Papunësia në nivele mjaft të larta, 91 mijë persona janë regjistruar pranë zyrave të punës

4ca332dc-papunesia_ne_kosove_puna.jpg


Shifrat tregojnë se papunësia në vitin që lamë pas ishte në nivele mjaft të larta. Të gjesh një vend të lirë pune në këto kohë është padyshim një sfidë, por që përveç forcave të tregut ka edhe institucione zyrtare ku njerëzit mund të drejtohen për ndihmë.

Mjafton një kartë identiteti dhe paraqitja pranë zyrave rajonale të Punës për tu regjistruar si punë kërkues dhe për të krijuar një lidhje me bizneset që kanë vende të lira. Aktualisht sipas shifrave që raporton institucioni në total janë 91,452 punëkërkues të regjistruar në tremujorin e fundit të 2020-ës, një shifër rekord kjo, ndërsa përqindjen më të lartë nga këta e zë grupmosha nga 15-29 vjeç.
Drejtoresha e Shërbimeve në Agjencinë Kombëtare të Punësimit na shpjegoi se aktualisht janë disa programe që po zbatohen ku mund të përfitojnë individët e papunë dhe ku kanë gjetur zgjidhje shumë prej tyre.
“AKPA po zbaton katër programe punësimi. Është programi i punësimit të praktikave profesionale dhe dhe formimit nëpërmjet punës. Një program është ai për personat që kanë dalë të papunë për shkak të covidit, një tjetër ai i punësimit në komunitet dhe programi i vetëpunësimit. Në tremujorin e 2021 janë rreth 4500 punësime nga zyrat tona.”

Ajo u shpreh se gjatë javës së kaluar kanë filluar edhe aplikimet për programet e reja të punësimit që do të kompensojnë bizneset për stafet që marrin në punë. “Javën e parë janë hapur programet e punësimit për të gjithë personat që kanë dalë të papunë nga covidi, ku janë programet 4, 8 dhe 12 mujore. Të gjithë personat apo bizneset që janë të interesuar rreth këtyre skemave duhet të vijnë në zyrat e punësimit. Personat mjaftojnë të kenë kartën e identitet dhe bizneset të jenë të interesuara që të bashkëpunojnë.”
Një tjetër shërbim, që Zyrat e Punës ofrojnë dhe adreson përqindjen e lartë të papunësisë tek të rinjtë, është ai i Formimit Profesional, ku të interesuarit dërgohen në praktika pas mbarimit të universiteteve ose i ofrohet mundësia e kursit për një zanat të ri.

/BM[/COLOR]
 
Last edited by a moderator:
Top