Peisazhet e bukur të afrikes se jugut

MasteR

I'm offline
Peisazhet e bukur të afrikes se jugut
Turistët magjepsen me bukurinë e tij natyrore. Ndër gjërat e shumta që i tërheqin ata janë plazhet e bukura tërë diell, vargmalet hijerënda dhe një shumëllojshmëri shtigjesh për ekskursione. Në qytete gjen dyqane dhe restorante që renditen ndër më të mirët në botë. Klima e butë e bën edhe më tërheqëse Afrikën e Jugut.
Turistët i tërheq sidomos flora dhe fauna e larmishme. Në këtë vend ka rreth 200 lloje gjitarësh, 800 lloje zogjsh dhe 20.000 lloje bimësh me lule. Njerëzit vërshojnë nëpër rezervatet natyrore të kafshëve, siç është parku i famshëm kombëtar «Kruger». Atje, në gjendje të lirë, mund të shohin ‘pesë të mëdhenjtë’ e Afrikës: elefantët, rinoqerontët, luanët, leopardët dhe buajt afrikanë.
Përvojë e paharrueshme është vizita në ndonjë nga pyjet tipike të Afrikës së Jugut. Atje, në qetësi, mund të admirosh fiere të pazakonta, likene dhe lule të veçanta, si edhe zogj e insekte tërë ngjyra. Ndërsa ngre kokën lart për të parë një pemë madhështore, të quajtur druri i verdhë, mrekullohesh se si kjo pemë gjigante e ka zanafillën nga një farë mikroskopike. Disa nga këto pemë mund të arrijnë deri në 50 metra lartësi dhe të jetojnë një mijë vjet

13528663_107912596308257_8930427116443717558_n.jpg

13537559_107912652974918_8854205973752630008_n.jpg

13516433_107912679641582_6511507115087652077_n.jpg

13516420_107912949641555_5737558432236707806_n.jpg

13529093_107913076308209_6178691451418101267_n.jpg
 
Top