Pamjet nga Athina: mijëra njerëz thërrasin për drejtësi,

Hera

Banned
Pamjet nga Athina: mijëra njerëz thërrasin për drejtësi, 2000 policë në këmbë, ndërsa dënohet partia neonaziste

Pamjet nga Athina: mijëra njerëz thërrasin për drejtësi, 2000 policë në këmbë, ndërsa dënohet partia neonaziste​


Vendimi historik që mori sot gjykata në Greqi për ta shpallur partinë neonaziste "Agimi i Artë", një organizatë kriminale, është pritur nga dhjetëra mijëra grekë me entuziazëm, të cilët thërrisnin pë drejtësi teksa kishin mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të Athinës përreth gjykatës. Por edhe mbështetës të "Agim të Artë" ishin mbledhur gjithashtu dhe mbi 2000 policë ishin vendosur për të mos lejuar përplasjet.
Gjykatë greke vendosi të mërkurën se partia e ekstremit të djathtë Agimi i Artë po vepronte si një organizatë kriminale, duke dhënë një vendim të rëndësishëm që e shpallte fajtore, pas një gjyqi pesëvjeçar maratonë.

Gjykata vendosi se shtatë ish-ligjvënës të partisë, përfshirë udhëheqësin e partisë Nikos Michaloliakos, ishin fajtorë për udhëheqjen e një organizate kriminale, ndërsa të tjerët ishin fajtorë për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Ndërsa vendimi u njoftua, përleshjet shpërthyen në një krah të një mitingu antifashist ku merrnin pjesë më shumë se 15,000 persona, jashtë gjykatës. Një grup i vogël hodhi shashka, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe i goditi me ujë.


Ndër 68 të pandehurit në gjyq janë edhe 18 ish-deputetë nga partia e themeluar në vitet 1980 si një organizatë neo-naziste, që u rrit për t'u bërë partia e tretë më e madhe e Greqisë në parlament gjatë krizës financiare dekada të vendit.


Syri net
 
Top