Për paisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit

BeniT

Donatorë
REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
LIGJ
Nr.8668, datë 23.11.2001

Për paisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit



Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,




KUVENDI
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:​

Neni 1



Pasaporta për jashtë shtetit është dokument që vërteton identitetin dhe shtetësine shqiptare të mbajtësit të saj, me anën e së cilës ai mund të dalë e të hyjë nga dhe në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe të udhëtojë nga një shtet i huaj në një tjetër

Pasaporta për jashtë shtetit është një dokument me shkallë të lartë sigurie në përputhje me konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare.



Neni 2



Të gjithë shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të pajisen me pasaportë. Shtetasit shqiptarë, që me vendim të gjykatës kanë zotësi të pjesshme për të vepruar ose nuk kanë zotësi për të vepruar, pajisen me pasaportë vetëm me kërkesë të prindërve ose të kujdestarit të tyre.



Neni 3



Shtetasit deri në moshën 16 vjeç, paisen me pasaportë të vleshme deri në 5 vjet, ndërsa ata mbi 16 vjeç paisen me pasaportë të vleshme për 10 vjet.

Në të gjitha rastet, vlefshmëria e pasaportës mund të zgjatet vetëm një herë për një periudhë njëvjeçare.



Neni 4



Pasaporta shqiptare është e zakonshme, shërbimi dhe diplomatike.

Kriteret për lëshimin e pasaportës të shërbimit dhe diplomatike përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.



Neni 5



Pasaporta e zakonshme lëshohet nga Ministria e Rendit Publik, ndërsa pasaporta e shërbimit dhe ajo diplomatike lëshohen nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Për shtetasit shqiptarë, me banim jashtë shtetit, veprohet sipas rregullave të caktuara nga Ministria e Rendit Publik dhe Ministria e Punëve të Jashtme.



Neni 6



Shtetasit shqiptarë pajisen me pasaportë të zakonshme pranë organit të policisë, në juridiksionin e vendbanimit të vetë të përhershëm duke paraqitur :



• Kërkesë me shkrim

• اertifikatë e lindjes me fotografi,

• Fotografi të përmasa 4 x 5 cm (copë tre).



Pajisja me pasaportë të zakonshme bëhet brenda një muaji nga data e paraqitjes të kërkesës.

Kërkesa dhe dokumentat për pajisjen me pasaportë, si dhe tërheqja e saj në organin e policisë, bëhet nga vete shtetasi ose i ngarkuari me prokurë të posaçme ose nga prindi, ose kujdestari për të miturit dhe ata pa zotësi për të vepruar.



Neni 8



Shtetasit i bllokohet pasaporta kur:

• Ka të dhëna të mjaftueshme se mbajtësi i saj e ka marrë atë duke fallsifikuar dokumentat për lëshimin e saj.

• Në pasaportë ka shënime të bëra nga organe ose persona të pautorizuar

• Ka lënë funksionin për të cilin ka marrë pasaportën e shërbimit ose atë diplomatike, me përjashtim të rasteve kur me ligj të veçantë është parashikuar ndryshe.



Neni 9



Pasaporta shpallet e pavleshme kur:

• Denoncohet nga vetë shtetasi se e ka humbur, i është vjedhur, ose është grabitur.

• Eshtë dëmtuar nga pakujdesia e mbajtësit të saj.

• Janë plotësuar fletët me shënime zyrtare.

• Vërtetohen rastet e përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji.



Neni 10



Vlerësimi dhe administrimi i pasaportës së pavlefshme bëhet përkatësisht nga organi që e ka lëshuar.



Neni 11



Shtetasi ripaiset me pasaportë në rastet e përcaktuara në nenin 9, si dhe kur pasaportës i ka mbaruar afati i vlefshmërisë. Për ripaisjen me pasaportë të zakonshme zbatohen të njëjtat rregulla si për marrjen e saj për herë të parë.



Neni 12



Tarifat për pajisjen dhe ripajisjen me pasaportë të zakonshme përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrisë së Rendit Publik, Minstrisë të punëve të Jashtme dhe Ministrit të Financave.



Neni 13



Modeli i pasaportës dhe sistemi i lëshimit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave



Neni 14



Pajisja me pasaportë të re, sipas këtij ligji, do të bëhet pas përfundimit të vlefshmërisë së pasaportës ekzistuese me të cilën është pajisur çdo shtetas shqiptar.



Neni 15



Dekreti nr. 7393, datë 12.6.1990 "Për lëshimin e pasaportave dhe dhenien e vizave", me ndryshimet e bëra, si dhe çdo dispozitë, që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen



Neni 16



Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

(Policia e Shtetit.)
 
Top