Për lumturi, shefi i uli vetes pagën e ua rriti punëtorëve

Arfenilla

Themelues i Forumit

shefi.jpg



A është edhe dikush i emocionuar si unë?”, tha Dan Price, pronari i një kompanie të vogël të përpunimit të kredit kartelave, në zyrën plotë me punëtorë të tij, pasi i lajmëroi për politikën e tij të re të pagave.

“Unë jam paksa i tmerruar”, u tha ai.

Price, themeluesi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i “Gravity Payments”, lexoi një hulumtim që shpaloste se njerëzit që fitojnë më pak se 70,000$ në vit mund të bëhen me të vërtetë të lumtur nëse marrin rritje të pagës.

Pas kësaj, Price thjesht vendosi që të rrisë rrogën e secilit në minimum 70,000 dollarë, edhe për punëtorët në shkallën më të ulët të korporatës.

Sipas “Times”, kompania e Price, të cilën ai e filloi para një dekade, kur ishte 19 vjeç, ka 120 punëtorë, transmeton Koha.net.

70 nga ta do të kenë rritje të pagës, kurse 30 do të marrin dyfishin e pagës në bazë të politikave të reja!

Në mënyrë që të ndihmojë në pagesën e pagave të reja, Price do të ulë pagën e vet vjetore nga 1 milion dollarë në 70,000 dhe do e japë një pjesë të mirë të profitit të parashikuar të kompanisë për të realizuar këtë vendim.

“Norma e tregut për mua si Kryeshef Ekzekutiv krahasuar një person normal është qesharake, absurde”, deklaroi Price për “Times”.

Në SHBA, një Kryeshef Ekzekutiv ka pagë rreth 350 herë më të madhe se një punëtor normal.

Në bazë të një hulumtimi të bërë, në vitin 2013 një punëtori të rregullt të McDonald’s i duhej të punonte 7 muaj që të fitojë atë që Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë e fitonte për një orë. B expres
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Për lumturi, shefi i uli vetes pagën e ua rriti punëtorëve

U mush bota me steve jobs...si sje nanji knej nga albanistani
ktu shefi per qejf te karitasit i ngre vetes rrogen...punonjesve i thote kaq e hudhu perpjete
 

Devil

Anëtar i Nderuar
Titulli: Për lumturi, shefi i uli vetes pagën e ua rriti punëtorëve

Tani qe lexova kte sdo bohem kurre shef :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Për lumturi, shefi i uli vetes pagën e ua rriti punëtorëve

Punetoret e lumtur jane me produktiv, kshu qe hallall. :)
 

Pentacle

Anëtar i ri
Titulli: Për lumturi, shefi i uli vetes pagën e ua rriti punëtorëve

e pershendes veprimin :) jam komunist :D
 

Jonio

Anëtar i Respektuar
Titulli: Për lumturi, shefi i uli vetes pagën e ua rriti punëtorëve

Ky qenka shef ...
Jo si ai shefi im qe me thote perdite: per ty po punojme sot. lol
 
Top