Para se të vendosni përparësen

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
Për një metafizike të ushqimit.


Pse në përgatitjen e ushqimit fshehet një kuptim i shenjtë i tij.

Kur Prometheu ,me argjilë,krijoj trupin e njeriut Për një metafizike të ushqimit.
Pse në përgatitjen e ushqimit fshehet një kuptim i shenjtë i tij.

Kur Prometheu ,me argjilë,krijoj trupin e njeriut dominonte vetëm mizerje dhe varfëri. Njerëzit në fakt në atë kohë shuanin urinë me rrushk , e kishin frige për jetën e tyre nga kafshët. Por Zoti, i mirë në zemër, dëshironte kushte më të mira për njerzimin dhe kështu, me mashtrimin, nxorri nga Vullkani flakën dhe ja dha njerëzve. Shpejt jeta e këtyre ndryshoj: në fakt me kët dhunti mësuan të gatuajnë ushqimet, të dëbojnë errësirën, të shkrijnë bakrin dhe të ndërtojnë armët. Siç mëson miti prometeik, kalimi i ushqimit nga produkt natyral në një element kulturor erdhi me dhuntinë e flakës, me të cilën u mund të veprojë mbi lëndët e para,sipas nevojave dhe shijeve të njeriut. Gatimi, në fakt , është që në fillim të njerëzimit aktiviteti me i shquar, veprimi që lejon transformimin e nje prodhimi te natyrës në një diçka tërësisht të ndryshëm:modifikimet falë zierjes dhe kombinimit të shijeve lejojnë të krijosh një ushqim që magjeps, që sublimon dhe vlerëson lëndët përbërëse. Kultura pra ndërhyn në natyrë dhe ushqimi nuk është më një nevojë fiziologjike por transformohet në simbol kulturor. Me zhvillimin e agrikulturës dhe me rritjen e prodhimit në masë të tepërt në krahasim me kërkesën e popullsisë ushqimi kontribuon në rritjen demografike dhe rritjen kualitative të shoqërisë: lejon hyrjen në skenë të figurave sociale jo të lidhura direkt me prodhimin ushqimor, si psh njerëzit e Shtetit (jo fort të dobishëm sic Petriti). Ushqimi i cili pra, që në fillim, ishte thjeshtësisht një nevojë jetike , brymoset me simbologji të shenjtë e ritual. Në popullsitë antike politeiste prerja e mishit, bashkë me konsumimin e kafshës të gjuajtur, ishte një rit fetar , në të cilin gosta, në termin grek symposion dhe në latinisht convivium, u ngrinte si një ceremoni. Rituali ushqimit ishte,pra, motiv bashkjetese e festash të kaluara bashkë në komunitet, siç tregon "Vorri i Leoneshave" një afresk etrusk në nekropolin e Tarquinia, ne te cilin katër burra gostitnin , sipas traditës greke. Në sfond është pozicionuar një krater i zbukuruar me lule dredhëza që nderon kujtimin e Dionisios, zoti i verës, i gostes dhe i shpresës të ciclicitetit të jetës njerëzore; ndërsa duart e nje te ftuarit kanë një vezë, e shërbyer si antipastë, e qellishmerisht i paraqitur si simbol evokativ i filozofisë orfike. Kjo përfaqëson në fakt origjinën e qiellit, të tokës dhe të rastësisë midis fillimit e fundit, në bindjen që çdo vdekje do ndiqet nga një rilindje.
Në të kundërtën në Mesjetë ushqimi, me konsumimin më të madh të mishit dhe futjen në skenë të erëzave (kripa , byberi etj) që shërbenin për konservim, bëhet simbol i fuqisë, pasurisë dhe mirëqenies: sa më shumë piata eshte e shijshme aq më shumë është e kushtueshme. Ushqimi bëhet shkalla e ndarjes midis klasave të pasura me të varfura, dhe strumenti i klasës të pasur për të manifestuar superioritetin e saj. Në relacion të zhvillimit te tregut dhe rritjes të ekonomisë, kërkimi i shijeve që nuk i përket shoqerise bëhet një ambicion i vërtetë i njeriut. Një nga prodhimet e para të importuara që ngjall shumë kuriozitet është çokollata, me origjinë antike meksikane,i konsideruar ushqimi i perëndive . Duke pasur veti energjitike kjo përhapet fillimisht si një pije klerikale për agjërim, pastaj si një pije me shije të hollë për të pasurit.
Por ushqimi, falë nevojave e ndryshimeve natyrale është bërë prohibition ,ashtu siç preferencë, gusto dhe zakon i popujve të ndryshëm. Shembull është derri,kafsha e ndyrë për Ebraizmin dhe lopa , kafshë e shenjtë për Induizmin, të dyja pra ushqime të cilat nuk konsumohen për motive fetare, kulturore e territoriale të ndryshme. Një diçka kureshtarë është që, më përpara lopa ishte një kafshë kaq e konsumuar në popullsinë indiane saqë rrezikonte zhdukjen, falë edhe një rritje demografike të tepërt. Plus pra problemit sasior për ushqimin , lopa në Indi ishte e përdorur edhe për të punuar tokën dhe për këtë motiv e ndaluan konsumimin, duke karikuar këtë ndalim me një shenjtesi , si nëna e Indisë simbol i identitetit kulturor e fetar. Kjo për të dimostruar që diferencat kulturore fillojnë pikërisht me ushqimin, i cili pëson transformime mbi bazën e fenomeneve natyrore dhe ekonomike, që ngulitin dhe identifikojnë kulturat dhe fetë.
Por edhe në një vizion laik ushqimi ka një forcë të madhe komunikative, ndjellëse dhe të hareshme, ashtu siç janë mënyrat e tij të përgatitjes dhe të konsumit. Ato tradita, të përbëra nga gjestualitetet që, në secilin ne,sjellin kujtimet e femijerise, ndjesisë, të familjes dhe lidhjës me tokën tonë. Gjella është, faktikisht,veprim i përbashkët, guzhina është një shenjë dashurie dhe solidariteti.
Carlotta Maria Correra
 
Top