Partizani thyen Kukësin dhe kërcënon Vllazninë, “fair play” i çuditshëm në golin e verilindorëve

Fitore e madhe e Partizanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, mposhti Kukësin, me rezultatin 1-2, në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Partizani-Kukesi.jpg

Vlen të theksohet një moment i rrallë i regjistruar në fundin e ndeshjes, ku Murataj fillimisht nuk respektoi “Fair-Play”-n duke shënuar pas dëmtimit të futbollistit Taipi brenda zonës, i cili i dhuroi topin Muratajt, që nuk u mendua 2 herë duke realizuar.

Skuadra e kuqe “korrigjoi” menjëherë këtë gabim të futbollistit të tyre, duke i hapur portën Vesel Limajt, i cili ngushtoi rezultatin në 1-2. Por vetëm kaq, pasi në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan, duke ngushtuar diferencën në +4 nga kryesuesit e Vllaznisë.

FT KUKËSI-PARTIZANI 1-2
Limaj 90+1′ / Çinari 63′ , Murataj 89′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi!

90′ Akordoohen 5 minuta shtesë.

89-90′ Moment i rrallë. Murataj realizon duke mos respektuar Fair-Play-n, pas dëmtimit të Taipit brenda zonës, teksa topi e goditi në zonën e organit gjenital. Ndërkohë që skuadra e Partizanit korrigjon menjëherë “gabimin” e mesfushorit, duke i hapur portën Vesel Limajt, i cili shënon 1-2.
79′ Ndizet supersfida. Traversa i mohon golin e barazimit skuadrës së Kukësit, pas tentativës së Demirit. Me fat Partizani në këto minuta.

77′ Ibraimi largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e merr Vesel Limaj.

73′ Çinari ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Ibraimit, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

71′ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Jasir Asanin, që provon të zgjidhë gjithçka vetë, por gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

63′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Aksion fantastik i të kuqve, Çinari gjen rrugën e rrjetës me një goditje fluturimthi brenda zonës. Pas harkimit të Malës, sulmuesi shkodran nuk ka falur duke kaluar në avantazh kryeqytetasit. Në festë skuadra e Ilir Dajës.
58′ Kundërsulm i shpejtë i Kukësit, Gashi provon me një gjuajtje, por tentativa e tij nuk është e saktë dhe përfundon mbi kuadrat.

56′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Eze, vendin e tij e merr, Baravikas.

49′ Mala harkon rrezikshëm në zonë, por të vëmendshëm aty futbollistët e Kukësit që largojnë rrezikun.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Tjetër ndërhyrje deçizive e Kurdiç në duelin me brazilianin Kardozo, i cili për pak sa nuk përfiton për të dalë i vetëm para portës.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Mala provon të surprizojë portierin Xhika, me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga gardiani i Kukësit.

41′ Ndërhyrje perfekte e mbrojtësit Kurdiç që i largon një mundësi mjaft të mirë shënimi sulmuesit Lukas Kardozo.

40′ Eze ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm.

36′ Dragoshi harkon në zonë, për Ibraimin, që provon me kokë, por kontrollon gjithçka portieri Hoxha.

34′ Kukësi fiton goditjen e parë nga këndi në këtë ndeshje, harkimi grushtohet në vështirësi nga Alban Hoxha.

32′ Bardhi është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Taipit.
25′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, Stenio Zhunior lë fushën e lojës i dëmtuar, vendin e tij e merr Lukas Kardozo.

20′ Perfekt Bitri në këto minuta, që arrin të neutralizojë një rast të rrezikshëm në zonën e Partizanit.

15′ Bie disi rritmi i ndeshjes, me të dyja skuadrat që e përqëndorjnë më së tepërmi lojën në mesin e fushës.

10′ Kukësi kërkon të fitojë gradualisht terren, duke shtyrë përpara në zonën e kryeqytetasve.

4′ Pranë golit Partizani me Bitrin, tentativa e mbrojtësit me kokë shumë pranë pikës së penalltisë shkoi mbi traun e Xhikës.
2′ Partizani e nis në sulm pjesën e parë, duke fituar goditjen e parë nga këndi.

1′ Ka startuar supersfida në “Elbasan Arena”.
Panoramasport.al
 
Top