Pas djegies nga dielli

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ndodh jo rrallë të digjemi nga zjarri, por edhe nga rrezet e diellit, kur e kemi tepruar me ekspozimin ndaj tij. Megjithatë, kjo nuk duhet të na shqetësojë, pasi përveç medikamenteve të fabrikuara, mund të përdorim në këto raste edhe recetat me bime mjekësore.

Kështu, mund të përmendim melhemin nga lëvoret dhe gjethet e shtogut, të cilat vendosen në një enë të pastër me vaj ulliri dhe dyllë natyror. Këto zihen në zjarr. Kullohen dhe përzihen mirë. Plagët lyhen në shtresa të holla.

Një tjetër mënyrë është edhe përdorimi i luleve të blirit ku nga 3 deri në 10 gram lule vendosen në 1 litër ujë të valuar, mbyllen mirë për 3 orë, kullohen dhe me lëngun e ftohur lyhet vendi i djegur. Për t'i penguar të ënjturit pas djegies, lëkura e djegur mund të lyhet me uthull molle. Po ashtu, mbi vendin e djegur mund të vendoset edhe mjaltë. Mjalti e pengon të mbledhurit me dhimbje të lëkurës, dhe ndihmon në shërimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Këshillohet të përdoret mjaltë sa më i errët.

Djegia nga dielli

Nëse edhe djegia nga dielli është e gradës së lartë, mund të përzihen 200 gr kos dhe një e bardhë e vezës, si dhe 100 gr patate të freskëta e të shtypura. Me to lyhet lëkura e djegur. Mbështillet dhe mbahet gjersa të pastrohet lëkura.

Djersitja

Kundër djersitjes pihet shurupi i përgatitur nga hudhra, në mbrëmje dhe para gjumit 2 - 3 lugë gjelle në ditë.

Djersitja natën

Pengohet me sukses, nëse lëkura e trupit fërkohet me uthull molle.

Djersitja e këmbëve

Lëvorja e boçeve të bungut (Quercus petrea) shtypet dhe bëhet pluhur. Me pluhur të tillë çdo tri ditë fërkohen çorapet dhe këpucët. Po ashtu, mund të merren edhe disa patate që më pas shtypen dhe thahen. Nga kjo bëhen pece, ku vendoset edhe pak kamfor, dhe me to mbështillen këmbët. Pecet ndërrohen çdo 24 orë.

Djegiet në kokë

Së pari qethen flokët, pastaj lahet koka me ujin ku është zier drithi. Ndërkohë, merren gjethet e urthit (Hedera helix), një lugë verë, një lugë yndyrë dhe kripë. Përzihen vera, kripa dhe yndyra dhe lihen të qëndrojnë për 4 orë. Pastaj nga dy gjethe të urthit vendosen në vendin e djegur me masën e përgatitur dhe aty qëndrojnë 24 orë. Kjo përsëritet për çdo ditë, dhe çdo ditë koka lahet me ujin e drithit, ndërsa shpërlahet me verë.

Nga: Armando Jaupaj/gazetastart
 

Зngjεll

___________
Kos alla shqiptarçe dhe je në rregull :D
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Зngjεll;158867 said:
Kos alla shqiptarçe dhe je në rregull :D

pse me limontoz sbn efekt te kercesh ne ajer 3 ore pa pushim sipas meje duhet te rrini ne hije dhe jeni ok
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Si mund të kurojmë në shtëpi djegiet e diellit?

Ditët e nxehta të verës kanë filluar. Ju pëlqen të rrini për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit? Apo keni dëshirë të nxiheni pak për të larguar ngjyrën që mbizotëron prej muajsh në lëkurën tuaj?



Megjithatë, duhet të keni kujdes, sepse nëse nuk jeni mësuar me asnjë ekspozim diellor dhe po nisni ditët e plazhit në muajin korrik, mund t‘iu shkaktojë probleme të ndryshme, mes të cilave djegiet, që shpesh dihet që mund të jenë mjaft të rrezikshme. Zgjidhja që dimë prej kohësh, duke evituar ekspozimin në orët e drekës, është përdorimi korrekt i kremrave kundër diellit. Nga faktorët mbrojtës, më i këshillueshmi është 50+. Kremrat me faktor mbrojtës më të ulët se 6 nuk sigurojnë asnjë lloj mbrojtjeje nga rrezet e dëmshme të diellit, sigurojnë specialistët. Po ashtu, studimet e bëra për rreziqet që i kanosen lëkurës nga dielli kanë treguar se janë shfaqur vetëm disa cilësi të efikasitetit të vitaminës D kundër kancerit, ndërkohë që lidhja mes ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës është forcuar. Gjithashtu, nuk duhet të qëndrojmë gjithë ditën para diellit për të marrë një ngjyrë të bukur. Në ndihmë do të na vinin edhe 10 minuta, apo një dietë e shëndetshme me fruta e zarzavate.



Nëse djegiet janë të lehta dhe nuk lind nevoja e ndërhyrjes mjekësore, dermatologët këshillojnë përdorimin e mënyrave alternative, edhe pse kujtojmë se ajo natyrale nuk është sinonim i sigurisë së plotë. Kështu, para se t‘i nisim, është mirë t‘i drejtohemi një specialisti. Ndërkohë, ja një listë e kurave natyrore për të lehtësuar djegien dhe skuqjen që mund të pësojë lëkura nga dielli.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Livanda

Që prej shumë kohësh, kimisti francez Renأ¨ Gattefossأ¨ filloi të bënte eksperimentet e para mbi esencën e livandës, duke marrë rezultate të mira edhe në rastet e djegies. Dihet se livanda kryen edhe një veprim antiseptik dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Kundër djegieve nga dielli mund të përdorni një çaj të thjeshtë të përgatitur me të. Lyejeni krejt trupin, por përgatitja nuk duhet të jetë shumë e nxehtë për të evituar një tjetër djegie.



Aloe vera

ثshtë ndoshta një nga kurat natyrore më të njohura dhe më të përdorura kundër diellit. Arrin të reduktojë inflamacionin, skuqjen dhe dhimbjen. Studimet e bëra mbi këtë lloj bime janë të shumta, mes të cilave edhe ajo e vitit 1995 kur është përdorur për të kuruar viktimat e atentatit të qytetit të Oklahomës. Kurat u kryen nga mjeku T. Moore që kishte trajtuar rreth 4000 raste djegiesh në botë dhe rezultuan mjaft efikase. Grini një fletë aloe vera dhe xhelin që del prej saj vendoseni në vendet e djegura.



Mjalti

ثshtë një prej qetësuesve më të "bezdisur", por që funksionon në mënyrë perfekte, nëse nuk keni në dispozicion asgjë tjetër më praktike. Sipas kërkimeve të kryera në "Clinical Trials Research Unit" të Universitetit të Auklandit në Zelandën e Re, mjalti të qetëson dhimbjet, kryen një veprim antibakterial dhe në rastet e djegieve të rënda arrin të heqë qelizat e vdekura nga indet për një rigjenerim më të shpejtë.



Kamomili

Një tjetër qetësues natyror efikas është edhe kamomili, që jo më kot qëndron i pari në listën e bimëve medicinale që përdoret për të gjitha sëmundjet. Mirë është të përdoren kremrat pas diellit me kamomil, ose mund të përgatitet një çaj kamomili. Lihet të ftohet dhe vendoset direkt në pjesët që të dhembin, 2 ose 3 herë në ditë.



Molla

Redukton të skuqurën dhe ndihmon në qetësimin e plagëve. Qëroni një mollë, priteni në copa dhe vendosini te pjesët me djegiet dhe dhimbjet më të mëdha.



Uthulla e verës së bardhë

Gjyshet prej dekadash kanë aplikuar uthullën për djegiet nga dielli dhe shërimin e lëkurës së djegur. Me kompresat e uthullës së ftohtë në lëkurë, gjyshet dikur na thoshin se shërimi është i garantuar.



Kosi

Provoni të zëvendësoni kremin tuaj pas diellit me kos të ftohtë, kjo mënyrë shërben për të dezinfektuar lëkurën dhe për të hequr ndjesinë e djegies. Vendoseni kosin mbi trup për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni



Uji

Mirë është të pini shumë ujë edhe kur jeni në det, por edhe kur jeni kthyer në shtëpi. Hidratimi i lëkurës e ndihmon trupin t‘i administrojë më mirë djegiet.



Dushi

Herë pas here dush me ujë të ftohtë dhe kompresa me akull në vendet e dëmtuara. ثshtë e sigurt se do të ndiheni më mirë.

(marre nga gazeta shqip)
 
Top