Pasojat e nje veprimi!

kitrra 123

plak gjufurrak
Keto dite u diskutua shume dhunimi i nje 15 vjecareje. U mbajte dhe nje proteste. U tha e cfare nuk u tha. Pro et contra. Deri me tash kjo ceshtje perfundoi me disa te arrestuar dhe disa qe presin nen ethe per arrestime. T'i harrojme arrestimet :censored: Ti vejme gishtin kokes e te mendojme me seriozitetin me te madhe qe ka mendja jone. :unsure:

Ca vite me pare, dekada, une si nje njeri me nje moshe te re, i respektuar, i veshur me ca pushtet ndodhem para nje vajze te mitur. Nen epshet e pakontrolluara dhe nen lotet dhe lutjet e vashezes une duke shfrytezuar fuqine time dhe dobesine e saje e dhunoje. Ishte dhunimi i pare dhe i fundit ne jeten time. Nje gabim qe nuk do doja te ndodhte.

Vitet ikin me to dhe gjerat ndryshojne. Ajo ne rrugen e saj dhe une ne timen. Une i martuar me kalamaj per neper kembe, me nje jete stabile, nje harmoni, nje lumturi dhe nje rehati te krijuar. Nje lloje respekti ne rreth, ne lagje, ne komunitet.

Megjithate kohe pas kohe, ne erresire diku, me shkon ne mendje: po sikur?! Po sikur te behet e gjalle e te rrefehet? Dhe njefar frike, nje pasiguri me kaplon e me rrenqeth trupin por disi genjeje veten e them: Nuk ka mundesi! Nuk do te ndodhe.

Nje nate. Nje nate kur me familje po jetonim pasdarket tona te lumtura dhe femijet tane po kenaqeshin duke lozur e duke bere shaka se bashku ne ekranin e TV -se cfaqet ajo. Filloi rrefimin ............. Qetesi vdekjeje. Erresohet gjithcka! Policia akoma nuk ka ardhur.....

Çfare do benit ju po te ishit ne vendin tim?!
 

sofia

Antarë i Respektuar
Fillimisht pyes veten cfare ka bere ai ish-profesori im. Mua me duhet te mendohem pak sa te ngjis shkallet
 

sofia

Antarë i Respektuar
Versioni real:
Do te analizoja me vetvete kohen qe do t'i duhej policise te vinte tek shtepia ime duke i ulur televizorit zerin ne maksimum. Ne kuzhine shpresoj qe te ishte embelsira qe mund te kisha gatuar ate mengjes, ne te kundert do te rrembeje cdo embelsire tjeter sa per t'i drejtuar per tek dhoma e tyre egjumit per ta vazhduar lojen aty pa i trembur nga biseda me teper se sa serioze qe do te zhvilloja me bashkeshorten. Do t'i shpjegoja sa ma thjeshte se cfare kisha bere dhe se isha penduar shume per gjithe kete qe me zinte frymen here pas here. Nqs do te me mbeshteste, do t'i kerkoja te me ndihmonte per te pergatitur valixhen dhe ne rast se do te kisha ruajtur ca te holla, mund edhe t'i kerkoja menimin qe nese ishin mjaftueshem te lirohesha kundrejt pageses. Si njeri i pushteshem e njoh nje avokat. E telefonoj, ate me te zotin dhe besnikun dhe i tregoj brenda 10 minutave te verteten.
Hapi i radhes jane femijet. Do t'u tregoja qe babi ka bere nje gabim te pafalshem dhe duhet te kryeje nje denim per kete, por denimin e vendos dikush tjeter ashtu si une i denoj te mesojne mesimin pasardhes nese qendrojne 1 ore me shume ne celular. Do t'i thoja se i dua shume dheme kishte marre malli qe tani per ta. Deri kur mberrin policia do te rrija i vetem, nuk do te doja qe femijet dhe gruaja te degjonin sirenat e policise. Po aty per aty do te kuptoja se nuk kisha se cfare te prisja. Duhet te vetedenoncohesha, ndoshta e perfitoj nje falje.
Tani ky ishte dhunim apo perdhunim?
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ai duhet te ishte denuar qe atehere por ne kete rast nqs nuk e ndjen per tu dorezuar vete le te prese policine. Nese ka mesuar nga ai gabim mund te kerkoje dhe falje apo ulje denimi s'e di. Fundja ne jemi peng i gabimeve tona. Mos sot neser do paguajme per cdo gje qe bejme. Me vjen keq qe familja e tanishme ska faj por kur mendon qe kjo jete eshte sprove ne vetvete atehere dhe ata duhet te perballen me kete gje.
 

legjenda

Tetova
Ai duhet te ishte denuar qe atehere por ne kete rast nqs nuk e ndjen per tu dorezuar vete le te prese policine. Nese ka mesuar nga ai gabim mund te kerkoje dhe falje apo ulje denimi s'e di. Fundja ne jemi peng i gabimeve tona. Mos sot neser do paguajme per cdo gje qe bejme. Me vjen keq qe familja e tanishme ska faj por kur mendon qe kjo jete eshte sprove ne vetvete atehere dhe ata duhet te perballen me kete gje.
ty a gjalle je
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Une kisha edhe nje version heroik ,po nuk po e shkruaj. @kitrra 123 kur do ta njohim versionin tend?
Eh. Tani jam i mendimit se njeriu nuk munde te jap nga vetja realitetin pa qene ne situaten reale te veprimit. Pra une do jap nje mendim imagjinar por ku di ne do te jete ne perputhje me situaten reale. Ne radhe te pare kerkim falje nuk do kerkoja. E kam thene ketu disa here se nuk i pelqeje kerkim faljet dhe nuk dua te tjeret te me kerkojne falje. E konsideroje veten mjaftueshem te ndergjegjshem se ku kam gabuar dhe gabimet duhet t'i permiresoje me veprime te mira.

Ne ndergjegjen qe kam them se gabimi qe me vrane ndergjegjen nuk do me linte te qete. Edhe pa u bere lajmi publik do te beje tentime qe ta takoja vajzen por jo per ti kerkuar falje apo per ti kerkuar qe ta mbante mbylle gojen. Thjeshte do i kerkoja mendimin e saj se cilat jane veprimet qe une duhet te beje/ ndermarre qe ajo sado pak te ndjehej e lehtesuar per gabimin tim.

Nese do vinte situata ashtu siq e kam parashkruar une nukndo e thoja asnje fjale. Do ngrihesha do merrja rrugen drejte stacionit te pare te policise dhe do lajmerohesha.
Veprimi i radhes. Do kerkoja divorcin duke u lene bashkeshortes dhe femijeve gjithcka cfare kam. Banese, shtepi, prona e pasuri. Thjeshte kjo sadopak do ishte nje mbeshtetje e vogel per ta per pasojat qe do kishin ne vazhdimin e jetes si rezultat i nje veprimi timbte mehershem. Per logjiken time nuk eshte e lehte te jetosh ne nje komunitet kur te gjithe e dijne se ti je bashkeshortja apo femija i nje dhunuesi.
Veprimi i radhes. Nga prokuroria dhe gjykata do kerkoja qe ceshtja te perfundonte me nje seance duke kerkuar denimin meritor perfshi dhe denimin materialo/ moral per palen e demtuar.
Kur ti perfundoja te gjitha keto do ikja ne nje vend tjeter per te vazhduar pjesen e jetes qe me ka mbetur. Do ulja koken dhe do punoja. Per vete do mbaja vetem ato mjete qe do me duheshin per mbajtje jete ndersa pjesen tjeter do e ndaja per gjysme:
- nje pjese te dedikuar ndonje shoqate qe merret me trajtimin e femrave te dhunuara dhe
- pjesen tjeter do e kisha dedikuar per familjen time qe i kam lene diku nese ata do e pranonin

Takimi me familjaret. Per mua do ishte e rende. Shume e rende. Nuk munde ta paramendoje veten te jem para vajzes e cunit tim. Edhe sikur ata te insistonin te me takonin e them me seriozitet se do i takoja shume rralle.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Mir eshte qe ketyre gabimeve te kryera ne moshe te re tu japesh zgjidhje atehere kur jane kryer, perpara se te behesh familjar dhe me kalamaj se merr m’qaf dhe kalamajt. ☹️
 

Desa

Felix - Culpa
Nëse absolutisht do isha kjo kafshë që ka bërë krim e jo gabim, besoj se në atë moment do isha përshëndetur me familjen dhe zhdukur diku pa nam e nishan. Do vdisja diku ku kafshët e egra të ushqeheshin me trupin tim të një kafshe.
 
Top