• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pedofilia, si të mbroni fëmijët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pedofilia është veprimtari erotike me fëmijët. Sipas kritereve diagnostike, pedofili duhet të jetë më i vjetër pesë vite se sa viktima. Ndërsa mosha e tyre mund të lëviz nga 16-65 vjeç. Orientimi seksual i këtyre personave mund të jetë hetero dhe homoseksual; dominojnë heteroseksualët. Të dhënat flasin që pedofilët meshkuj homoseksual zgjedhin fëmijët më të rritur, kurse ata heteroseksual, më tepër vajzat 8-12 vjeç.
Nga aktivitetet me fëmijët, janë lojërat pjesërisht lakuriq, i shikojnë dhe ledhatojnë. Fëmijët janë më shpesh nga rrethi i tyre. Sa i përket çrregullimeve mendore, personat me retardime mendore, me skizofreni, të dehur ose persona me ndryshime psikoorganike, mund të kryejnë vepra seksuale me fëmijët, mirëpo këto janë shumë raste të rralla. Numri më i madh i pedofilëve heteroseksual është i martuar, kurse homoseksualet rrallë që ndonjëri qëllon i martuar.

Pedofilia kohët e fundit edhe tek banorët e Kosovës ka zgjuar kureshtjen dhe shqetësimet? Kush e solli, a ka qenë këtu, a ka pasur ose s’ka pas më parë, a ka qenë më e fshehur, ose ka qenë “pa pasoja”, më e butë derisa s’ka dëgjuar njeri për të?!
Jo, pedofilinë nuk e solli askush tek ne, pedofilia gjendet në të gjitha vendet dhe kombet e botës, ku më shumë, ku më pak. Beletristika botërore është e mbushur me raste markante dhe trishtuese të bastardëve pedofil, që kanë goditur mendjen e njerëzve. Në Evropë janë të njohura rastet në seri të pedofilëve si në Angli, Francë dhe Shtetet e Beneluksit. Këto raste nga popullata priten me frikë, me tronditje të jashtëzakonshme shpirtërore, bëjnë shumë jehonë, krijojnë mosdurim në rrethin ku punojnë dhe jetojnë.
Mendoj, që këtë jehonë, trishtim, stres dhe traumë për popullatën e bëjnë zmadhimet, shtrembërimet nga personat që nuk kanë njohuri për këtë dukuri. Fëmijët, në fillim të ngjarjes edhe mund të jenë kurioz ose të mashtruar, mirëpo më vonë mund të pësojnë tronditje të rëndë psikike.
Ndikim shumë të keq kanë edhe afrimi, qasjet e lehta në uebsajtet e ndryshme të cilat janë të mbushura me pornografi të fëmijëve. Kështu që një parapëlqim i cili mund të jetë i fjetur ose një predisponim i cili nuk është në plan të parë nga këto shikime, ekcitime, përjetime, mund të jetë iniciale për fillim të sjelljes pedofilie.
Disa nga ato sjellje mund të lakmohen, mund të provohen dhe nëse paraqesin “kënaqësi”, mund të pranohen. Këto veprime mund të kryhen kryesisht nga personat emocionalisht jo stabil, me stigmate të çrregullimit të personalitetit, personat me sjellje të papjekur, ekstravagant, me stile të veçanta të kënaqjes së epsheve.
Sa i përket rëndësisë së veprimeve pedofilike në psikiatrinë forenzike, ato kanë një rëndësi të veçantë. Sidomos pedofilët e dhunshëm dhe ata që e vrasin viktimën. Këta persona duhet gjithsesi të ekzaminohen dhe të vërtetohen çrregullimet, eventualisht deformimet-abnormalitet e epsheve seksuale.
Në literaturë nuk ka karakteristika të prototipit të personit pedofil, ekzistojnë karakteristikat e përgjithshme sikurse që janë person submisiv, të dashur për fëmijën, mjaft suptil në sjelljet me ta, të butë. Mbi 70%, e tyre kanë lidhje të ndryshme me fëmijët, janë arsimtarë, edukatorë, kujdestarë, mbikëqyrës; gjysh që kujdeset për fëmijët, etj.
Atyre u pëlqen që t’i prekin fëmijët, pastaj t’ua mësojnë zhargonin e ndyrë të shprehjeve, i ledhatojnë, iu blejnë gjëra të vogla të kënaqësisë fëmijërore; lodra, sheqerka etj. Nëse personi pedofil manifeston edhe agresion, që quhet sadizëm-kënaqje duke munduar ose mbytur viktimën, atëherë personi ka çrregullim organik të personalitetit. Këto çrregullime, më shumë u përkasin personave të rritur ose më të moshuar.
Vitin e kaluar në klinikën e psikiatrisë në Prishtinë, janë ekzaminuar dy raste, njëri për pedofili me vrasje dhe tjetri për abuzim seksual. Që të dy janë përballur me gjykatën dhe kanë marrë dënimet e merituara. Por, nuk mjaftojnë dënimet e tyre. Ata duhet trajtuar, duhet punuar me ta në aspektin psikiatrik, psikologjik, social, në mënyrë që ata të mësohen, të vetëdijesohen dhe ta kuptojnë që “pasioni i tyre” është i ndaluar dhe mjaft i rrezikshëm.
Rëndësia qëndron në ndaljen, zvogëlimin e kësaj ”kënaqësie”, e cila është mjaft irrituese dhe e dënueshme. ثshtë vështirë të çrrënjoset, sepse pohohet që nuk është e mësuar, por e lindur. Mirëpo, puna jonë sistemore e planifikuar në të gjitha aspektet, është sensibilizimi dhe vetëdijesimi i të gjithë prindërve. Porosia e thjesht: mbani nën kontroll fëmijët. Një bashkëpunim i mirë me fëmijët do të ketë efekte pozitive, sepse fëmija nuk fsheh, është kureshtar, nuk mban gjatë fjalën, mund të harrojë dhe flet.
Këtu mund të ndërpritet hallka e motivacionit edhe veprimit të pedofilit dhe nëse konstatojmë se bëhet fjalë për pedofili, duhet patjetër të informohen organet e rendit. Nëse edhe më thellë është goditur sfera epshore, atëherë trajtimi tek psikiatri është i domosdoshëm. Aplikohen antiandrogjen dhe antidepresiv.
Veprimet e pedofilit te fëmija, një kohë të gjatë do të kenë pasoja në të gjitha fazat e pjekurisë së personalitetit të tij. Teoria psikodinamike u jep dimension mjaft të rëndësishëm përjetimeve fëmijërore të individit për pjekurinë dhe ecjen e shëndosh nëpër sfidat e jetës të çdo personi. Me përjetimet në fëmijëri shpjegohen shumica e çrregullimeve mendore neurotike, të cilat i kanë rrënjët në abuzime ose përjetimet e vështira. Ato dikur suprimohen dhe harrohen, mirëpo në situata të ngjashme zgjohen, paraqiten prapë dhe personi mund të bie në gjendje të krizave disociative, konverzive, regresion, etj. Telegrafi
 
Top