“Osmanlinjtë si amerikanët”teza të rrezikshme dhe antishqiptare te Z.Shefqet Krasniqi

Lauri

Anunnak
Nga: Asllan Dibrani.
Reagim kundër propaganduesit ordiner Shefqet Krasniqit turkoman i tërbuar me teza boshe “Osmanlinjtë si amerikanët”
-Nuk mund të rri spektator pa reaguar kundër propaganduesit ordiner Shefqet Krasniqit turkoman i tërbuar që lëshon teza boshe sipas titullit “Osmanlinjtë si amerikanët”
- Nëse e njihni armikun dhe vetëvehten, s’keni nevojë të frikësoheni për rezultatin e njëqind betejave. Nëse e njihni vetëvehten, por nuk e njihni armikun, për çdo fitore të korrur, ju do të pësoni një humbje. Nëse nuk e njihni as armikun as vetëvehten, ju keni për të dhënë shpirt në çdo betejë.
Po e filloi këtë artikull me fjalët e urta nga se ne shqiptaret, sikur e kemi humbur rrugën drejt betejave në strukturën kombëtare! Jemi bërë pushtues të njeri tjetrit dhe nuk po e njohim armikun as vetveten ,pastaj ndeshemi me humbje të betejave në terren , interesat tona shoqërore po humbin në hap me kohën !Nuk kisha dëshirë, as pak të merrem me këtë temë, por nuk mundem të rri indiferent, as si spektator kur e shoh se në këto kohë moderne të zhvillimit teknologjik në botë , me orë zhvillohet dhe integrohet shoqëria e botës, ndërsa populli im bënë garë të mbajë në qendër të vëmendjes pushtuesin e huaj duke i dhëne komplimente nga të gjitha ngjyrat dhe versionet anormale !?
Lufta dhe zhvillimi në shkencë arriti të përplasej edhe në planetët tjera ! Shqiptarët merren akoma me gjëra të kota, duke u hasmëruar me njeri tjetrin edhe për çka ?! Për fe e cila të kaluarën tonë e bëri të hidhur. Historinë e këtij populli qe përjetojë nga ish pushtuesit i perandorisë osmane la pasojat e vat edhe sot e kësaj dite. Llamatitje të zhurmshme dëgjohen nga njerëzit” pseudoshqiptar, pseudohistorian , psedudointelektual, injorant lëpirës sahanësh të ish pushtuesve tanë”!?
Nuk mundem të rri indiferent pranë leksikoneve antikombëtare qe dalin dhe proklamohen në opinion nga njerëz me orientim antikombëtar dhe që prezantohen me veprime perfide abuzuese dhe kundër revolucionit që bënë rilindësit tanë për çështjen shqiptare dhe pavarësinë e saj! Nëpërkëmben patriotët tanë që e luftuan pushtuesin barbar siç ishte perandoria osmane! Nuk mund të rri spektator pa reaguar kundër propaganduesit ordiner Shefqet Krasniqit turkoman i tërbuar që lëshon teza boshe sipas titullit “Osmanlinjtë si amerikanët”
“Ky është një fakt historik që nuk mund ta mohon askush, as Shefqet Krasniqi me rrahjen e kumbonës për tu paraprirë daulles se xhonturqve dhe njerëzve gjysmë shqiptar!
-Shefqet Krasniqi “Perandorinë osmane” mbi terrorin , dhunën dhe barbarinë e saj kundër shqiptarëve e quan si normale dhe të dobishme që ka shkatërruar gjithë trashëgiminë materiale, kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve nga egërsia e tyre zullumçare!
“Ky është një fakt historik, një fenomen që nuk mund ta mohon askush as Shefqet Krasniqi me rrahjen e kumbonës për tu paraprirë daulles se xhonturqve dhe njerëzve gjysme shqiptar ne përbuzjen dhe autoktesine e shtrenjtë të shqiptareve duke pretenduar ne epërsinë e mbikëqyrur të historisë nga autoritete turke! Njerëzit e tillë, pseudohoxhollarë pa pik turpi ,pa identitet pa motiv dhe pa shkaqe proklamojnë prezencën e osmanlinjve si “Dhuratë e zotit”, pa e llogaritur se (gjyshit dhe stërgjyshit e Shaefqet Krasniqit ishin me një kulturë dhe arsimim para pushtuesve osman qe i shartuan shqiptarët me dhunë nga katolicizmi në fenë islame).
- Sipas Shefqet Krasniqit, shkak të nismës për përmirësimin e historisë kombëtare, ajo është bërë më aktuale se kurrë më parë nga një grup intelektualësh !
Po cilën histori mor barbar i sëmur psikopat Shefqet Krasniqi e konsideron qe do të jetë në interesin kombëtar?!.Sipas jush , një pushtues shekujsh ta quajmë shpëtues të kombit që ta la popullin shqiptar, të robëruar dhe të coptuar në 6 shtete!?.Këtij pushtuesi ju i afroni përkëdhelje , përkujdesje dhe dekorata. Propaganda e juaj si ordiner i pa cipë , i pa dijshëm , injorant me një demagogji të rrejshme pranë një pjese të popullit qe ka mbetur nen mëshirën e kohës me skamje ,varfëri te trashëguar nga një klasë politike shumë e dobët manipuloni , gënjeni , mashtroni dhe shantazhoni, prandaj populli , intelektualet dhe njerëzit e vetëdijshëm nuk mundem t’u nënshtrohem versioneve tua aq primitive dhe tu kthejmë shpinën rilindësve që i paraprinë (lëvizjes kombëtare shqiptare), por që e bënë Turqinë tuaj me alfabet dhe kulturë. Nuk mund tu nënshtrohem dogmave tua me propagandën e një dramaturgu primitiv dhe ordiner që luan rolin e një njeriu të pa ndjenja dhe të një servili të qelbur në interesin e ish armiqve tanë!Dokrrat tua i shet vetëm e vetëm të njerëzit e pa shkollë dhe të paguar nga qarqe të ndryshme antishqiptare qe po përfitoni para duke ndërtuar xhamia në çdo skutë të Kosovës .

Shefqet-As-hiqi-628x272_zps30a049f7.png

Ju Shefqet Efedi Krasniqi, turpi i kombit shqiptar!
Pretekst të artikullit tuaj të titulluar “Osmanlinjtë si Amerikanët” ishte peticioni i shkruar kundër ndërrimeve të historisë sipas “qefeve të osmannlinjëve” të ri si mashë e zgjatur qe jeni edhe ju Shefqet Efedi Krasniqi, turpi i kombit shqiptar. Peticionin i nënshkruar është një vazhdimësi e rilindësve tanë që e shpallen “Pavarësinë e Shqipërisë”.
Peticionin e vlerësoj si të domosdoshëm që të demaskohen hordhitë dhe sahanlëpirësit shqipfolës që po qojnë ujë në mullirin e ish okupatorëve tanë, që ishte një histori e dhimbshme për popullit tonë. Peticioni është kundër grupeve ekstremiste islamik-turko-shqiptare qe janë edhe kundër interesave të vet popullit turk dhe ati shqiptar të kësaj kohe moderne të çilet nxisin edhe prishjen e marrëdhënieve ne interesin e përbashkët drejt integrimit evropian në vend qe klasa politike e shtetit Turk të ndërgjegjësohet dhe ta gjykojnë atë periudhe të historisë e kobshme për popullin tonë!
Shqipërinë e shndërruan në kasaphane, a thua Serbia si pushtuese dhe okupatore e popullit shqiptar të Kosovës me çka do ta shpërbleni!
Në vend qe të ngritën dhe ta dënojnë atë masakër dhe barbari të perandorinë osmane të asaj kohe këta xhonturqit e vegjël pretendojnë ti shpallin shpëtimtar të popullit shqiptar ata qe Shqipërinë e shndërruan në kasaphane . Lind pyetja a thua Serbia si pushtuese dhe okupatore kundër popullit shqiptar të Kosovës, me çka do ta shpërbleni ju mercenar dhe tradhtar të virtyteve tona kombëtare. Ajo u tregua barbare me një regjim të egër qe e zbatoj kundër nesh qe edhe sot e kësaj dite po përpiqemi të largohemi prej saj me çka një numër i madh i të zhdukurve , nuk u gjeten akoma çfarë peshqeshesh dhe dekoroni do tu dhuroni këtyre armiqve pushtues qe fale UاK-së dhe Amerikës me forcat aleate e hoqum qafe Serbinë!!! Me çka do ti shpërbleni çetniket e Beogradit dhe Rankoviqasit qe i pinë gjakun këtij populli. Si do ti quani vrasësit shekullor të Serbisë ne te ardhmen , çfar historie do tu propozoni Serbisë ta shkruajnë për Kosovën??? a thau se edhe keta duhte shkruar një histori sipas kutit të vet dhe pastaj shqiptaret me mbet pa histori. A ***thua do ti quani shpëtimtar edhe këta pas ndonjë dekade si Osmanlinjtë? A do ti shpallni tradhtar njësitet ushtarake të UاK-së që e ndezën luftën kundër Serbisë. A do ta shpallni Hashim Thaqin si tradhtar deri nesër qe e shpalli pavarësinë e Kosovës? اfarë epitetesh do tu jepni ju bandat e xhihadit islamik asaj periudhe historike te një historie të vjetër dhe kësaj të resë! Ku do të na bëni vendin neve ish te burgosurve politik qe ishim ndër të parët qe ju prishem kumbarinë me sojin e juaja meshkuj, pandan ( mushkuj )nga Serbia. Ju gjinisë femërore si Ikballe Hudutit dhe shoqeve të saj (nrikëllhanën) me gratë sllavo -myslimane -iraniane e arabistane!
Pikërisht këto shtete i keni zgjedhur për miqësi ju të marre, që akoma nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës !
-Mjafton kjo dëshmi qe të kuptojnë shqiptarët qëllimet dhe lidhjet e juaj me njerëzit dhe shtete që janë rreshtuar në miqësi me Beogradin ,Moskën dhe shtetet islamike .
Si e prishëm Jugosllavinë e juaj Shqefqet Krasniqi me bandën e juaj islamiko- xhihadiste , dorë e zgjatur e armiqve kundër popullit shqiptar!
Për ngushëllim po ju sjell një program dokumentar:
- Përshkoqe që serbishtja ju pëlqen ma tepër se shqipja, po ju sjell një video prodhim të kinematografisë serbe se si u prish Jugosllavia, po qe nuk e kupton, thirre Fuad Ramiqin, ai e njeh gjuhen e vëllezërve të vet mysliman të Serbo-ish -Jugosllavisë . Ishte ushtarak i saj, ka qenë dhe rrogën sot e merr nga ta, qe ishte edhe pushtues i shqiptarëve , po edhe si spiun i udbës jugosllave ,andaj nga ju nuk kemi çka presim ma mirë .Përmes këtij filmi dokumentar i gjeni edhe mercenaret shqiptar që falsin dhe e vajtojnë Serbo-Jugosllavinë qe ma po kapitullon. Të tillët ëndërrojnë ish Jugosllavinë sikurse ju qe e vajtoni ish pushtuesin edhe agresorët osmanjlinjë që i lanë eshtrat në tokat tona si pushtues !
Kliko>> https://www.youtube.com/watch?v=ShbTxK-KYY8
Këto grupe gjakatare serb të dirigjuara nga Rusia qe ju quajnë si shqiptar të mirë nëpër TV-të Beogradit, ju njerëz të pa identitet e me shkolla antishqiptare ! A thau shqiptarët e vërtetë autokton para vëllezërve tuaj osmanllinje dhe sllav ku do ti qoni, qe vëllezërit tuaj sllav i pranuam vetëm si cergash nga Karpatet dhe shkretëtirat e vendeve sllaviste . Ata i pranuam si çoban të bejlerëve shqiptar. Edhe atëherë raca e juaj nga çoban, serbet i bëtë dhëndurë dhe lidhet miqësi me ta duke na i ngushtuar deri në këtë lamë toke qe na mbeti në Ballkan ! Nëse nuk ju pëlqen gjere e gjatë e keni Turqinë e Rusinë shkoni ju Shefqet Krasniqi dhe jetoni atje e jo ne tokat shqiptare qe boll hoqëm te zitë e ullirit, nga këta pushtues po edhe nga ju shërbëtor te tyre si Arber Fetiu,Olsi Jazexhi ,Mexhid Yvejsi ,Fatlum Sadiku, Ali Iljazi me ushtarakun qe ju komandon Fuad Ramoiqi , njeriu qe ju jap derse nga propaganda serbo- islame për ndërtimin e një kombi të ri mysliman në Kosovë me pretendime edhe në vendbanimet tjera shqiptare…
Nuk ndërrohet historia sipas kuteve të juaja anadollake dhe të serbo- Jugosllavisë qe e doni, ju të mjerë dhe qyqar shqipfolës!
Edhe me dashtë ju me osmanlinjtë e vegjël nuk ndërrohet historia . Historia nuk është një poligon garash sportive qe ta shpalim sportistin ma të mirë të vitit , as një kafene qe të shkojmë ta pimë nga një gotë raki për pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, pardon se ti je mysliman e se pine rakinë,as ofiçinë kovaçësh që ta ndërtojmë një histori me çekanin e farkëtarit , po historia është bota, jeta, realiteti në zhvillimin e tyre të pandërprerë me ligjet e historisë.
Rrota e historisë gjatë Revolucioneve , janë lokomotivat e historisë qe janë evidencuar me gjakun e popullit shqiptar, andaj kurrfarë pene nuk mund ti fshij as ti falsifikoj ato gjurmë që janë tharë e çelikosur me gjakun e këtij populli. S’do rrimë duarkryq, pran jush si tradhtar të këtij populli ,që as edhe të vetmin nder s’i keni bërë këtij populli. Ju keni luajtur rolin e gjakatarëve duke gjuajtur gurë ma shume mbi këtë popull .Tani me anën e miqve tanë dhe aleatëve tanë amerikan dhe miqve evropian do ta mundim, do ta fitojmë edhe këtë sfidë beteje që e krijoni qyqar xhihadist.
-Pastaj histori është tërësia e fakteve e ngjarjeve dhe e dukurive të rëndësishme e të lidhura ndërmjet tyre, që i përkasin së kaluarës së një populli, të një grupi shoqëror a të gjithë njerëzimit.
Shkenca që studion lindjen e zhvillimin e shoqërisë njerëzore, të një populli qe përshinë historia e vjetër (e mesjetës, e kohës së re, e sotme). Pastaj me falen histori kuptojmë edhe historinë politike (shoqërore, ekonomike) e populli e përcjellur me historia shumëshekullore (mijëravjeçare) qe ne shqiptarët mund të mbërrimi.
- Pra në bazë të këtyre të dhënave po del qe historia e së kaluarës nuk ndryshohet, po shkruhet dhe kujtohet qofte pozitive qoftë negative. Injorant dhe dezinformues, rebel të pa cipë si Shefqet Krasniqi, Fuad Ramiqi oficeri i armatës komuniste jugosllave, Ilirian Shehu me orientim pro turkun , Kim Mehmeti njeriu i dy fytyrave me frazën e vet (shqiptarët i shpëtoj islami ) e humbi krijimtarinë e vet, me një fjalë bëri vetëvrasje e shumë e shumë te tjerë .Ju, po orkestroni me një instrument muzikor, vdekjeprurëse për mëkatet dhe turpin qe po e shkallëzoni pranë popullit heroik shqiptar! Ky popull në faza edhe ma të vështira, diti t’i luftojë dhe ti mund njerëzit e klikës me fe kundër kombit .
Shefqet Krasniqi mund ta quajmë një skandaloz shqipfolës, qe me një gjuhë të thjesht shqipe, propagandon se feja islame do të jetë feja e ardhshme e perëndimit, ajo që do ta mbulojë botën perëndimore, gjë qe nuk përputhet me realitetin !
Politikajt e perëndimit edhe nga kafeneja manipulojnë me ato shtet qe i përkasin këtij sekti fetar qe me një ndërsyerje si qentë ngatërrohen në mes vete duke shpërthyer edhe lufta qe zgjasin me vite të tera në mes vetes !
Citojmë të shprehurit e Shefqet Krasniqit ,ma tutje ku thekson; “E ardhja e osmanlinjve në Ballkan ishte dhuratë e Zotit për shqiptarët, mu ashtu siç ishte edhe ardhja e amerikanëve”. Mohimi i kontributit dhe rolit të osmanlinjve në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe traditës shqipe, është sikur ta mohosh rolin dhe kontributin e Amerikës dhe shteteve tjera perëndimore për popullin tonë:Ne vet i kemi thirrur osmanlinjtë për të na ndihmuar, ashtu siç i kemi thirrur amerikanët dhe perëndimorët shprehet ndër të tjera ky shërbëtor injorant dhe i pa dije ose tradhtar i ndaj vlerave tona kombëtare.
Ky pseudohistorian-hoxha e ngatërron gjenezën dhe historinë shqiptare, ku thekson se ardhja e osmanlinjve ishte “dhuratë nga zoti”!? Pak ma poshtë thotë se i kemi thirrur vet me çka bien ndesh me realitetin.
-I kërkojmë argumente këtij “historiani” pra kush ishte në krye të qeverisjes së trojeve shqiptare në atë kohe ?
- Kush e nënshkuajti atë protokoll?
- Në cilin vit ndodhi ajo marrëveshje etj ?
-Pushtuesin ky njeri e quan çlirimtare atëherë vet po tregon se e ke tradhtuar vendin , popullin dhe është ne anën e pushtuesit apo ish pushtuesit me çka popullit i ka ardhë të hunda .
“Meshari” i Gjon Buzukut (1555).
-Veprat në gjuhën shqipe gjatë shekujve të parë të pushtimit osman janë të pakta. Më e vjetra prej tyre që ka mbërrite deri në ditët tona, është “Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Me veprën e Buzukut kemi një vazhdimësi të kulturës shqiptare edhe në kushtet e vështira të pushtimit osman, që ishte gjuha e kulturës e kohës dhe që u pasurua më vonë me veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj ,që Ju, dhe ata të sektit tuaj i shani për çdo ditë, pastaj nuk mund ti shpëtoni dezertimit dhe kalimit në rreshtin e tradhtarëve qe i njeh historia e kombit tonë.
Të krahasosh sot osmanlinjtë me amerikanet është ma shume se injorancë , abuzim , nënçmim, demagogji e rangut tuaj. Osmanlinjtë prenë, pushtuan ,dhunuan dhe masakruan shqiptarët i cenuan nderin zakonet dhe imponuan fenë e tyre!?… Shqiptarë me qindra e mijëra burra dhanë jetën me majtë gjallë shqipen tonë dhe identitetin tonë deri në ngritjen e flamurit në Vlorë.
Mund të shtyhen sot shqiptaret e 10 milionëve në Ballkan me njohjen e gjuhëve të huaja sa 60 milion turq!
Pushtuesi osman s’lejuan flamur edhe se e kishim para osmannlinjeve tuaj . Nuk u lejonte të flitet shqipja ma nga shkelja e turkut ne trojet tona. Nga Meshari libri shqip qe ishte Turku s’lejoj ma gjuhën tonë ma as te shkruar, por as të folur në publik në rast se nuk qëndroj me këto argumente thuama o njeri sill kundër argument. Në atë kohë shqiptarët nën pushtimin osman ,humben edhe atë gjuhë e zakon që e la popullin shqiptar analfabet të pa shkrim e lexim, qe një letër është dashur ta kërkojeni një njëri ta lexoj për gjithë qytetin , fshatin apo lagjen, ndërsa sot , pos shqipes që shkruhet dhe lexohet dhe flitet edhe nga te huaj nën pretoktoratin amerikan dhe të shteteve tjera, jo qe i mohohet gjuha amtare po shqiptaret sot duhet te mburren qe flasin gjuhë dhe njohin gjuhet e huaja ma shume se çdo popull tjetër. Mund të shtyhen sot shqiptaret e 10 milionëve në Ballkan me njohjen e gjuhëve të huaja sa 60 milion turq , nuk është qe të nënçmohet. Të krahasohet Amerika me osmanlinjtë është një anshkronikë qe nuk mundesh ta bindesh edhe një njëri me mend e tru të shëndosha ! Amerika ka pas një qëndrim dhe ka një qëndrim pro popullit shqiptar . Amerika hyri në luftë me tërë botën për ta shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës .Ajo nuk beri terror siç bëri perandoria osmane kundër nesh ,po i goditi pushtuesit tanë , harxhoj buxhetin shtetëror për Kosovën . Dha luftëtar të vet për ta çliruar Kosovën , bile nxënësit tu të shkolluar nga kuzhinat e juaj i vranë në Frankfurt ushtarët amerikan , gjë që një ditë do të kërkojmë llogari nga ju i çorodituri dhe (nxitësi i terrorizmit dhe ekstremizmit islamik-shqiptar , bile bile i keni dresuar disa si mercenar që vdesin nëpër shtet islamike gjëja se po i çlirojnë shtete arabe duke luftuar në mes vete ku asnjëherë nuk e përmendeni ” Termin problematik të Mitrovicës ” si pore e gjakut të Kosovës qe pretendohet ti shkëputët Kosovës nga Serbia!!!.
Ju Shefqet Krasniqi po e përgatiteni edhe luftën civile në Kosovë!
Ju Shefqet Krasniqi po e përgatiteni edhe luftën civile në Kosovë me formimin e partive islamike ekstremiste . Asnjë shtet nuk ka mundur ti shpëtoje luftës civile aty ku u fut feja si përzierje në Kulturë ,histori dhe zakone të popujve po edhe ne ligjet e shtetit. Me kohë po ju tërhiqi vërejtjen se do të kesh përgjegjësi ne një të ardhme për (Krimet dhe nxitjen qe po e bëni kundër interesave tona kombëtare)…
Matutje ,Shefqet Krsniqi, ju, krekoseni se shqiptarët qe ishin në shërbimin e pushtuesve me dofarë Sadriazema –kryeministra, oficerë të lartë e gjeneralë, qindra intelektualë të lëmine të ndryshme, sipas jush i shpalleni edhe patriot e hero, ndërsa Skënderbeun, që kombi shqiptar identifikohet përmes tij e quani tradhtar , pastaj mos prit se do të kaloni lehtë për plagët e reja qe po i krijoni këtij populli!!!???…
اka do te thuani për luftëtarët pavarësinë së Shqipërisë . Ata që na e shkruan alfabetin , ata që e deshën flamurin , për ata qe e deshën dhe e shkruan shqipen, të quhen tradhtar siç pretendojnë disa psedoshqiptarë me injoruar Skënderbeun e madh që e goditi pushtetin osman .
Ne vazhdim citojme thenjen e Shefqet Krasniqit “Historinë shqiptare e kanë bërë komunistët, apo bijtë e tyre, ose më së paku të thuash të shtyre e të imponuar nga pushteti komunist e ateist e cili “Islamin dhe osmanlinjtë” dhe çdo gjë çka lidhet me lindjen i ka pasur shibël në sy. E kjo i bie se historia e kombit tonë është shënuar mbi parimet e nacionalizmit, fanatizmit e jo mbi parimet e fakteve dhe të argumenteve”
Prapë nuk mundet njeriu i shendosh me ju nënshtrua një teze kaq naive ,kaq vulgare nga një ordiner imami qe pretendon te jete ” historian”,nuk din ma tepër për vlerta e kombit tonë shqiptar. Po supozojmë qe ndërrohet historia, ajo do te jetë shumë ma e pasur dhe ma e favorshme në interesin e popullit shqiptar duke i nxjerrur shumë fakte ,dëshmi dhe vlera tonat të vjedhura nga popujt fqinje , si nga greket ,sllavët po edhe nga osmanlinjtë! Po qe nxirret një histori pa hile në të ardhmen do të gjunjëzohen popujt për rreth qe e kanë cunguar ne realitet vlerën e shqiptarëve në historinë e saje. اdo gjurmim i hulumtuar në studimet e fundit po rezultojnë se shqiptarët po dalin ata që popujt tjerë për rreth i vodhën edhe gjuhen edhe kulturën edhe zakonet e tij. Arkivat dhe dokumentet origjinale të këtij populli ,akoma po lihen nën arkivat e shteteve pushuese , në Romë, Turqi , Greqi dhe Beograd, gjë qe një ditë do të shpalosen dhe do të krenohet bota me , historinë, vlerat dhe te kaluarën e këtij populli te vogël në numër, po i madh me vepra e histori. Për fund Sheqet Krasniqi, nxitjen qe je duke e bëre dhe propagandën kundër interesave tona edhe kështu je i ngarkuar me vepra penale nga e cila do të jesh në thumb të verifikimit , përcjelljes dhe paraqitjes se një (kallëzimi penal për ty) edhe pran subjekteve ndërkombëtare!

Reaguesi i shkrimit Luan (Asllan) Dibrani gazetar , publicist, krijues, piktor,humanist, ish i burgosur politik nën regjimin serbo-jugosllav dhe anëtar i kryesisë se Lidhjes së Shkrimtarëve artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani.
[email protected]
 

ricky_ch

******
Pe: “Osmanlinjtë si amerikanët”teza të rrezikshme dhe antishqiptare te Z.Shefqet Kras

“Osmanlinjtë si amerikanët”



]

Vetëm titulli po flet. Nuk do koment! Shyqyr Allahut,
Atij i qofshim falë që kjo ka ndodhur!
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: “Osmanlinjtë si amerikanët”teza të rrezikshme dhe antishqiptare te Z.Shefqet

Hala ne Kohe te Skenderbeut e ki oren ti Laur te ishe veq nje grime shqiptar ta kisha bo hallall po ti je 0.0% shqiptar e 100% je i krishter i verbuar sa me te vet shpejt as emrin tond se din.
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: “Osmanlinjtë si amerikanët”teza të rrezikshme dhe antishqiptare te Z.Shefqet

ti pastke probleme serioze vallah.... po pse or njeri lodhesh me keto tema...a nuk sheh cfare ndodh neper bote,ose ma sakt ne vendet tona, ne ende me osmanlinjet...po fundi ato jane ne turqi e ne skemi qene te pushtuar vetem prej tyre...po ty ta fiksu islami, turk, arab, terrorrist, je bere si detektor, vetemketo fjale i njeh me... nejse ....as qe e lexova temen po as qe marr mundin,do lexoj dy faqe Kuran se sa kete ketu.,..,
 

Lauri

Anunnak
Titulli: “Osmanlinjtë si amerikanët”teza të rrezikshme dhe antishqiptare te Z.Shefqet

ti pastke probleme serioze vallah.... po pse or njeri lodhesh me keto tema...a nuk sheh cfare ndodh neper bote,ose ma sakt ne vendet tona, ne ende me osmanlinjet...po fundi ato jane ne turqi e ne skemi qene te pushtuar vetem prej tyre...po ty ta fiksu islami, turk, arab, terrorrist, je bere si detektor, vetemketo fjale i njeh me... nejse ....as qe e lexova temen po as qe marr mundin,do lexoj dy faqe Kuran se sa kete ketu.,..,

Allahu te shperblefte...lexo Kuranin. C'te duhet probleme te tjera, se di pse komenton!!
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: “Osmanlinjtë si amerikanët”teza të rrezikshme dhe antishqiptare te Z.Shefqet

Allahu te shperblefte...lexo Kuranin. C'te duhet probleme te tjera, se di pse komenton!!

Amin amin...jo thash ndoshta mund ta shpreh mendimin tim,por sic duket edhe kjo te shqetson
 

Lauri

Anunnak
Titulli: “Osmanlinjtë si amerikanët”teza të rrezikshme dhe antishqiptare te Z.Shefqet

Amin amin...jo thash ndoshta mund ta shpreh mendimin tim,por sic duket edhe kjo te shqetson

Po gabon per te dyten here zonje. mendimi jepet kur lexon temen. The qe nuk e lexove, keshtuqe po flet mbi qilim fluturues, ndoshta jane efektet e Kuranit ske faj
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: “Osmanlinjtë si amerikanët”teza të rrezikshme dhe antishqiptare te Z.Shefqet

O vllazni e motra, n'ramazan jemi, lene Laurin t'bon pak qejf, se s'ka me cka mirret ky :D

p.s. SHEFQET NUMBER ONE FOREVER lool
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: “Osmanlinjtë si amerikanët”teza të rrezikshme dhe antishqiptare te Z.Shefqet

Osmanlinjet ma te mir se amerikant jon kan :D Osmanlinjet na kan hek shkaun ne ate kohe ! na kan mbajt e kem bashk qeveris me ta ne ate kohe ! kurse edhe sot jan po Osmanlinjet apo turkia qe po na ndihmon ne gjdo aspekt .
kurse amerikant edhe pse jo veq amerikant po e gjith nato na ka ndihmu ne 98-99 po nja 100 vjet kan fjet ! jan po ata qe na kan coptu tokat ne londer e bruksel ! jan po ata qe edhe sot edhe pse na kan ndihmu prap jon ata qe po na coptojn edhe ket pak tok qe e kemi e po na bojn hala ma keq se coptim po na lajn kancerin ne trup pra po i japin autonomi 2 % shki qe i kem ne kosove kan te drejta ma shum se 98 % tjere shqiptare dhe komunitete tjera ! e kjo nuk eshte ndihme. kurse Osmanlinjet edhe ne kohen kur na pushtojke shkau na murren ne turki e na ndihmune ! pavaresisht qe disa pseodo nacionalista komunista thojn jo ashtu jo kshtu ! ose disa krishter te vatikanit.

Rrnoft Perandoria Osmane.
Tyrk Elhamdulilah. :D
 
Top