• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pak feminizem...

Aki

misfit
Inspiruar nga tema e Colit per spiunet e famshme te historise :p, thashe ta zgjerojme pak temen per femrat qe jane shquar ne fushta te ndryshme :)
Do e nis nga shkenca e do perfundoj me te preferuaren time, e ju pastaj vazhdoni me deget tjera :)

1. Maria Sklodowska Curie (s'bente pa e vene kete te paren)
1564258235164.png

Polake e martuar ne France, fillimisht e refuzuar nga universiteti se ishte femer, arriti te behet profesoresha e pare femer ne universitetin e Parisit dhe i vetmi njeri qe ka marre dy cmime Nobel ne dy fusha te ndryshme (fizike dhe kimi). Shquhet per studimin e radioaktivitetit, themelimit te teorise se radioaktivitetit, krijimin e teknikes per izolimin e izotopeve radioaktive te elementeve dhe zbulimin e dy elementeve Polonium dhe Radium. Vdiq nga anemia aplastike si pasoje qe i ishte ekspozuar radiacionit te tepert.

2. Rosalind Franklin
1564258526136.png

Kimiste angleze me origjine hebreje. Ka punuar ne Universitetin e Kembrixhit e pastaj ne laboratoret kimike shteterore te Frances (a sido qe eshte quajtur ajo ne origjinal) ku ka bere doktoraturen mbi kristalografine me rreze X. Njihet per zbulimin e strukturave molekulare te viruseve dhe studimet qe ka bere mbi qymyrin dhe grafitin dhe fotografite e bera me rreze X te struktures se ADN-se qe me vone u ndihmoi Watson-it dhe Crick-ut te merrnin tere meriten se kane zbuluar vargun e dyfishte te ADN-se. Vdiq nga kanceri i vezoreve ne moshen 37 vjecare (kjo sdmth se duhet t'ju heqe guximin per te provuar shkencen).

3. Alice Hamilton
1564259987757.png

Amerikane, mjeke eksperte ne fushen e mjekesise se punes dhe e para eksperte ne toksikologjine industriale. Ah dhe femra e pare te punoje si asistente ne Universitetin e Harvardit. Qe nga 1916 ishte hulumtuesja kryesore ne rastet e helmimeve nga plumbi ne ambientet e punes. Karakteristike per te se nuk dihet nese eshte martuar ndonjehere dhe perhere e gjene neper foto me po te njejtin stil flokesh, e perkushtuar perhere ne punen qe bente.

4. Hedy Lamarr
1564261079475.png

E lindur ne Austri e me vone u be aktore hollivudiane. Gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore se bashku me kompozitorin George Antheil krijuan nje teknologji fillimisht me qellim per t'u shfrytezuar per komunikim te flotes detare por qe me vone u shfrytezua si baze per krijimin e Bluetooth.

5. Katherine Johnson
1564261334206.png

Matematikane amerikane qe punonte ne NASA. Kalkulimet e saj ishin pjese e projektit Mercury, qe beri lansimin e pare te suksesshem me trajektore rikthimi te raketave qe u lansuan per ne orbiten e Tokes. Filmi Hidden Figures i 2016 eshte bazuar ne jeten e saj.

6. Katie Bouman
1564261496396.png

Kjo goca qe ka studiuar shkencat kompjuterike dhe qe perpiloi algoritmin per fotografimin e vrimave te zeza e kshu dhe fituam pamjet e para te nje vrime te zeze.

7. Elizabeth Bathory (Erzsebet Bathory) - embelsira per ne fund
1564261626750.png

Aristokrate hungareze. Per ca njihet? Ah vetem se ka hyre ne Librin e rekordeve te Guinesit (a sido qe lexohet kjo) si vrasesja serike me 'pjellore' e botes perendimore. Besohet se ka vrare mbi 600 te rinj dhe qe u be frymezim i legjendave se vriste cuna e goca te virgjera dhe pastaj bente banjo ne gjakun e tyre me qellim qe te mbetet perjetesisht e re. Vdiq 54 vjecare e burgosur ne nje kulle dhe sot nuk i dihet vari....

p.s. me korrigjoni nese dini info tjera qe mungojne ketu :)
 
Vvetoni

Larguar
Mosha
29
Më ka bërë për vete puna e Katie, jam i mrekulluar nga ajo. Kur i kam pa videot në internet, emocionet që i ka përcjell edhe mbi të gjitha mënyrën se si e ka festuar gjithë këtë zbulim për njerëzimin, ka qenë thjesht emocion :)
 
jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
jo vetem nobel ne mjeksi por qytetare nderi ne dhjetra qytete.me mbi 7 diploma ne itali ne qytete te ndryshme rome.. torino ..milano spanje..usa..
gruaja qe i fali gjithe jeten shkences dhe arritja e saj ishte zbulimi i ngf..
kur degjoja intervistat e saj me ngacmohej kureshtja pasi e kujtoj me kete wendrim plot feminilitet si ne foton qe zgjodha per ju por edhe te nje kulture kolosale te shprehur ne thjeshtesi dhe me argumenta.
me kujtohet nje episod qe kam.lexuar diku ne nje shkrim per te qe ishte shume e lidhur me te jatin ku tregonte se ishin dy motra dhe sygjerimi i te jatit ishye te mendonin mendimet ..
 
Attachments

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
me siguri e njihni te gjithe por kjo per mua eshte femra, gruaja me e forte qe kam njohur ne leximet e mija ..
eshte gruaja qe nga nje baba komunist behet nje lider e demokracise duke sakrifikuar gjithcka..
eshte gruaja qe u nda se gjalli nga familja per te mbrojtur dicka me te madhe se familja e saj e"vogel" luftoj me pace per familjen e saj te madhe atdheun..
eshte femra qe me orkiden e saj mbi floket e bukur te zeze beri me idealet e saj,me pandryshueshmerine, me vazhdimesine e patundeshmerine e asaj ne te cilen besonte, te fliste e gjithe bota e si usa edhe eu ta mbronin.
humbi jeten bashkeshirtore (te ndare per se gjalli) momentet e semundhes dhe vdekjen e te shoqit.. por edhe ne momentin qe mori lajmin aty kur i rreshqiten vese dhimbje mendoj qe edhe kjo sakrifice do zgjonte zemrat e te fjeturve .. zemrat e frikesuara nga ushtaret birman.
Aung San Suu Kyi ... zonja qe me pace beri luften me te madhe qe ka bere ndonjehere ndonje femer!
 
Attachments

Aki

misfit
Fanny Blankers-Koen, 1918-2004
1565959213906.png

e quajtur nga mediat 'shtepiakja qe fluturon' nga qe ishte nene e dy femijeve, por pavaresisht rolit si nene, holandezja fitoi 4 medalje te arta ne Lojerat Olimpike te 1948 dhe pati 5 medalje tjera te arta neper Kampionatet evropiane gjate viteve 1946-1950.

Clara Barton, 1821-1912
1565959541491.png

Infermiere ne kohen e luftes civile ne Amerike, me vone ndihmoi shume familje per te gjetur familjaret e tyre te humbur dhe se fundi me 1881 themeloi Kryqin e Kuq te Amerikes ku funksionoi si presidente deri me 1904.

Maryam Mirzakhani, 1977-2017
1565959699882.png

Iraniane qe fitoi medalje ne fushen e matematikes, nje cmim ekuivalent me cmimin Nobel. U shqua per studimet e shumta ne fushen e gjeometrise.

Gertrude Ederle, 1906-2003
1565959939319.png

Ne 1926 u be femra e pare qe kaloi kanalin e la Manshit, per 14 ore e 31 minuta qe ishte per 2 ore me shpejte se cdo mashkull qe e kishte kaluar me not deri atehere.

Mary Somerville, 1780-1872
1565960171474.png

Skocezja qe ne kohen e vete njihej si mbreteresha e shkencave. Nuk studoi ne universitet, por interpretimi i saj i Astronomise franceze u be liber shkollor, Skotlanda vuri fytyren e saj ne nje nga monedhat e tyre dhe Oksfordi emeroi nje nga kolegjet e tyre ne emer te saj.
 
MrCool

Lost
Vendndodhja
Burkina Faso
me siguri e njihni te gjithe por kjo per mua eshte femra, gruaja me e forte qe kam njohur ne leximet e mija ..
eshte gruaja qe nga nje baba komunist behet nje lider e demokracise duke sakrifikuar gjithcka..
eshte gruaja qe u nda se gjalli nga familja per te mbrojtur dicka me te madhe se familja e saj e"vogel" luftoj me pace per familjen e saj te madhe atdheun..
eshte femra qe me orkiden e saj mbi floket e bukur te zeze beri me idealet e saj,me pandryshueshmerine, me vazhdimesine e patundeshmerine e asaj ne te cilen besonte, te fliste e gjithe bota e si usa edhe eu ta mbronin.
humbi jeten bashkeshirtore (te ndare per se gjalli) momentet e semundhes dhe vdekjen e te shoqit.. por edhe ne momentin qe mori lajmin aty kur i rreshqiten vese dhimbje mendoj qe edhe kjo sakrifice do zgjonte zemrat e te fjeturve .. zemrat e frikesuara nga ushtaret birman.
Aung San Suu Kyi ... zonja qe me pace beri luften me te madhe qe ka bere ndonjehere ndonje femer!
Kjo eshte shkaktare per vdekjet, masakrimin dhe debimin e mijerave dhe dhjeteramijerave te popullit Rohingya ne Mianmar..
 
Vajza

Staf në FV.AL
Vendndodhja
Struga

Servilet mediatike keshtu na prezantojne , (dhe askush nuk flet per qindra njerez te djegura per se gjalli dhe qindra femij te masakruar ne menyre barbare nga ana e kesaj monstre ,)
 
Aki

misfit
George Eliot, 1819-1880
1565960493960.png

Se paku me kete pseudonim u be e njohur me veprat e saj ne nje kohe patriarkaliste kur veshtire se mund te depertonte nje femer, perndryshe quhej Mary Anne Evans.

Virginia Woolf, 1882-1941
1565960711863.png

Poashtu nje autore e njohur angleze.

Frida Kahlo, 1907-1954
1565960811760.png

E mire te gjithe e njihni kete, madje beren dhe filmin Frida ku Salma Hayek ishte ne rolin e Fridas.

Nellie Bly, 1864-1922
1565960974611.png

Gazetarja amerikane qe ne periudhen kur koleget e saj shkruanin per moden dhe tema per shtepiaket, ajo udhetoi ne Meksike per te shkruar per korrupsionin dhe varferine, e me vone perfshiu e tematika si gjendja e te semureve psiqik dhe kushtet qe i kane neper siptalet psikiatrike.

Coco Chanel, 1883-1971
1565961184142.png

Sa jemi tek femrat qe sa kane revolucionarizuar ne fushen e tyre aq kane bere dhe keq, ja dhe femra qe u shqua me stilet e saja guximtare ne mode qe nga ana tjeter bashkepunonte me nacistet ne kohen e luftes se dyte boterore.
 
Aki

misfit
Katharine Graham, 1917-2001
1565961365619.png

Pas vdekjes se burrit erdh ne krye te Washington Post, kur ndodhi dhe publikimi i dokumenteve te Pentagonit dhe afera e Watergate.

Indira Gandhi, 1917-1984
1565961471132.png

E para dhe e vetmja femer kryeminister e Indise qe ishte ne pushtet deri me 1984 kur dhe u vra nga truperojat e saj.

Rosa Parks, 1913-2005
1565961594567.png

Afrikano-amerikane qe refuzonte te ulej ne autobus ne vendin qe kishi rezervuar vetem per afrikano-amerikanet asokohe (te zinjte kishin te drejte te ulen vetem ne pjesen e pasme te autobusit), qe nxiti me vone Levizjen e te drejtave civile qe afrikano-amerikanet e fituan ne vitet e 60-a.

Ada Lovelace, 1815-1852
1565961858799.png

Kjo goca matematiciene qe llogaritet si programuesja e pare e kompjutereve.

Margaret Thatcher, 1925-2013
1565961946083.png

Edhe kete jo te gjithe e deshin, mos flasim per luften e ishujve Falklande (a si u thone shqip) me Argjentin dhe per konfliktet ne Irlanden Veriore qe ndodhen pikerisht ne periudhen kur ajo ishte kryeminister, perseri mbetet si nje nga femrat qe kane lene gjurme ne histori, ishte kryeministrja e pare femer ne Mbreterine e Bashkuar.
 
Aki

misfit
Florence Nightingale, 180-1910
1565962162635.png

Infermierja qe u kujdes per te plagosurit gjate Luftes se Krimese mes Britanise dhe Rusise. Pastaj ishte shkaktare qe u themelua sherbimi i infermiereve per te plagosurit ne kohe lufte.

Jane Austen, 1775-1817
1565962339583.png

Po kete e njohin gjithe? Besoj se po, pervec romaneve te famshme, sa nga ata jane bere e filma e seriale.

Princesha Diana, 1961-1997
1565962449599.png

E tradhetoi Charlsin apo jo, ajo u njoh me aktivitetet e bamiresise dhe ngritjen e vetedijes per semundjet mendore, kancerin dhe AIDS-in.

Amelia Earhart, 1897-1937
1565962572990.png

Tehu rekordin e lartesise se fluturimit te femrave pilote, u be e para femer qe me 1932 kaloi Oqeanin Atlantik ne nje solo fluturim dhe u be e para qe do fluturonte nga Deti i Kuq per ne Indi me 1937 kur edhe u zhduk. Zhdukja e saj eshte nje nga misteret e pazbuluara me te famshme ne historine e njerezimit.

Mary Shelley, 1797-1851
1565962773553.png

noveliste e famshme, por qe me shume njihet per vepren e saj...Frankenstein.

Kleopatra 69-30 p.e.s.

Foto... vetem supozime nga pikturat e shumte si e kane imagjinuar, ose ndonje te Elizabeth taylor kur e luajti rolin e Kleopatres (edhe pse thone qe Kleopatra s'ka qene dhe aq e bukur). Edhe kete te gjithe e njihni :)
 
jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Kjo eshte shkaktare per vdekjet, masakrimin dhe debimin e mijerave dhe dhjeteramijerave te popullit Rohingya ne Mianmar..
talleni ju???
nese nenkupton qe perpjekja e saj per demokraci i ka kushtuar shume ..ok .. ama ta quani sic e keni klasifikuar me cuditni me sillni argumente apo artikuj nese nuk jam e informuar ...
 
Vajza

Staf në FV.AL
Vendndodhja
Struga
talleni ju???
nese nenkupton qe perpjekja e saj per demokraci i ka kushtuar shume ..ok .. ama ta quani sic e keni klasifikuar me cuditni me sillni argumente apo artikuj nese nuk jam e informuar ...
logo
×
BOTA

E dërguara e OKB-së takon Suu Kyi-n e Mianmarit
Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi bashkëpunimin midis vendit dhe OKB-së në trajtimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Mianmari, përfshirë edhe krizën Rohingya
Ekip |
14.06.2018
E dërguara e OKB-së takon Suu Kyi-n e Mianmarit

Yangon
YANGON (AA) – Qeveria e Mianmarit tha se këshilltarja shtetërore Aung San Suu Kyi dhe një e dërguar e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë diskutuar mbi zhvillimin e shtetit perëndimor Rakhine, ku një goditje ushtarake brutale ka detyruar gati një milion muslimanë Rohingya të ikin në Bangladeshin fqinj gjatë disa muajve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Christine Schraner Burgener, e dërguara e posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, mbërriti në Mianmar të martën. Ajo do të takohet me autoritetet e Mianmarit, udhëheqësit e organizatave të armatosura etnike, grupet e shoqërisë civile dhe udhëheqësit fetarë si dhe me diplomatët për të diskutuar çështje të tilla si kriza në Rakhine, procesi i paqes, procesi i demokratizimit dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mianmarit, Suu Kyi dhe Burgener u takuan sot në kryeqytetin e vendit Nay Pyi Taw.

Në deklaratë thuhet se gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi bashkëpunimin midis vendit dhe OKB-së në trajtimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Mianmari, përfshirë edhe krizën e muslimanëve Rohingya.

“Këshilltarja shtetërore theksoi nevojën që e dërguara e posaçme të përpiqet të njohë situatën në terren dhe kompleksitetin e saj në një mënyrë më objektive”, tha deklarata e ministrisë.

Burgener qëndron në vizitën e saj të parë në vend për t’u mbajtur lidhjet me qeverinë e Mianmarit me qëllim për të rritur bashkëpunimin e kësaj qeverie me OKB-në dhe që në mënyrë konstruktive të trajtojnë çështjet e shtetit Rakhine dhe për të ofruar ndihmë në afrimin e komuniteteve budiste në Rakhine dhe muslimanëve Rohingya.

Nga Mianmari, Burgener do të vazhdojë vizitën e saj në vende të tjera në rajon, përfshirë Bangladeshin.

Sipas Amnesty International, që nga 25 gushti i vitit 2017, më shumë se 750 mijë refugjatë, kryesisht fëmijë dhe gra, kanë ikur nga Mianmari dhe kanë kaluar në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit filluan një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman.

Sipas Mjekëve pa Kufij, të paktën 9.400 muslimanë Rohingya u vranë në Rakhine nga 25 gushti deri në 24 shtator të vitit të kaluar.

Në një raport të publlikuar kohët e fundit, grupi humanitar tha se vdekjet e 71,7 për qind ose 6.700 muslimanëve Rohingya u shkaktuan nga dhuna. Ato përfshijnë 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

Muslimanët Rohingya, të përshkruar nga OKB-ja si njerëzit më të përndjekur në botë, janë përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetra u vranë në dhunën komunale në vitin 2012.

OKB-ja dokumentoi përdhunime në masë të grupeve, vrasje, përfshirë foshnja dhe fëmijë të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje të kryera nga personeli i sigurisë.

Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.
 
mfal vizita e saj qenka shkak i ketij tmerri???
ajo dihet publikisht qe usa dhe eu e kan mbrojtur per idealet dhe ate qe ajo prezantonte por te arrihet ne kete konkluzion me nje vizite apo me nje artikull sjan fakte..
mendon se ate nobel per pacen ja kane dhene per kete kerdi????
 
Po ato qe dedikojne nobel mendon se jane aq te denje dhe te pastra ? ;)
Dhe si nuk jane fakte ? Masakra zhvillohet ne sy te botes ne sy te eu dhe usa , dhe ato nuk e luajne as gishtin per keto njerez dhe mundohen njerezve me ja lar trurin ,dhe ti me thua te besoj ne at qe deklaron usa dhe eu dhe ne at cmim qe jep ??? Diskriminimi ketu quhet qart pasi eu dhe usa nuk i quajn njerez muslimanet e rohingyas , dhe nuk e quajn krim as terorizem .
 
vajza e shikoj kete pikveshtrim jo sh realistik..
mendoj qe nje nobel per tu marre duhet te kete fakte dhe motivime te njohura boterisht.
ne shume vende (sidomos ku ka ndryshime revoluzione ka lufte)
e nuk po mbroj usa apo ue ama sic te gjithe e dime per fat te keq apo te mire superforcat komandojne e gishtin ta dish nga mua askush nuk e leviz po nuk pati nje interes..
mos dergoni bisedat ne besimet apo penalizimet .. pasi besoj qe e di qe ka edhe musliman me nobel.. cllogjik i bie te jete?!
 
Nuk e qova biseden ne besimet ,po vetem.ceka se ne rohingya jane populli musluman . Dhe dmth kjo grua ka 2 kendvershtime : 1. Njera nga at qe ka deklaruar dhe per at qe e njeh bota (dhe eshte shperblyer) dhe ket e ben me mAximum per njerezit e vet , dhe e 2 : tjetra dmth ana e saj djallzore dhe diskriminuese per njerezit qe nuk i perkrasin ne besimin e saj.
 
Top