Palestra e vërtetë është natyra .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
natyra-palester.jpg


Palestra e vërtetë për njeriun është natyra. Ngritja e trungjeve të pemës, vrapi dhe saltot nëpër shtegje, ekskursionet në këmbë dhe ngjitja e pemëve degë më degë.
ثshtë pikërisht në ambjent të hapur që mund të modifikohet fiziku dhe të ruajë gjendjen rinore. Në ambiente të mbyllura gjithçka është artificiale dhe trupi plaket më shpejtë.
Kjo është teorema e fiskulturës natyrore, e pagëzuar me emra të ndryshëm që variojnë nga MovNat, gjimnastika paleolitike, wildfitness, etj. “Trupi i njeriut ka harruar se si lëvizet. ثshtë koha të kthehemi në origjinë”, shprehen trajnerët.
Suksesi i metodës së re është aq i madh saqë specialistë të fushës kanë hapur selitë e tyre në Meksikë, Brazil, Tajlandë, Kosta Rikë dhe Spanjë, në lokalitete me natyrë të egër, ndërkohë që kurset bëhen në qytetet kryersore të Shteteve të Bashkuara dhe atyre evropiane si në Londër, Berlin e Barcelonë.

Metoda bazohet edhe në një dietë që shmang ushqimet që krijojnë vartësi dhe ata të procesuar, sidomos sheqerin dhe alkoolin. Themeluesja e Wildfitness, Tara Wood ka hapur seli në bregun e Kenias, në ishullin anglez Uajt dhe në Andaluzi. Të interesuarit stërviten me atë që ofron deti dhe plazhi, por për t’u çlodhur përdorin ambjente luksoze. /albeu.com/
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Palestra e vërtetë është natyra .

Artikull qe flet shume per sjelljen e gabuar te atyre qe ushtrojne. Nje hapesire e mbyllur, e betonuar, nuk ofron asnje kenaqesi dhe lodhja eshte shume me e madhe se sa kur beni te njejtat ushtrime ne natyre!
 
Top