Palester me "poetin" .

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Kjo teme ka per qellim te ndergjegjesoje sado pak perkujdesjen e gjithseicilit per fizikun e tij.
Do te postohen programe dhe ushtrime fizike te cilat gradualisht do te kalojne nga niveli fillestar ne nivel mesatar dhe te avancuar.
Shpresoj qe te postohet nga te gjithe, material dhe experience personale.
Mund te flasim, diskutojme dhe pyesim njeri-tjetrin per ushtrime specifike, per pjese specifike te trupit ku ju ndjeni me shume nevoje per perkujdesje.
Shpresoj tju ndihmoje me instruktimet dhe ilustrimet qe do te pergatis ne vazhdimesi te ketij "kursi virtual".
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Palester me "poetin" .

Une personalisht po bej kte programin ne shpi...kur fillova kte kuptova qe palestra ishte kot ne krahasim me ushtrimet qe permban ky programi, kshu qe i dhashe divorcin palestres. :p Ne fillim kur e nisa perfundoja duke u shtri pertoke aq intensiv ishte per mua kurse tani ndihem me e forte. Sa per rezultate, tek kembet dhe krahet kam pare rezultate...me jane bere i cik me muskuloze. Tek abs jo dhe aq. Por per kembet eshte mrekulli pasi tek te shumtat e ushtrimeve punon shume edhe me gjunjte kshu qe kur e nis programin ne fillim duhet te kesh i cik kujdes gjunt dhe mos ti demtosh (sic bera une). Bashke me ushtrimet fizike eshte edhe nje plan dietor- une per vete nuk kam shkuar mbas planit por nqfse shkon mbas planit besoj se edhe rezultatet do jene akoma me te mira. Dhe gjeja akoma me e mire eshte qe s'ke nevoje per ndonje lloj pajisjeje- vetem vetja juaj, DVDja dhe motivimi ju nevojitet. :)

burn-insanity-workout-dvd-mac.jpg
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

2 jave familjarizim fizik me palestren.

Programi bashkengjitur ka per qellim familjarizimin me veprimtarine fizike dhe paisjet e palestres.
programi fillestar_Page_1.jpgprogrami fillestar_Page_2.jpg

Nuk po vendos peshat pasi ato jane minimale 2 javet e para, sipas mundesive individuale te gjithkujt, nuk keshillohet sforcim per te evituar dhimbjet muskulare fillestare.

Gjithmon mund te beni hedhje me litar 15 minuta, ose 10 minuta hecje me piste dhe 12 minuta vrap te lehte me shpejtesi te vogel.

p.s :. Kush eshte i/e interesuar te me kontaktoje per ti dhene programet sipas hecjes progresive.
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pe: Palester me "poetin" .

Une personalisht po bej kte programin ne shpi...kur fillova kte kuptova qe palestra ishte kot ne krahasim me ushtrimet qe permban ky programi, kshu qe i dhashe divorcin palestres. :p Ne fillim kur e nisa perfundoja duke u shtri pertoke aq intensiv ishte per mua kurse tani ndihem me e forte. Sa per rezultate, tek kembet dhe krahet kam pare rezultate...me jane bere i cik me muskuloze. Tek abs jo dhe aq. Por per kembet eshte mrekulli pasi tek te shumtat e ushtrimeve punon shume edhe me gjunjte kshu qe kur e nis programin ne fillim duhet te kesh i cik kujdes gjunt dhe mos ti demtosh (sic bera une). Bashke me ushtrimet fizike eshte edhe nje plan dietor- une per vete nuk kam shkuar mbas planit por nqfse shkon mbas planit besoj se edhe rezultatet do jene akoma me te mira. Dhe gjeja akoma me e mire eshte qe s'ke nevoje per ndonje lloj pajisjeje- vetem vetja juaj, DVDja dhe motivimi ju nevojitet. :)

burn-insanity-workout-dvd-mac.jpg


Legally_Sweet varet nga synimi qe ke dhe koha ne dispozicion, personalisht ndjek 1 protokoll stervitjeje shume te detajuar, pasi gjithmone kam dashur te shikoj rezultate te shpejta, me fitnes dhe palester ne kushtet e shtepise , per me teper duke bere ushtrime te lira me peshen e trupit arrin ne 1 pike ku nuk avancon dot me por thjesht mban trupin ne forme. Nese dikush kerkon te vendos fizik, forma, "prerje" muskulare, etj duhet qe ti nenshtrohet 1 sistemi qe fillon nga ushqimi deri tek ushtrimi i forces. Por per femrat mendoj se eshte mese i mjaftueshem programi qe ndjek ti.
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Palester me "poetin" .

O presor o presor me leje ? :p
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

Glutealet (muskujt e prapanices)
14.gif



1- Kavilja mbi gjur.
Nga pozicioni shtrire perthyeni kembet dhe mbajini ato ne toke
Vendosni kaviljen e njeres kembe mbi gjurin e kembes tjeter
Kapni me dore kofshen ose gjurin e kembes se poshtme dhe terhiqini kembet drejt gjoksit.
Relaxoni qafen dhe supet dhe qendroni ne kete pozicion per 10-20 sekonda, pastaj perserisni ushtrimin duke nderuar kembet.
394_1.jpg
394_2.jpg
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Palester me "poetin" .

po ti na ve 1 foto tenden 1 here kshu full, si shembull ....ta shohim sa fizik sportiv ke pastaj ti ndjekim keshillat e tua :)
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

Amdominalet (muskujt e barkut) Ushtrime efektive.

Mina tokesore me levizje rrotulluese boshti 180 grade.

Poziciononi 1 bosht peshash ne 1 vrime ose pizicion inkastrues (ne vrimen e 1 peshe ).Ngarkoni peshen e preferuar ne krahun tjeter te boshtit.
Ngrini boshtin deri ne lartesine e shpatullave me krahe te mbyllura (ky do te jete pozicioni i fillimit)
Uleni boshtin nga njeri prane kofshes.
Levizni boshtin me nje hark 180grade (levizje rrotulluese siper) nga e majta ne te djathte me krahet e hapura nga kofsha ne kofshen tjeter.
1751_1.jpg
1751_2.jpg
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

Mire e ke ti poeti. Po do ishte mire edhe sikur te vije ndonje keshille per fillestar psh :D

e kam seriozisht. disa ushtrime shtepie jo vetem palester, se skemi kohe per palester :(
 
Titulli: Palester me "poetin" .

Urime poeto,me ne fund e bere ket qe premtove,do mundohem te jem dhe une aktiv ketu :)
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

po ti na ve 1 foto tenden 1 here kshu full, si shembull ....ta shohim sa fizik sportiv ke pastaj ti ndjekim keshillat e tua :)

Me vjen keq ... Nuk jane keshillat e mija. Une perpiqem ti ndjek per vete. Doni te me shifni ne grup apo flet per veten ne shumes :p

Lahu ne breg...! ;)

Nuk jam ketu per te bind njerezit , aq me teper moshat e treta ...! lol

Ps. Zana keto jane keshilla per amatore moj "teta", jo per sportiste me kofshe 90-ta e gjatesi kembe 1meter lol
 

Kila

VIP
Titulli: Palester me "poetin" .

Un dua te bije ne pesh po sdua muskuj .. dua te heq dhe kto qe kam :mad:
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

1 ushtrim per supet.
12.gif


"Shoferi"

1- Kapni nje peshe shtange ne pozicionin e ores 3:00 dhe 9:00 (si pozicioni i mbajtjes se timonit te makines),shputat e duarve perballe njera tjetres.
2- Ngrihet pesha me duar qe shtrihen perpara ne lartesine e shpatullave (90 grade me trupin), ky do te jete pozicioni fillestar.
3- Kryhet levizje rrotulluese e ngjashme me ate te timonit te makines me duar te shtrira (jo te perthyera ose te mbledhura), sipas numrit dhe serive individuale te stervitjes.

1771_1.jpg
1771_2.jpg
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

po une qe dua te shendoshem ca te bej? apo s'ka lidhje ? :p

Si ska lidhje ,ka shume lidhje!
Koncepti i shendoshjes keqinterpretohet, te shendoshesh nuk do te thote detyrimisht te shtosh yndyrnat(dhjamin), shendoshesh duke vene muskuj, duhet te ruash raportin e vlerave ushqyese, mos te kalosh 10% yndyrna, te maresh 40% karbohidrate dhe 50% proteina, ose raporte te tjera sipas aktivitetit fizik.
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

1 ushtrim per parakrahet!
2.gif


Rrotulllim i shtanges se shkurter me levizje alternuese te kyceve

1 - Mbani 1 bosht me pesha me dy duar te shtrira poshte, duart te hapur afersisht sa gjeresia e shpatullave, Ky do te jete pozicioni i fillimit.
2 - Duke alternuar duart, beni levizje perdredhese te kyceve sikur te ishit duke perdredhur 1 gazete duke rrotulluar shtangen me bosht ne drejtimin e brendshem.
3 -Vazhdoni levizjen e duarve ne kahe te kunderta deri ne deshtim ( deri sa mos te keni fuqi te vazhdoni )

1691_1.jpg
1691_2.jpg
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Palester me "poetin" .

Me vjen keq ... Nuk jane keshillat e mija. Une perpiqem ti ndjek per vete. Doni te me shifni ne grup apo flet per veten ne shumes :p

Lahu ne breg...! ;)

Nuk jam ketu per te bind njerezit , aq me teper moshat e treta ...! lol

Ps. Zana keto jane keshilla per amatore moj "teta", jo per sportiste me kofshe 90-ta e gjatesi kembe 1meter lol

dhe qe te terheqim veretjen sa per estetike sic thoni ju lol kofsha ime duket qe eshte kofshe sportistieje lol ;)
 
Titulli: Palester me "poetin" .

tumblr_mf50fhGZEf1ro8qpo.gif

tumblr_inline_mi7unhWz421ro8qpo.gif

duhen proteina,me shumice:lex:
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

% dhjamore e trupit. Mund te klasifikoni veten ku jeni aktualisht.

cxLOOqC.jpg
...!

body-fat-percentage-women.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Palester me "poetin" .

% dhjamore e trupit. Mund te klasifikoni veten ku jeni aktualisht.

cxLOOqC.jpg
...!

Po do e klasifikojme, por vetem kur te sjellesh foto femrash se s'jemi burra ne. C'eshte ky diskriminim! :p
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Palester me "poetin" .

Femra joshse duhet te jete tek fotoja "3" me te zeza,,tek 20-22% qe thote..:)))
Ate forme,synoni vajza,graa..femra..:)
 
Titulli: Palester me "poetin" .

15-17 se luan as topi:):rose me shum jo:p
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

1 Ushtrim per bicepsin (muskuli i brendshem i krahut)

15.gif


Gire e perqendruar ne pozicion te perkulur perpara, ne kembe.

1- Merni 1 gire dhe pozicionoheni ate ne toke duke vendosur krahun pingul me dyshemene,perkuluni perpara duhe hapur kembet dhe pa i perkulur keto te fundit, brryli te jete i orjentuar ne pozicion anesor (ky eshte pozicioni i fillimit)
2- Ngrini giren duke perthyer krahun, doren tjeter e mbeshtesim mbi kofshen perkatese. (nese punojme me krahun e majte, doren e djathte e mbeshtesim mbi kofshen e djathte)

1671_1.jpg
1671_2.jpg
 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

 

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Palester me "poetin" .

1 ushtrim per tricepsin (muskulin e pasem te krahut)
10.gif


Triceps shtrire me bosht te ngushte.

1- Shtrihemi 180 grade ne stol, dhe ngreme boshtin e ngusht pingul me pozicionin tone. (ky do te jete pozicioni i fillimit)
2- Krahet i mbajme ne pozicion te palevizshem dhe perthyejme brylat e parakrahet duke ulur shtangen ne afersi te ballit.
3- Qendrojme ne pozicin me 0.5 sekonda dhe kthehemi ne pozicion fillestar duke ngritur shtanges siper (90grade me trupin e shtrire)

1641_1.jpg
1641_2.jpg
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Palester me "poetin" .

Edhe kto ushtrimet e Nike Training Club jane shume te mira...

 

PrettyGirlRock

Infinite∞
Titulli: Palester me "poetin" .

Poet, rezultatet e palestres dhe vullneti jot flasin vete ne kg qe ke hequr?
keshtu vazhdo e sdo te njohim me fare pastaj ne ty. :p
 
Top