Papa: Mbështesni fëmijët tuaj nëse janë homoseksualë

papa-1024x553-1-600x360.jpg
Papa Françesku doli me një thirrje të veçantë. Kreu i Vatikanit u kërkoi prindërve të fëmijëve homoseksualë që të mos i përbuzin apo dënojnë ata, por t’u ofrojnë mbështetje. Komentet e tij erdhën gjatë audiencës së përjavshme në referencë të vështirësive me të cilat përballen disa prindër.

“Prindërit që shohin orientim seksual ndryshe tek fëmijët e tyre dhe si të përballen me një fenomen të tillë, duhet t’i shoqërojnë fëmijët dhe jo të fshihen pas një qëndrimi dënues”, deklaroi kreu i Kishës Katolike.

Papa Françesku më herët tha se homoseksualët kanë të drejtë të pranohetn nga familjet si fëmijë dhe vëllezër e motra.

Ati i Shenjtë shtoi se derisa Kisha nuk mund të pranojë martesa të së njëjtës gjini, mund të mbështesë ligje të bashkimeve familjare me synim që partnerët homoseksualë të kenë të drejta të përbashkëta në fushën e pensioneve dhe përkujdesjes shëndetësore dhe në rastet e trashëgimisë. Vitin e kaluar, zyra doktrinore e Vatikanit lëshoi një dokument që thoshte se priftërinjtë katolikë nuk mund të bekojnë çiftet e së njëjtës gjini, një vendim që zhgënjeu shumë katolikët homoseksualë.

Në disa vende, si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, famullitë dhe priftërinjtë kishin filluar të bekonin bashkimet brenda së njëjtës gjini në vend të martesës dhe ka pasur thirrje që peshkopët t’i institucionalizojnë de fakto këto.

Konservatorët në Kishën prej 1.3 miliardë anëtarësh kanë thënë se Papa, i cili u ka dërguar nota vlerësimi priftërinjve dhe murgeshave që u shërbejnë katolikëve homoseksualë, po jep sinjale të përziera mbi homoseksualitetin, duke hutuar disa nga besimtarët./a2news
 
Ceshtje politike per te mbajtur besimtaret rreth kishes,per te pasur akses tek te rinjet.
Por pavarsisht qe une si natyre jam tolerante ndaj cdo shije njerzore apo preference seksuale,prape nje kishe ku mijera vjet ka mbeshtet tjera parime,ku ne baze eshte nje familje heterogjene.
Nuk me duket normale te dal e te leshoj te tilla deklarata.
Ok qe duhen pranuar,eshte normale sepse jane pjese e shoqerise.
Por kohet e fundit shikoj nje lobim te fuqishem ndaj keti sekti dhe nuk me duket e drejte.
Pasi parashtrohen ne shoqeri si viktima, qe u mohohen te drejtat,kur ne fakt eshte nje akses intim.
Tani te njohim martesen e tyre,te birsojne femije,te quhet familje nje cift i nje seksi te njejte,nuk e di per mua nuk ben sens.
Po shpartallojme gjenezen e fisit,dhe natyralitetin fiziologjik te ti.
 
Une jam pro qendrimit afer te femijes dhe mos perbuzjen, mos debimin nga shtepia, etj. Njekohesisht jam per keshillim dhe qortim ndaj tyre.
Mendoj se dhe ai ne kete sens e ka patur.
 
Nga pikepamja doktrinale katolicizmi ka vdekur.
Nuk po i futem debatit nese duhet apo jo prinderit ti qendrojne afer femijes sepse as qe diskutohet qe PO, por nga ana fetare katolicizmi eshte ne grahmat e fundit!
 
Top