Pa hë njëherë

Bebw

Antarë i Respektuar
Për çfarë jeni më shumë falenderues në jetën tuaj?
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
:)) Tek lexova titullin,ne mendje me erdhi si nje puhiz jeta ime deri tani.
E fln qe deri ne kete moshe qe jam,gjithnje kishte ne dizpozicion per mua faqe jete te mbushura me ngjyra.
Gjithnje me nje pozitivitet dhe embelsi lumturie,rete e zeza jane pjese e peisazhit,por sa per shije dhe krip mi ka afruar ato.
Per te na mesuar se si jetohet,se si perballohen dhe stuhite .
Me perulesi me duhet ta Falenderoj perzemersisht per dhuraten me te madhe te jetes sime,ate te qenurin NENE e nje djali si im Bir. :))
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kend ta falenderojme apo per cka ndihesh i lumtur ?
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Si fillim per udhezimin tim. Jam falenderuese Zotit cdo second qe ma mundesoi ta besoj Ate! Sic me udhezoi, e lus qe t'ma marre shpirtin duke besuar po tek Ai.

Pas kesaj, i jam falenderuese Atij per cdo gje qe me ka dhene, per prinderit si fillim. Qe femije kam qene shum e lumtur qe prinderit e mi ishin te ndershem, te mire, te kujdesshem ndaj nesh. Njekohesisht per personin qe me beri, per karakterin qe m'ka dhuruar, mendjen, shpirtin. Per shendetin, por dhe po mos ta kisha shendetin prap falenderuese do isha ndaj Zotit sepse do me kishte dhene gjera tjera. Kam familjen, kam 2 princesha, kam 1 cati mbi koke, kam 1 pune, dhe disa miq qe jane te vertete dhe i kam mbeshtetje. Cfare mund te dua me?! POR, edhe sikur te mos i kisha asnje nga keto, fakti qe me ka dhene Besimin tek Ai(Zoti pra), do isha e lumtur sepse cdo veshtiresi ketu do me perkthehej ne sevape e shperblime. :)
 
Top