Partizani merr kreun e Superligës, Kukësi dhe Tirana ndahen në paqe

WhatsApp-Image-2021-04-17-at-17.51.08-922x579.jpeg
Partizani e ka nisur me fitore fazën e katërt të kampionatit shqiptar të futbollit, e cila i ka sjellë përkohësisht dhe kreun e renditjes.

“Të kuqtë” fituan 3-1 ndeshje ndaj Kastriotit, duke hyrë zyrtarisht në garë për titullin kampion. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por Hakaj barazoi shifrat në pjesën e parë në minutën e 31.

Në pjesën e dytë Partizani shënoi dhe dy gola të tjerë me Junior dhe Asanin për të marrë kryesimin e Superligës, ndonëse përkohësisht pasi do të presë ndeshjet e Teutës dhe Vllaznisë.

Kukësi dhe Tirana u ndanë në barazim 2-2 në një ndeshje që ndryshoi dy herë drejtim, por që në fund të dy ekipet morën nga një pikë.
WhatsApp-Image-2021-04-17-at-17.50.59.jpeg
Pas javës së 28 të kampionatit Tirana renditet në vend të 5 me 43 pikë, ndërsa Kukësi i gjashti me 36 pikë të grumbulluara.


A2news.com
 
Top