• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pas vaksinimit, fëmijëve nuk duhet t’u jepet paracetamol

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Dhënia e paracetamolit fëmijëve, pas vaksinimit si mjet për parandalimin e temperaturës, mund të shkaktojë zvogëlimin i veprimit mbrojtës të organizmit. Kohë më parë është kryer një studim në të cilin kanë marrë pjesë 450 foshnje të sapolindura. Foshnjat pas vaksinimit kanë marrë paracetamol, i cili gjatë 24 orëve të ardhshme është dashur të pengonte paraqitjen e temperaturës. Siç theksojnë studiuesit, paracetamoli me të vërtetë e ka penguar temperaturën. Mirëpo, është zbuluar se edhe paracetamoli mund të zvogëlojë rolin mbrojtës të vaksinës. Këtë e kanë vërtetuar edhe studiuesit çekë dhe ata britanikë. Ata theksojnë se fëmijëve nuk duhet t’u jepen ilaçe, përveç nëse kjo është e domosdoshme. Ky është studimi i parë i cili ka zbuluar një veprim të tillë të paracetamolit tek fëmijët. Studiuesit mendojnë se kjo është për shkak se paracetamoli përzihet me qelizat imunologjike të cilat gjenden në vaksinë. Studiuesit paralajmërojnë se bëhet fjalë për një zbulim të rëndësishëm, por paralajmërojnë edhe studime të tjera, me të cilat do të zbulohen detaje të tjera.telegrafi
 
Top