Pensionisti italian që vrau të riun shqiptar i futet politikës

Arfenilla

Themelues i Forumit
sicignano.jpg
Pensionisti italian i cili vrau një muaj më parë një të ri shqiptar i është futur politikës, ndërsa kandidon me partinë e Berluskonit. Francesco Sicignano, i cili vrau shqiptarin Gjergj Gjoni një muaj më parë po i futet politikës, ashtu sikundër kishte paralajmëruar disa ditë pas vrasjes. Ai kandidon si këshilltar komunal në listat e Forza Italia të Silvio Berluskonit, në zonën e Vaprio d’Adda, Milano.


Vrasja e shqiptarit solli debate edhe në rrafshin politik. Kryeministri Matteo Renzi ka deklaruar se nuk mund të bëhet hero një person që ka vrarë, pa u dhënë ende një vendim nga gjykata, “pasi ai ka vrarë”. Nga ana tjetër, lideri i Lega Nord, Matteo Salvini, ka thënë se pensionisti duhet nderuar dhe jo të hetohet.

Gjergj Gjoni kishte shkuar në Itali në vitin 2012. Kur ishte vetëm 20 vjeç, ai u ishte bashkuar në burg gjashtë bashkatdhetarëve të tjerë, të akuzuar nga policia në Treviglio si anëtar i një organizate kriminale që merrej me prostitucion, shpërndarje kokaine dhe njëkohësisht ishte bërë protagonist në disa vjedhje. Shqiptari ishte dëbuar dhe ishte kthyer ilegalisht në Itali. Ai paraqitej si i pastrehë, por në realitet hetuesit mendojnë se ishte zhvendosur në shtëpinë e së dashurës së tij. /albeu
 
Top