Për ty "modern" që më konsideron " të prapambetur"

Sirius.

Sapiosexual!
Duke qenë se kam shprehur kundërshtinë time hapur, kundrejt formateve si " Për-puthen" apo " Love-Story'', ka një reagim nga një grup njerëzish që kundërshtinë time e quan" prapambetje".

Krejt mirë. Unë kam mbetur prapa dhe nuk kam ecur me hapin e kohës dhe rrjedhimisht kam një gjykim të mbetur prapa kohës.

Ta analizojmë pak këtë "prapambetje".

Gjithçka që ndodh tek " Për-puthen" apo " Love Story" po na serviret si realitet i mirëfilltë, madje edhe opinionistët që janë në studio ngulmojnë tek fjalia:" Ky është realiteti. Kështu ndodh edhe në jetë.

Lindin pyetjet:

Sa shpesh ndodh në jetë që një djalë apo një burrë, të dalë me disa vajza njëherazi dhe këto të fundit t'i binden grafikut që ka përcaktuar vetë djali apo burri?!
Sa shpesh ndodh në jetë që këto takime të filmohen dhe vajzat dhe gratë t'i shohin prekjet dhe puthjet që i kanë dhënë të njëjtit burrë apo djalë?!
Sa shpesh ndodh në jetë që të gjitha këto filmime shfaqen përpara publikut të gjerë dhe na prodhohet një " opinionist dashurie" që analizon puthjet, prekjet dhe dendurinë e tyre në çdo takim?!

Kjo nuk ndodh në jetën e vërtetë. Dhe a e di pse?!
Nëse kjo do të ndodhte në jetën e vërtetë, atëherë secili prej nesh do të shfaqte në profilin e tij në feisbuk çastin kur debaton, preket apo puthet me partnerin apo partneren përkatëse.

Dhe pasi ta kish nxjerrë do të priste opinionin nga publiku fejsbukian se kujt do t'i jepte të drejtë në debatin e zhvilluar mes dy partnerëve.
Fakti që asgjë e tillë nuk ndodh në jetën reale, do të thotë se formate si " Për-puthen" apo
" Love story" prodhojnë veçse një realitet artificial mediatik dhe jo një realitet jetësor.
Zhdukja e kufirit mes dimensionit personal dhe dimensionit publik, është basti më i rëndë që mund të luajë një shoqëri dhe ngritja e këtij basti në nivel mediatik mund të jetë gjithçka veçse "dashuri" nuk është.

Dashuria në thelbin e saj përmban dinjitetin e individit. Nuk mund të shkelet dinjiteti i një burri apo i një gruaje dhe ky fakt të serviret si akt dashurie.
Lakuriqësia është një gjendje intime.
E tillë duhet të jetë edhe lakuriqësia emocionale apo ekonomike e një individi.
Ndaj, unë ngulmoj që kur ti e shfaq fytyrën e një njeriu të varfër para kameras, po bën "porno me varfërinë", pasi e nxjerr lakuriq ekonomikisht njeriun që po ndihmon.

Lakuriqësia emocionale është po aq intime sa ajo trupore.
Kur "dashuria" e shumëfishtë, përjetohet para kamerave, nuk është dashuri. Është " porno me dashurinë" ose më saktë është fyerje për dashurinë.


Post Scriptum- Ndaj ajo çka ti "modern" quan" prapambetje", është në të vërtetë një akt mbrojtjeje ndaj vetë dashurisë dhe ndaj dinjitetit njerëzor.

/Elona Caslli

152640907_1150073228796553_1770823608105234802_n.jpg
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Personalisht siç shmang ç'do lloj seriali me po të njëjtën shpejtësi ju arratisem llojeve të ketij formati reality show've. Madje këtyre të fundit me edhe me një lloj ndjesie arratisje sikur ti shmangie një të sëmurë me lebroze.
Por bëj çudi me diçka ndër vite në vënd që të sofistikohen janë bërë edhe më të shëmtuara duke përdorur injorancën njerzore nga të dy anët e "xhamit" televiziv.
Dhe gjithçka është në funksion të biznesit nëse më përpara kishte një buxhet të caktuar për të bërë një format disi të pranueshëm. Tani mjafton dëshira e të qënit i famshëm edhe prodagonizmi që sjell vetëm skandali. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me industrinë e filmit Serialet janë tashmë kryefjala, pak buxhet edhe sukses i garantuar duke përdorur varësinë ndaj subjektit.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Ma perpara e kqyri cufo tv se kto "shows"
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Mua ajo qe me vjen keq ne te tilla formate eshte,sepse po shkaterrohet cdo lloj vlere e familjes.
Por dhe natyres njerzore mashkull-femer.
Po shantazhojne ndjesine e te dashuruarit dhe velrave te saj.
 
Top