë ndjekës në botë, përkujtojnë sakrificën e Abrahamit me të birin… Por përtej fjalisë së parë, njëjësuese, menjëherë dalin në pah ndryshimet. Bibla thotë që djali (pothuajse i sakrifikuar) ishte Isaku, ndërsa Myslimanët thonë që ishte Ismaili.
Cilat janë të përbashkëtat mes dy feve në lidhje me Kurbanin? Cilat janë dallimet? A është festa e Kurban Bajramit, thjesht një mundësi për të ofruar kurbane që PRANOHEN nga Zoti? Cilat sakrifica i pëlqejnë Perëndisë?
Të gjitha këto pyetje, trajtohen ne librin “Qengji i Kurbanit (Botimet Jeta e Re, Tiranë 2010). Nëse keni dëshirë ta lexoni librin, edhe të na tregoni mendimin tuaj rreth tij, ju lutem, na kontaktoni duke klikuar në këtë link.

Festa e Kurban Bajramit

Aishja tregon se Muhameti ka thënë: .“Në Ditën e Kurbanit njeriu nuk ka bërë asgjë më të pëlqyeshme për Zotin se derdhjen e gjakut, sepse me të vërtetë gjëja e gjallë e flijuar do të vijë në Ditën e Ringjalljes me brirët e tij, flokët, thundrat dhe pesha e veprës së sakrificës do të jetë e madhe, vërtet gjaku i tij arrin pranimin, pëlqimin e Zotit para se të bjerë në tokë, prandaj gëzohuni në të..”

Mishkat, Libri 4, kapitulli 42, seksioni 2

Një detaj i pavlerësuar i një historie të njohur

Myslimanët dhe të krishterët kanë ngjashmëri edhe në shumë përshkrime të figurave historike, si për shembull: Abrahami (Ibrahimi). Të dy palët e tregojnë me shumë pasion historinë e birit që iu lind Abrahamit në një moshë të vjetër dhe pastaj iu kërkua nga Zoti që ta bënte kurban. Myslimanët e vlerësojnë aq lart Abrahamin dhe e kanë besimin e tij një shembull kaq të madh, saqë çdo vit e përkujtojnë këtë ngjarje në festën e Kurban Bajramit. اdo vit ata duhet të zgjedhin qengjin më të mirë, pa asnjë difekt apo të metë, qengjin e përsosur. Duhet ta therin pastaj duke derdhur gjakun e tij në kujtim të historisë kur Zoti i siguroi dashin Abrahamit për ta therur në vend të djalit të vet, të cilin Ai i kishte kërkuar ta bënte kurban për t’i provuar besimin.

Një detaj i vogël i kësaj historie ngre një pyetje të rëndësishme për ta shqyrtuar seriozisht. Ndërsa po shkonin në vendin ku do bëhej kurbani, i biri e pyet Abrahamin: “Baba, zjarrin edhe drutë i kemi, po ku është qengji për sakrificën (kurbanin)?” (Zanafilla 22:7). Duket që djali e dinte procedurën e ritualit të kurbanit. Ndoshta e kishte parë të atin të bënte kurbane të tilla disa herë më parë.

Kjo pyetje ngre një çështje të rëndësishme për diskutim: Kur u bë kurbani i parë, nga kush dhe pse? Cili është kuptimi i kurbanit?

Origjina e çështjes së kurbanit

Pse bëheshin kurbanet apo cili është qëllimi i kurbanit?

Bibla, “Libri” që Kurani vetë e konsideron Fjalën e Zotit (Sure 6:154-157; 40:12), shkruar në histori dhjetra shekuj para Kuranit, ka informacion të dorës së parë për këtë (Sure 10:94), domethënë Abrahami vetë dhe Moisiu e të tjerë kanë lënë shkrime apo kujtimet e veta që përmblidhen në Bibël, siç i frymëzoi Zoti. Që në fillim në Bibël, ne lexojmë se Zoti i tha Adamit: .“Kur të hash nga kjo pemë (pema e njohjes së të mirës dhe të keqes), ti patjetër do të vdesësh.” (Zanafilla 2:16,17). Ngrënia nga pema nënkuptonte mosbindjen ndaj Perëndisë dhe pikërisht mosbindja ose rebelimi ndaj Perëndisë është ajo që përkufizohet si mëkat.

Për të kuptuar më mirë kontekstin e bërjes së kurbanit të parë, besoj se ia vlen të ndalemi për pak momente, duke imagjinuar situatën në kopshtin e Edenit në mbrëmjen e ditës kur Adami dhe Eva mëkatuan, duke ngrënë nga pema e ndaluar.

Nëse doni të lexoni të gjithë librin, na kontaktoni edhe ne do t’ju dërgojmë një link përmes postës elektronike. Ose mund t’ju dërgojmë librin të printuar nëse keni dëshirë.

Me respekt, StudentiShqiptar.com
 
jana80

Super Moderator
Titulli: Origjina e Kurbanit?

studentishqiptar do e lexoja me kenaqesi librin :)
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Une nuk do ta lexoj se e parashikoj se cdo ofroje...:p
Nqs e kuptove, mes te tjerash, grindje mes religjoneve te sotme se cili ishte sakrifica qe do behej: Ismaili si biri i pare i Abramit me skllaven, nga rrjedhin arabet. Apo Isaku qe lind me gruan e Abramit nepermjet nderhyrjes se Zotit, pra nepermjet nje nderhyrje hyjnore, nga rrjedhin Ebrejte qe konsiderohen edhe si populli i zgjellur.

Me nje fjale, sherr besimi edhe sot qe e ka zanafillen 4000 vjet me pare..Lol
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Kurse mua kjo histori me con e me tej....ne mitologjine greke
Para nisjes per te pushtuar trojen agamemnonit iu kerkua te flijonte te bijen Efigjeninë....dhe ai e beri!
Ilijada na meson se kurbani njerezor per hir te perendive ka ekzistuar.
Ndoshta me shume se kurban e shoh si nje shenje sprovimi mbi besimin (kete fetarin)....zoti ve te zgjedhesh femijen apo ate vete?!
Pra zoti ne kete kontekst eshte egoist i pashoqe....
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Bibla, “Libri” që Kurani vetë e konsideron Fjalën e Zotit

Liber i zbritur nga Zoti por u tjetersua, ka harruar studenti ta ceke, i falet ngase eshte akoma student. Suksese student !
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Me respekt, StudentiShqiptar.com

Laur kjo piktura ka edhe spjegime te tjera:

Piktura paraqet pikerisht zanafillen Hebraike te kesaj feste e cila trajtohet gjeresisht ne Bibel tek"Dhjata e vjeter"apo edhe tek Kur'ani!!!....Ky eshte Patriarku.Abraham i cili po behet gati qe te flijoje trashegimtarin e tij legjitim"Isakun(sipas Shkrimeve te shenjta hebraike dhe Bibles)"qe ishte djali i lindur nga gruaja e tij"Sara"e cila ishte beronje(sterile)e ndersa ne Kur'an shkruhet se Profeti.Ibrahim i provoi ZOTIT besnikerine e tij duke tentuar qe te flijoje djalin e tij te vetem"Ishmaelin/Ismailin"i lindur nga skllavja e tij egjiptiane(me ngjyre)"Hagara"dhe ky akt u ndalua fale nderhyrjes se krye'engjelli biblik"Gabriel"ose arabisht"Xhebrail/Xhibril"i cili i ofroi Abrahamit nje qingj per ta bere kurban duke kursyer jeten e te birit.etj.etj.Dihet qe pas lindjes se"Isakut nga Sara":Abrahami i debon"Hagaren dhe Ismailin"duke i braktisur ne shkretetiren e Negevit(Bibla)ose ne Hixhaz(Kur'ani)dhe pikerisht ketu fillon ndarja ndermjet Hebrejve si pasardhes te djalit legjitim"Isakut"dhe Arabeve si pasardhes te djalit jolegjitim"Ismailit(i biri i skllaves Hagara)".....Isakut i linden:Ezau dhe Jakobi dhe Jakobit i linden 12-djem qe perfaqesojne edhe 12-fiset e Izraelit;Ruben, Simon, Levi, Juda, Isahar, Zebulon, Dan, Naftal, Gad, Asher, Jozef&Benjamin"

E ndersa sipas Kur'an;Hagara&Ismaili u debuan ne Hixhaz(pjesa perendimore e Arabise Saudite)ku Profeti.Ibrahim vinte ti vizitonte shpesh dhe shkruhet se ka ndertuar edhe tempullin e Qabes se madhe ne Meke.etj.etj.Ne aspektin shkencor kjo ceshtje qendron ndryshe por une ketu po i referohem vetem Bibles dhe Kur'anit.

Gjithsesi si Krishterimi&Islami kane kryer plagjiature ne kurriz te Hebraizmit pasi gjithcka e ka zanafillen aty duke qene se,si"Jezu-Krishti(3p.k-30)"po ashtu edhe"Profeti.Muhamed bin Abdullah(570-632)"kur krijuan doktrinat e tyre,ju referuan perfeksionimit te Hebraizmit dhe asgje me teper...

Jy ftoj qe ti studioni Shkrimet e shenjta Hebraike(Zanafillen),Biblen&Kur'anin dhe me pas te perdorni metoden krahasuese ku cdo gje shfaqet kaq e qarte sa ska nevoje qe te zgjatem me teper lidhur me kete ceshtje!!!....

PS. Mua me duket si botimi i I, II, III, IV :liber::liber: dhe po flitet se ne perpunim eshte edhe botimi i V :peshkim:
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Liber i zbritur nga Zoti por u tjetersua, ka harruar studenti ta ceke, i falet ngase eshte akoma student. Suksese student !

Kur ne Bibel jane shkruar tregime te Profeteve, qe kishin kontakt direkt me Zotin duke marre urdhera apo rregulla shoqale balle per balle me Te. Pse duhet ti besojme Kuranit ku ky Profeti Muhamet, nuk eshte pare kurr me Zotin, por vetem me nje personazh, qe pretendohet engjelli Gabriel, te cilin e takonte neper shpella te malit.
Ku mund te gjindet e verteta, ne tregimet origjinale e direkte biblike, apo ne kuran qe tregon te njejten histori por te kapur nga bishti dhe asgje direkte.

ps. Kitrra e ke dhene mjaft ne detaje historine..:)
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Problemi eshte se te dy palet per cimka flasin
Thjeshte disa i thone ide
disa te tjere xinxife
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Kur ne Bibel jane shkruar tregime te Profeteve, qe kishin kontakt direkt me Zotin duke marre urdhera apo rregulla shoqale balle per balle me Te. Pse duhet ti besojme Kuranit ku ky Profeti Muhamet, nuk eshte pare kurr me Zotin, por vetem me nje personazh, qe pretendohet engjelli Gabriel, te cilin e takonte neper shpella te malit.
Ku mund te gjindet e verteta, ne tregimet origjinale e direkte biblike, apo ne kuran qe tregon te njejten histori por te kapur nga bishti dhe asgje direkte.

ps. Kitrra e ke dhene mjaft ne detaje historine..:)

Sepse Kur'ani nuk ndryshoi, nuk u fut dora e njeriut sikurse ne Bibel, update pas updati (sa versione keni me tregoni ?) !

Zotin nuk e pa as Jezusi, asnje profet. Ah po, Pali i shkrete ne shkretetire e ka pare sigurisht, kasapi i te krishtereve, i cili me vone themeloi Krishterimin e ri, andaj kot nuk thone shume te ditur se krishterimi sot me shume eshte Krishterimi Paulian sesa ai qe ka qene perpara.
 
Ti e mbane veten si besimtar i devotshem apo jo!! Pse sulmon besimin e dikut tjeter?? Pervecse nuk je i devotshem, ti nuk je as besimtar, por vetem nje llafazan.

Pse shqetesohesh per Biblen e ebrejve ti, Bibla nuk i perket arabeve.
Ti na trego se cdo historia biblike e ebrejve ne Kuran? Cdo historia e Jezusit ne Kuran? Kur Kuranin Allahu na e paska leshuar ne toke vetem ne arabisht dhe per arabet. Pse Allahu i fut hundet ne histori te te tjerve..ee?
 
kete si katolike se kuptova... at llogjiken e "paulian"...

pergjigja e pytjes tende retorike eshte kjo.. per besimin tim un jam e lire te lexoj,shkruaj,mendoj,veproj..te zgjedh e ne baz te aksioneve qe bej,apo te verteten qe zgjedh do gjykohem e nga dashuria se besimi eshte si burim dashurie e si nje baba ndjek femijen gjat rtitjes fiziologjike ashtu me jepet ushqimi-nepermjet fjales se zotit dhe falja per te arritur te zbuloj talentet e mija ne funksion te vellezerve te mi...
le te shkruhen libra bibla apo romane... me ka dhen mundesin sic ju vet keni thene ne disa tema ne sensin pytje pse ka kisha kudo...ja pse ka per tu then ajo e veryeta...ajo qe un besoj di te till ....
 
Redaktimi i fundit:

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Eshte e vertete bibla ka ndryshuar nder vite, kjo jo sepse i ka ndryshuar kuptimi, thjeshte eshte perpunuar qe ti vije ne ndihme popullit per mos keqkuptime.
Te gjithe e dime se Bibla eshte plot metafora dhe origjinale ne hebraisht.
Madje madje ka nje pjese ku te gjithe kapen, kur Jezusi predikon dhe te tjeret i thone...po vijne vellezerit e tu
Teorikisht ne hebraisht termi vellezer eshte po ashtu si psh kusherinj te brezit te pare
Por sidoqofte besoj se jo sh vone Vatikani do mblidhet serisht qe te permiresohet.
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Origjina e Kurbanit?

kete si katolike se kuptova... at llogjiken e "paulian"...

Logjka e Loverboy thote qe krishterimin e shpiku Shen Pali sipas qefit. Ashtu, i kaloj neper tru kot..!
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Eshte e vertete bibla ka ndryshuar nder vite, kjo jo sepse i ka ndryshuar kuptimi, thjeshte eshte perpunuar qe ti vije ne ndihme popullit per mos keqkuptime.
Te gjithe e dime se Bibla eshte plot metafora dhe origjinale ne hebraisht.
Madje madje ka nje pjese ku te gjithe kapen, kur Jezusi predikon dhe te tjeret i thone...po vijne vellezerit e tu
Teorikisht ne hebraisht termi vellezer eshte po ashtu si psh kusherinj te brezit te pare
Por sidoqofte besoj se jo sh vone Vatikani do mblidhet serisht qe te permiresohet.

Ndryshimet behen si pasoje e ndryshimeve dhe pasurimit te gjuhes ne kalimin e shekujve. Mendo vetem emrin e Zotit ne Bibel sa ndryshime ka: Yahweh, Yahveh, Jahvè, Yhwh, Jeova, e mjaft te tjera. Dhe askush nuk mund ta dije domethenjen e vertete por vetem hipoteza, per dy motive: 1-ne kohen e Mojsiut qe e degjon per here te pare nuk kishte akoma nje gjuhe ebrajke. 2- ky emer ka qene nje tingull qe eshte shqiptuar ne kete menyre si Yahweh.
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Origjina e Kurbanit?

me falni qe nderhyj ne citime

Sepse Kur'ani nuk ndryshoi, nuk u fut dora e njeriut sikurse ne Bibel, update pas updati (sa versione keni me tregoni ?) !

Zotin nuk e pa as Jezusi, asnje profet. Ah po, Pali i shkrete ne shkretetire e ka pare sigurisht, kasapi i te krishtereve, i cili me vone themeloi Krishterimin e ri, andaj kot nuk thone shume te ditur se krishterimi sot me shume eshte Krishterimi Paulian sesa ai qe ka qene perpara.

ashtu edhe une kam degju njeher diqka tille, mirepo pasi nuk eshte besimi im, sme intereson te hulumtoj rreth besimit krishter, sepse nuk me perket.

Ti e mbane veten si besimtar i devotshem apo jo!! Pse sulmon besimin e dikut tjeter?? Pervecse nuk je i devotshem, ti nuk je as besimtar, por vetem nje llafazan.

Pse shqetesohesh per Biblen e ebrejve ti, Bibla nuk i perket arabeve.
Ti na trego se cdo historia biblike e ebrejve ne Kuran? Cdo historia e Jezusit ne Kuran? Kur Kuranin Allahu na e paska leshuar ne toke vetem ne arabisht dhe per arabet. Pse Allahu i fut hundet ne histori te te tjerve..ee?

sa ia mban njeri e si ia mban, skemi nevoj me hulumtu dikend si eshte apo si nuk eshte, sepse cdonjeri e shpreh ate ne cfar interesim ka, dhe ashtu si eshte? -cdokush eshte per vete.

Ne sna intereson besimi i ebrejve as i krishtereve, mirepo ne flasim nganjeher rreth atyre librave sepse ato jane Libra nga Zoti -nga All-llahu qe iu dergua njerzeve permes ndonje profeti. Tash sa besojn njerezit, sa nuk besojn, kjo seshte pune per ne. Perseri e them secili ndjen per vete.

Kurse cka duhet historia e Jesusit ne Kuran, ashtu siq pyete per librat? Keto jane gjera qe kan zbrit ne librin e Zotit ne Kuran, ne nuk i kemi zgjedh vet. Dhe ti nese thua pse? nuk mundemi te pergjigjemi. Ne mund te themi: Zoti ka dashur te na tregoj ndonje histori per ata apo rreth tyre ne Kuran, porse Pse nuk themi sepse nuk eshte puna jone ne ate çeshtje. Poashtu Kurani ka zbrit tek arabet sepse ne ate kohe ishte me i prapambeturi, mirepo aty i erdhi nje Profeti Muhammed dhe me ket iu drejtua tere njerezimit ne botë, por jo vetem arabeve. Megjithat askush nuk i fut hundet ne historine e tjereve derisa te Atij jane librat e shpallura. AI i ka te gjithe ne dore te cilet i krijoi dhe i furnizon, besuan apo nuk besuan.

Me rendesi eshte se ne kete bote ne njerezit jemi vetem per pak vite, dite, orë te caktuara (Periode kohore), ndersa njeriu perseri kthehet te Zoti ne gjendjen shpirterore dhe Cfar merr me vete? Merr vetem veprat e veta..... Andaj kujdesi se cfare shprehemi eshte perher i mirë.

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Ndryshimet behen si pasoje e ndryshimeve dhe pasurimit te gjuhes ne kalimin e shekujve. Mendo vetem emrin e Zotit ne Bibel sa ndryshime ka: Yahweh, Yahveh, Jahvè, Yhwh, Jeova, e mjaft te tjera. Dhe askush nuk mund ta dije domethenjen e vertete por vetem hipoteza, per dy motive: 1-ne kohen e Mojsiut qe e degjon per here te pare nuk kishte akoma nje gjuhe ebrajke. 2- ky emer ka qene nje tingull qe eshte shqiptuar ne kete menyre si Yahweh.

Nderkohe qe une di se ne dhiaten e vjeter ne nje pasazh thuhet - dhe femijet e adamit shkuan tek "gjigandet".
Kush ishin gjigandet?
Cfare te vertetash fshihen ne dhiaten e vjeter apo zanafillen qe vatikani i mban ne arkive e nuk i ve ne dispizicion?
A jane adami dhe eva te vetmit njerez te pare te njerezimit?
A jemi fare e incestit....
E ne fund a jemi ajo cka hulumtohet ....qenie te klonuara e te derguara ne toke nga planeti x???
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Ti e mbane veten si besimtar i devotshem apo jo!! Pse sulmon besimin e dikut tjeter?? Pervecse nuk je i devotshem, ti nuk je as besimtar, por vetem nje llafazan.

Pse shqetesohesh per Biblen e ebrejve ti, Bibla nuk i perket arabeve.
Ti na trego se cdo historia biblike e ebrejve ne Kuran? Cdo historia e Jezusit ne Kuran? Kur Kuranin Allahu na e paska leshuar ne toke vetem ne arabisht dhe per arabet. Pse Allahu i fut hundet ne histori te te tjerve..ee?

Keshtu perfundon debati me ty Laur kur nuk ke kulture te te biseduarit. Nese je i gatshem, ne cfaredo teme debati per Biblen mund te diskutojme, ose po deshte vazhdojme debatin per ndryshimin e Bibles ne temen ku edhe me ke ofenduar me familje, sepse u zure mat. Nese une jam llafazan, kjo arme e imja po t'le ty gojehapur.

Ne vend se te me etiketosh mua me emra te ndryshem, mesohu te debatosh dhe te gjejsh pergjigje per cdo gje qe ke humbur rrugen :plazh:
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Akoma diskutoni jo kopje jo versione, jo kshu e ashtu?!

Dihet qe 4 jane librat e shenjte, Tora, Zeburi, Bibla dhe Kurani.
Pse u shpallen disa ne vend qe te ishte vetem 1 qe ne fillim?!
Sepse njerezit futen duart, i ndryshuan shkrimet, urdheresat, feja e paster devijonte dhe Zoti here pas here dergonte Profet per tua shpjeguar te verteten (qe eshte 1). AShtu ndodhi me Toren dhe erdhi Jezusi me Biblen. Me kalimin e kohes ndodhi e njejta me Biblen dhe profeti i fundit ishte Profeti Muhamed te cilit ju shpall Kurani. Pra Kurani ishte vula e krejt shpalljes e cila ka filluar qe me njeriun e pare Adamin (a.s). Nuk ishte risi, ishte plotesim i shpalljes. A ka ndryshuar? Jo, ne kuran shkruhet qarte se eshte libri i fundit dhe sikur te mundohen krejt njerezit s'do munden te ndryshojne asnje fjale jo me fjali. Eshte mbi 1400 vjecar origjinal, ne gjuhen origjinale sot e kesaj dite.

Kurbani?! Kurbani dihet, urdher nga Zoti Profetit Abraham per te testuar devotshmerine e tij. Dhe vendosmerine qe tregoi ne besimin e Zotit ja shperbleu duke i zbritur nje dash. (pra qe t'mos bente kurban djalin, Ismailin)
Kjo eshte ajo qe une di dhe besoj! Dhe pa citime se jam 200% e sigurte ne ate qe besoj.
Dite te mbare!
:)
 
kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Besimet fetare duhet respektuar te secilit por ajo qe nuk durohet eshte kjo rrefenjeza per futje duarsh e nxjerrje duarsh.

Vet historia e librave te jep te kuptosh se ato nuk jane gje tjeter pos editime te njera tjetres sipas qejfeve dhe ndryshimeve ne kohe.

Te akuzosh tjetrin se ka ndryshuar librin dhe te pretrndosh se libri yt eshte identiku i pandryshuar te mos marresh fare per baze menyren e mbledhjes dhe shkruarjes se tij per mua eshte paksa qoroditese.
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Nderkohe qe une di se ne dhiaten e vjeter ne nje pasazh thuhet - dhe femijet e adamit shkuan tek "gjigandet".
Kush ishin gjigandet?

Zanafilla 6:1-8 flet mjaft qarte per gjigantet, te cilet ishin edhe para Adamit dhe i quan njerzit famoz te koheve te lashta. Pra ishte nje race tjeter me shat te larte qe jetonin ne Toke. Keta njerez me shat te larte ne librin e eksodit biblik thuhet qe jane bijte e An. An tek sumeret eshte personazhi (jo toksor)me i larte dhe hyjnor qe njihet dhe qe ka qene ne Toke dy here, i cili eshte i Ati i Enlil dhe Enki qe jane autoret e krijimit te Adamit.
Ne Bibel An njihet si Elyon =superiori=supremi..
 
Do merrem me keto detaje pasi te perfundoj librin...por ka kaq informacion te ngjeshur sa truri im si asimilon te gjitha :)
E pra njerezimi nuk erdhi nga incesti....por klonimi....jemi pjelle e klonuar e cila doli mbi krijuesin dhe kjo shihet qarte edhe ne librat fetare ku zoti i thote adamit....dili zot vetes!

Ps:perse ne dhiaten e re keto nuk jane me???
 
Dhjatra e re fillon me Krishtin, pjeset e koheve me te hershme gjinden ne librat e Bibles-Dhjatra e Vjeter. Ku edhe behet fjale mbi gjigantet.
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Origjina e Kurbanit?

E pra njerezimi nuk erdhi nga incesti....por klonimi....jemi pjelle e klonuar e cila doli mbi krijuesin dhe kjo shihet qarte edhe ne librat fetare ku zoti i thote adamit....dili zot vetes!

Klonim. Fjale monderne kjo..:) Por me te gjitha gjasat ka ndodh vertete ne kohen e krijimit te adamit. Kur behet fjale per krijimin e Eves Adamin e vune ne gjume te thelle--thote Bibla-- dhe i moren dicka (brinje..?)ne krahun e djathte dhe mbyllen plagen, me kete pjese te nxjerre nga adami krijuan Even..! e cfare mund te kuptojme sot me keta dy rrjeshta shkrim pervecse nje klonim.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Kush nuk e njeh Zotin si KRIJUES dhe Fuqiplote, cdo gje qe ben Zoti e quan me emra te ndryshem, perfshire ketu edhe termin klonim. Shume qesharake. Po pra, ta besosh Zotin nuk mjafton pa i besuar edhe cilesite qe Krijuesi i posedon. Sdq, e drejt e cdokujt te besoje si te do :D
 
Lauri

Anunnak
Titulli: Origjina e Kurbanit?

Nderkohe qe une di se ne dhiaten e vjeter ne nje pasazh thuhet - dhe femijet e adamit shkuan tek "gjigandet".
Kush ishin gjigandet?

Zanafilla 6:1-8 flet mjaft qarte per gjigantet, te cilet ishin edhe para Adamit dhe i quan njerzit famoz te koheve te lashta. Pra ishte nje race tjeter me shat te larte qe jetonin ne Toke. Keta njerez me shat te larte ne librin e eksodit biblik thuhet qe jane bijte e An. An tek sumeret eshte personazhi (jo toksor)me i larte dhe hyjnor qe njihet dhe qe ka qene ne Toke dy here, i cili eshte i Ati i Enlil dhe Enki qe jane autoret e krijimit te Adamit.
Ne Bibel An njihet si Elyon =superiori=supremi..

Ma le pergjysem kuriozitetin tend..:) ke shtypur nje buton mjaft interesan dhe kyq, per te kuptuar me teper ne hisotrine njerzimit.

Po te sjell pak shembuj biblik te cilet flasin pikerisht per kete popull gjigand, vendet e ketyre gjiganteve ebrejt te dale nga Egjypti do ti sulmonin.

Bibla Numrat:25-28
-Por populli që banon në këtë vend është i fortë, qytetet janë të fortifikuara dhe shumë të mëdha; dhe aty pamë edhe pasardhësit e An-akut.

Numrat: 25-32
-Kështu i paraqitën një informacion të keq për vendin që kishin vëzhguar duke thënë: "Vendi që kemi përshkuar për ta vëzhguar është një vend që i ha banorët e tij; dhe të gjithë njerëzit që kemi parë në të janë njerëz me shtat të lartë.

Numrat:25-33

-Përveç kësaj aty pamë gjigantë (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga Nephilim), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t`u dukeshim atyre".

Kush jane bijte e An-akut pervecse Anunnaki qe gjejme ne shkrimet me antike, ata sumerian? Atehere duhet te lexojme kush jane Anunnaki qe te kuptojme me shume.
Nje rrace me shtat te larte te ardhur nga qielli sipas shkrimeve, ose te ndritshmem. Enoch qe eshte brezi i 7 pas Adamit, flet per nje grup 300 anunnaki te zbritur nga qielli dhe bashkohen me vajzat e tokes. Enoch shoqerohej dhe ecte bashke me ta, sipas tregimeve te tij, derisa edhe e marrin me vete kur ai kishte moshen rreth 300 vjec.
Pra pas krijimit te Adamit kemi nje kryqzim rraces humane me keta anunniki. sipas kronologjise dy breze pas Enoch vjen Permbytja Universale si pasoje perdhosjes e rraces.

Per me teper info... vazhdojme me tej nqs ke deshire..:)
 
Lauri

Anunnak
Pali i shkrete ne shkretetire e ka pare sigurisht, kasapi i te krishtereve, i cili me vone themeloi Krishterimin e ri, andaj kot nuk thone shume te ditur se krishterimi sot me shume eshte Krishterimi Paulian sesa ai qe ka qene perpara.

Shen-Pali themeloj krishterim te ri??
Pali ose Saulo, ishte bashkemoshatar me Jezusin me pak vite diference mes tyre. Sipas teje para Krishtit paska pas nje krishterim tjeter mqs Pali paska themeluar nje krishterim te ri .
Ti edhe Ceni flisni shpesh per Palin si autor te Bibles dhe Vangjelit. A jeni ne terezi se cfare flisni, i studioni ndo pak datat e lindjes te personazhe per te cilet flisni apo jo?

sepse u zure mat. Nese une jam llafazan, kjo arme e imja po t'le ty gojehapur.

Po me le me goje hapur vertete. Te perzihen telat e ta merr me miza pak shpesh..!
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Saulo ishte fanatik, si pjesetar i "races se zgjedhur" nuk kishte deshire te degjonte se ne Palestine ishte paraqitur nje Profet qe pretendonte se ishte Mesia. Thene ndryshe, u be kundershtar i rrepte i Jezusit dhe fanatik i madh kunder pasuesve te tij, ne fund protagonisti kryesor i transformimit te sektit hebraik ne religjion boteror ;)

Ja fjalet e Palit:

“Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas. Dhe këtë kam bërë në Jerusalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim. Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja”.

Edhe menyra e vrasjes se Stefanit tregohet madje, mu ne prani te Palit:

“Dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul (Pal). Kështu e vranë me gurë Stefanin”. (Veprat e apostujve 7:58-59)

Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e ma dhe kundër kishës që ishte në Jerusalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Ju desë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve... Por Sauli po shkatërronte kishën: hy nte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg”. (Veprat e apostujve 8:1,3)

Paramendojeni cfare dhune dhe terrori ne Bibel !!! No comment !
 
Lauri

Anunnak
Si nuk merr vesh ti ore?
Historine e krishtere do ta mesosh nepermjet islamit. Kush ti servir keto gjera ty?

Gjene ne bibel fjalen prift dhe kishe dhe krijon idene qe paska qene i formuar krishterimi, na paska pase kler dhe kult??

Edhe vete Jezusi e permendte fjalen kishe, sipas teje Jezusi kishte mdertuar nje kult?

Kur Pali thote qe priftet me dhane urdher te deboj e shkatrroj te krishtetet, nuk e ka fjalen per priftat e komunitetit te te krishterve. Spese nuk ekzistonte akoma nje kler i krishtete.
Prifta qehen edhe kleriket sumerian 4000 vjet para krishtit, edhe kleri babilonez e ai egjyptjan 2-3000 vjet para krishtit quhen prifta.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Na informo ti rreth historise se Palit pra, versioni "biblik apo i krishtere", ta shohim kush na qenka, apo s'ka info hiq rreth tij kush paska qene para se t'behet kasap i te krishtereve :plazh: !?
 
Lauri

Anunnak
Pali o Saulo i lindur ne Turqine e sotme nga viti 5 pas Krishtit, nje ebre i elenizuar. Nje politkan, shkrimtar, teolog pas konvertimit ne i krishtere. Merrej me diznes ne perandorine romake duke prodhuar cadra per ushtrine.
Shtojme edhe zanatin e fundit si kriminel kunder te krishterve, merrte pjese ne presekutimin, shkatrrimin, shpernguljen dhe vrasjen e kishes(=komuniteti i krishtit), me urdher nga lart.

Po si eshte e mundur qe nje kriminel i te krishterve te behet me vone nje nga guret_themel te krishterimit zyrtar qe njohim sot, cfare i kapercej ne tru te kokes Palit qe hoqi dore nga jeta e tije e pasur dhe intelektuale dhe te perfundoje vete ai ne martir i kauzes se krishterimit me preje te kokes ne Rome, gje qe vete ai kish qene autor ekzekutimi???.

Nder kohe qe Saul po ndjekte kishen e krishtit =komunitetin e krishtere, i del perpara nje drite e forte hyjnore e shoqeruar me nje ze: Saul Saul, perse me persekuton?
scuola-ferrarese_conversione-s-paolo.jpg

Saul rrezohet nga kali e bije ne toke nga frika, dhe verbohet nga ajo drite e forte hyjnore. Vagabondoj i verber per 3 dite neper Damask ku kryente krimet, dhe me pas u sherua nga nje i kishes se krishtit. Pra u sherua nga viktimat e tij, sepse me urdher te vete Jezusit e derguan tek ai person qe ta sheronin.

Ktu fillon konvertimi nga kriminel ne apostol i Krishtit, ne driten e Hyjnore qe e shoqeronte edhe me vone deri ne prerje koke ne Rome.
423884.jpg
 
Last edited by a moderator:
Top