Titulli: Paraqitja e Shqiperise!
Komenti ishte me emocione dhe nuk behet fjale per pune skedinash apo bingosh.
Te siguroj me fakte qe ka lojtare qe jan grumbulluar me hater ose mik ose para si ta duash quaje... Frederik Veseli eshte i pari! Krahasohet Veseli me Gjimshitin teknikisht dhe me eksperience? Hera e pare qe ja kam degjuar emrin kur dolen listat e lojtareve pjesmarres. Gjimshiti ishte ai qe mbajti peshen e qender mbrojtesit kur Mavraj ishte i demtuar ne kualifikime... Vetem per paraqitjet qe beri ne kualifikime duhet te ishte grumbulluar! Rashica ne vend te Sadikut dhe jam i bindur qe ate top me Zvicren do e kishte ndal ne rrjet! Si mund te grumbullosh nje lojtar qe ben gol me Katarin ne miqesore? Dhe e fut titullar 2 ndeshje Europiani? Nuk ndalet,eshte i fuqishem,gjermon topin... ama rastin e tij te arte e kishte ate te shtune,ndeshjen e pare historike ne Europian!
Gashi dhe jo Salihi? Pse Gashi dhe jo Salihi qe na ka treguar qe kjo kombetare po rritet me ate golin ndaj Norvegjise ne Oslo? Salihi eshte testamenti i vjeter i sulmit tone tani per tani,dhe nuk grumbullohet vetem se nuk loz me ekipe Europiane apo Amerikane si Gashi?! Ne ato 2 rastet e Zvicres nuk ja u fal dot se keto lojtare qe jan grumbulluar quhen #Profestioniste!
Une nuk pres shume as nuk kam pritur qe te kalojm ne fazen tjeter,vetem lojtaret qe jan lene jasht me kan dhembur per arsye pazarlleqesh Shqiptaresh! Haku i tyre na zuri! Dhe me vjen mire ne nje krah se nga gabimet mesojm,ama a jan gabime lind pyetja?
Te thash qe De Biasi pavarsisht se ka arritur shum dhe ka krijuar nje grup te mire perseri ben disa gabime te pa kuptimta por qe mbase per here te pare ne historine e futbollit tone nuk diskutohet me thirrja ne kombetare per ceshtje korrupsioni.
De Biasi ben dhe gabime taktike qe na kane kushtuar shpesh here dhe pike por jane gabime trajnieri, gabim trashanik eshte dhe lenia jasht e Gjimshitit dhe marja e Veselit qe ska asnje pike llogjike apo justifikimi por jane gabimet e tij.
Sa per Salih, Rashica, Gashi etj... duhet te dish qe ne luajm me 6 mbrojtesa jo me 4, Gashi ka dal 2-3 here golashenues ne zvicer dhe ka qene nga lojtaret me te shtrenjt ne kombetaren tone 2 vjet me pare dhe perseri skishte vend ne formacion stabel. Pse? Sepse Roshi eshte si tren dhe mbulon me teper hapesira mbrojtese, Lila sdi te bej 2 pasa dhe perseri luan me teper, Gashi prap rri ne stol e Rashica ka te njejtin fat dhe arsye, ne nuk luajm ne menyre te barabarte me kundershtaret, lojtar te tille jane djegur edhe ne role te tjera mjafton te shikosh qe skemi nje AMF te mirfillte por vetem DMF apo CMF me tipare DMF.
Kace sluan sepse ska muskuj dhe pse teknikisht eshte goxha mire dhe mosha e re duhet ta avantazhonte.
Meha su mor pasi ne sluajm me nje lojtar te tille dhe pse mbase ne te ardhmen do e kerkojme nje lojtar me gjuajtjen e tij.
Rashica dhe Gashi kane thuajse te njejtat tipare, rrine vetem nga mesi fushes se kundershtarit dhe para, perseri sakrifikohen.
Lenjani eshte mbrojtes krahu i adoptuar si mesfushor pavarsisht se ne mesfushe ka dhene me teper ama kur eshte afruar ka qene nje dublikim i Agollit.
Salihi eshte lojtar zone qe kerkon loje sulmuese te furnizohet me topa per te shenuar dhe te tille kane mare Balaj qe eshte me i fizikshem dhe me i ri, perseri favorizohet Sadiku me Cikalleshin per shkak te levizshmerise, se kemi luksin te lem nje lojtar ne zonen kundershtare te presi topin.
Shala po ashtu eshte nje tjeter i sakrifikuar per shkak te pozicionit.
E per ti ren shkurt pavarsisht permirsimit te lojes dhe arritjes se europianit ne jemi akoma ekipi qe e nis lojen me mbrojtesa.
P.s: Shiko formacionin ne ndeshjet e tipit Luksemburg dhe tipit Zvicer, Ukraine etj per te ber dallimin e lojes tone.