Palacio del Sal, hoteli spektakolar ne shkretetiren e kripes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
bolivi.jpg


Palacio del Sal eshte nje hotel unik ne bote. Gjendet ne Bolivi, ne bregun lindor te Salar de Uyni, shkretetira me e madhe e kripur ne bote, perfaqeson nje strukture unike ne llojin e vet si nga pikepamja turistike dhe nga pikepamja arkitektonike.

bolivi1.jpg



Ne fakt, hoteli eshte teresisht prej kripe, qe nga muret, tevolinat, shtratet, tavanet, skulpturat dhe karriget, gjithcka perbehet nga kripa, duke krijuar keshtu nje ambjent surreal qe le mbrese tek turistet, edhe fale vendit ku ndodhet hoteli.

bolivi2.jpg



Nese keni pasion hotelet e pazakonte, per me teper qe ndodhet ne nje mjedis ku mund te zbuloni shume gjera, ky hotel ju pershtatet me se miri, por duhet te ndiqni nje rregull te vetem, ne brendesi eshte e ndaluar te gjuani muret dhe mobiljet, per te evituar keshtu degradimin e mjedisit.
Pervec kesaj, hoteli eshte ne dispozicion te plote te mysafireve qe duan te eksperimentojne strehimin ne nje strukture me te vertete te paimitueshme. Hoteli ka nje histori paksa te gjate.


bolivi3.jpg



Vizionari Juan Quesada Valda, pioneri i hoteleve te kripes ne bote, ne 1998-en ndertoi hotelin e pare te kripes pikerisht ne Salar de Uyni, me qellimin per t'i ofruar turisteve qe e vizitojne, nje vend te qete dhe relaks te plote. Nga ana tjeter, si mund te mos jete i paharrueshem, me spektaklin natyror ne te cilin rrethohet?!


bolivi4.jpg



Salar de Uyni eshte nje nga fenomenet gjeologjike siperfaqesore me te rendesishem ne bote, gjendet rreth 3650 metra mbi nivelin e detit dhe sic thuhet, eshte shtrirja me kripe me e madhja ne bote, fale 12,000 kilometrave katrore zgjerim, qe zgjerohen si nje pasqyre qe reflekton qiellin blu, duke krijuar nje efekt te mrekullueshem dhe spektakolar.

bolivi5.jpg



Por t'i kthehemi hotelit tone, eshte ndertuar ne 2004-en dhe u zhvendos ne kufi me shkretetiren e kripur, eshte i pajisur me te gjitha komoditetet dhe sherbimet qe ofrojne hotelet me moderne.
Palacio del Sal gjendet 350 km ne jug te kryeqytetit te Bolivise, La Paz, ne nje vend si ne enderr, por dhe ne brendesi ofron strehim te denje te standarteve me te mira.


bolivi6.jpg



Ka 16 dhoma, 8 jane cift dhe 8 martesore, te cilat kane forme te vecante, por natyrisht jane te ndertuar me kripe dhe te gjitha kane banjo private. Salla e ngrenies eshte e ndertuar gjithashtu nga kripa, duke perfshire tavolinat dhe karriget dhe sherbehen pjata tradicionale me baze kripen, sic eshte specialiteti i shtepise, pula me kripe.

bolivi7.jpg



Hoteli ka pervec ketyre bar, wi-fi, salle lojerash me bilardo dhe nje hyrje te denje pallati. Edhe jashte, me peisazhin e mrekullueshem te Andeve eshte si kornize dhe shkretetira e kripes reflekton qiellin, ka tavolina me stola (natyrisht prej kripe), per tu ulur dhe per te admiruar panoramen spektakolare qe rrethon hotelin./Infoal
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Palacio del Sal, hoteli spektakolar ne shkretetiren e kripes

Shume i bukur dhe i vecant
 
Titulli: Palacio del Sal, hoteli spektakolar ne shkretetiren e kripes

interesante :) megjithate ideja qe eshte ne shkretetire, kam frike se ngelem aty :p
 

WOrLd

Durrsaket The Best
Pe: Palacio del Sal, hoteli spektakolar ne shkretetiren e kripes

Shum hotel interesant dhe i vecant njekohesisht.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Palacio del Sal, hoteli spektakolar ne shkretetiren e kripes

Vetem pa shije smund te them qe me ngjan... :p lol
 
Top