Perceptimi i perceptimit

Desa

Felix Culpa
S/M
Unë nuk jam ajo që mendoj se jam.
Unë nuk jam ajo që ti mendon se jam.
Unë nuk jam as ajo që mendoj se ti mendon që jam.

huazuar nga Quora

Nuk është realiteti, por është perceptimi ai që formëson realitetin e dikujt.

Në një lloj mënyre, kjo mbase mund të krahasohet me mënyrën se si foshnjat mësojnë të interpretojnë botën. Ato nuk kanë vetëdije dhe mësojnë për veten e tyre përmes reagimit të atyre që u ofrojnë kujdesin parësor.

Thua të jetë kjo pikënisja e një rrugëtimi të pafund, të perceptimit të identitetit tonë?

Diskutim të këndshëm. 🙂
 
E**A**

Antarë i Respektuar

Respect is the name of the game 😁

Lauri

Anunnak
Si t'a bën trurin përshesh Desa🤔 😄😜
 
Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Unë nuk jam ajo që mendoj se jam.
Unë nuk jam ajo që ti mendon se jam.
Unë nuk jam as ajo që mendoj se ti mendon që jam.

huazuar nga Quora

Nuk është realiteti, por është perceptimi ai që formëson realitetin e dikujt.

Në një lloj mënyre, kjo mbase mund të krahasohet me mënyrën se si foshnjat mësojnë të interpretojnë botën. Ato nuk kanë vetëdije dhe mësojnë për veten e tyre përmes reagimit të atyre që u ofrojnë kujdesin parësor.

Thua të jetë kjo pikënisja e një rrugëtimi të pafund, të perceptimit të identitetit tonë?

Diskutim të këndshëm. 🙂

Une mendoj se njeriu mendon se eshte ai qe eshte per veten, deri ne momentin qe mendimi tij eshte objektiv dhe jo frut i imagjinates se cfare do te donte te ishte. Vetedija egziston tek cdo njeri. Tek foshnja ne fillim mbizoteron instikti, por me kalimin e kohes, femija gjate rritjes fillon te krijoje individualitetin e vet te pavarur, mendimin e tij, te cilin e shpreh pastaj ne fjale e vepra. Sa me i lire te lihet, sa me pak ti thuhet se si eshte, aq me te shendoshe (ose me sakte te pavarur) e ka formesimin e personalitetit. Por, ne castin qe jeton nuk e njeh kurre veten ne te gjitha dimensionet e mundshme. Jo me kot hasemi me situata apo gjendje tonat te cilat na habisin po ne vete. Wow-se dija kete ane te vetes; Si e bera, ku e gjeta forcen- dola jashte vetes. Pra ne jemi nje enigme qe zbulohemi po nga vetvetja cdo dite.

Ndersa per mohimin e dyte. Dakortesom. Po e lexoja dhe tek Yavuz Demiri se fundmi, i cili thote se ajo qe tjetri mendon se je, eshte se ata te shikojne ty nepermjet syve te tyre, te kuptojne nepermjet ndjenjave te tyre, te portretizojne nepermjet realitetit te tyre. Pervec ketij fakti eshte dhe nje element i rendesishem; sado te cilter e te sinqerte ne KURRE nuk shfaqim veten tone 100% perballe tjetrit. Kaq aq sh te pathena, shtresa mbulimi, si puna e Henes qe nuk shfaqet e gjitha ne cdo njeri qe e shikon. Andaj, kurrsesi askush nuk mundet te na njohe teresisht!

Thene kjo, Njeriu ne fund eshte pikerisht ajo qenie te cilen e njeh me se miri vetem Krijuesi i Tij. Nje entitet i perbere nga bashkimi i shpirtit dhe mendjes. Formesuar gjate jetes, prej fitres se tij(natyrshmerise qe ja ka mbjell Krijuesi qe me lindjen) dhe mjedisit qe e rrethon. (familje/kulture/klime/etj)
 
Desa

Felix Culpa
S/M
Veten dhe.
Si ke filmi "Duaje emrin tënd" 😁
Veten që mendojmë se jemi? 🙃

@Soulmind shumë të vërteta ato që ke shkruajtur, por, përveç asaj që krijuesi na njeh se kush jemi, do të thotë që ne jetojmë dhe identifikohemi në bazë të auto perceptimit?
 
Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
@Soulmind shumë të vërteta ato që ke shkruajtur, por, përveç asaj që krijuesi na njeh se kush jemi, do të thotë që ne jetojmë dhe identifikohemi në bazë të auto perceptimit?
Te qenurit dhe dhe te identifikuarit jane 2 gjera te ndryshme. Ne jemi ata qe jemi! E verteta eshte Nje! Por jo domosdoshmerisht perceptimi mund te perkoje plotesisht me c'ka jemi. Jo me kot dhe filozofet e psikologet gjithe jeten e tyre ja kushtuan dhe ja kushtojne pikerisht te kuptuarit te qenies dhe te qenurit.
Perceptimi nuk krijohet tak fak, eshte proces analizues i shume proceseve jetesore gjate jetes. Si dhe cdo individ kete proces e ka te ndryshem nga tjetri ne varesi te formesimit dhe pjekjes se llogjikes dhe emocionales. E permend emocionin, pikerisht sepse eshte i rendesishem po aq sa llogjika e ftohte. Filozofia e shek 18te se "Man a machine!" apo e Le Corbusierit "House as a machine" limitojne pikerisht te kuptuarin e qenies si nje teresi komplekse prej mishi e shpirti. Ajo qe di me siguri eshte se jeta jone eshte e lidhur ngushte me te kuptuarit dhe kerkimin e kuptimit te cdo gjeje! A eshte e vertete absolute perceptimi yne?! Nje pyetje qe merr pergjigje nga cdo individ sipas parametrave qe e mat ai Vertetesine. Realiteti dhe perceptimi im mbi realietin, mund te jete i ndryshem nga i joti apo tjetrit.
Thote Rumi: "Perqafoje Driten qe ke brenda teje. Nese Drita eshte ne zemren tende, ti do arrish ta gjesh rrugen!"

Ku mu kujtua tani nje artikull lexuar para ca kohesh i cili mund te lidhet me kete teme, por me shume per te na ngacmuar skajet e te menduarit: “El-Gazali dhe Dekarti; nga dyshimi ne siguri."
 
Redaktimi i fundit:

ViktoriA~

Antarë i Respektuar
Jam kjo qe jam dhe targen se ndryshooj per njeri.
Besoj ne pershtatje Por jo ne ndryshim ndaj :
Nuk près ndryshime per mua e mos presi kush se do ndryshoj .
Indentiteti dhe privatesia îme ruhen me fanatizem dhe per kte ju siguroj qe ka plot qe hedhin fishek ne ajer kot qe mendojne se me njohin.
Jam e drejteperdrejte dhe nese kam dicka me dike nuk i bie nga kina .
Nese shoh bukuri dhe pendese fal po nuk harroje.
Se si jam une real mund ta di vetem une Edhe uni im e askush tjeter.
Ata/o pak qe me njohin permes germave te heshtin se sja kam nevojen .

Perceptimi im !?
E bardha Ngel e bardhe sado qe mundohen ta bejn gri .
Dhe e bukura ngel e bukur pavaresisht kush e sjell .

P.s rri gjithmone me flamurin e bardh perpjet sidomos ne kohen time me te lire.
Sdi sa jam ne teme.😬

@Desa je drite .
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Unë nuk jam ajo që mendoj se jam.
Unë nuk jam ajo që ti mendon se jam.
Unë nuk jam as ajo që mendoj se ti mendon që jam.

huazuar nga Quora

Nuk ka c`te shtjelloj robi me tej.
Libra te tere psikollogjik,filozofik e deri pragmatistik dhe raqcional i gjene aty brenda atyre pak rrjeshtave.
 
Dy gjëra të ndryshme por të lidhura ngushtë. Nëse marrrëm Dekartin dhe “cogito ergo sum” ku në fund bie në konkludim se “gati asgjë nuk është e sigurtë”, duhet shtuar edhe Substancializmin, që është një teori që filozofikisht i referohet atij, ku ai atribuon një "ekzistence" ide të përgjithshme të rëndësishme, ose postulon ekzistencën e realiteteve të përhershme në univers. Pra, jam ai që mendoj se jam? Nuk do thoja 🤷🏻‍♀️
Pastaj kemi dhe relacionalistët me qëndrimet e tyre ndaj të tjerëve. Këto hyjnë në grupin e fundit, sepse pa ekzistencën e njerit tjetër, nuk ekzistojmë as vet.
Për grupin e dytë përshtatet atributivizmi (doktrina që e bën "shpirtin, madje edhe intelektin një pronë ose dispozicion të trupit"), sipas Alain de Libera.
Qasjet substancialiste ndaj një problemi, do të donin që pyetjet rreth këtij problemi të parashtroheshin vetëm në kuptimin e rëndësisë, ose seriozitetit të tij. Pra, nuk jam ajo që ti mendon se jam. 🤷🏻‍♀️

p.s. faleminderit të gjithëve për njohuritë që i shprehni në temë 😊
 
Shumë bukur, por kur përshtatesh a thua hyn në: nuk jam ajo që mendoj se jam? 😊

p.s. uroj mos meret personale apo sulm asnjë shkrim i imi. Unë thjeshtë mundohem të diskutoj mbi perceptimin e perceptimit se kush jemi, apo mendojmë që jemi. 🤗🤗
 
ViktoriA~

Antarë i Respektuar
Shumë bukur, por kur përshtatesh a thua hyn në: nuk jam ajo që mendoj se jam? 😊
Kur pershtatem dmth hy ne ate qe jam kjo qe jam Edhe mundohem te depertoj ne boten tende te bukur duke te respektuar ashtu si je. Me e mire se une .😊
p.s. uroj mos meret personale apo sulm asnjë shkrim i imi. Unë thjeshtë mundohem të diskutoj mbi perceptimin e perceptimit se kush jemi, apo mendojmë që jemi. 🤗🤗
🤗🤗
 
Desa

Felix Culpa
S/M
Unë nuk jam ajo që mendoj se jam.
Unë nuk jam ajo që ti mendon se jam.
Unë nuk jam as ajo që mendoj se ti mendon që jam.

huazuar nga Quora

Nuk ka c`te shtjelloj robi me tej.
Libra te tere psikollogjik,filozofik e deri pragmatistik dhe raqcional i gjene aty brenda atyre pak rrjeshtave.
Heuuu mos e mbyll me kaq se do na hidhërohen filozofët 😂😂

p.s. vërtetë duhet reflektuar.
P.sh. Unë nuk jam asnjëra nga ato që u përmendën më lartë. Çdo ditë mësoj diçka të re mbi veten, që në thelb nuk e vë në dyshim personalitetin e krijuar ndër vite, pa marrë parasysh në bazë të cilës nga të trijat më lartë 😊
 
Desa

Felix Culpa
S/M
Kur pershtatem dmth hy ne ate qe jam kjo qe jam Edhe mundohem te depertoj ne boten tende te bukur duke te respektuar ashtu si je. Me e mire se une .😊

🤗🤗
Shumica nga ne përshtatemi. Qoftë nga nevoja apo dëshira. Mirëpo, për të diskutuar temën, në ato momente, ne mendojmë se jemi ato që bëhemi, që në fakt është e bazuar në peronalitetin tonë, por jo të plotë.
🤗🤗
Aspak më e mirë. Ndryshe - mbase 🤷🏻‍♀️
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Heuuu mos e mbyll me kaq se do na hidhërohen filozofët 😂😂

p.s. vërtetë duhet reflektuar.
P.sh. Unë nuk jam asnjëra nga ato që u përmendën më lartë. Çdo ditë mësoj diçka të re mbi veten, që në thelb nuk e vë në dyshim personalitetin e krijuar ndër vite, pa marrë parasysh në bazë të cilës nga të trijat më lartë 😊
Retorika e ekzistences sone ,eshte celsi i dyshimit dhe i evolimit njekosisht.
Por eshte intriguese nese ne pyetemi ne vet vete!?
Jemi,cfare jemi? ndodhemi apo nuk ndodhemi!?
Per aq kohe se vibrimet e mendjes jane reflekse te pa-kapshme,prekshme ,po aq dhe somatika, mund te jemi nje reflektim iluziv i po keti mendimi.
Nje nga versionet e nje mendimi triblues ne thelb.
 
Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Dy gjëra të ndryshme por të lidhura ngushtë. Nëse marrrëm Dekartin dhe “cogito ergo sum” ku në fund bie në konkludim se “gati asgjë nuk është e sigurtë”, duhet shtuar edhe Substancializmin, që është një teori që filozofikisht i referohet atij, ku ai atribuon një "ekzistence" ide të përgjithshme të rëndësishme, ose postulon ekzistencën e realiteteve të përhershme në univers. Pra, jam ai që mendoj se jam? Nuk do thoja 🤷🏻‍♀️
Pastaj kemi dhe relacionalistët me qëndrimet e tyre ndaj të tjerëve. Këto hyjnë në grupin e fundit, sepse pa ekzistencën e njerit tjetër, nuk ekzistojmë as vet.
Për grupin e dytë përshtatet atributivizmi (doktrina që e bën "shpirtin, madje edhe intelektin një pronë ose dispozicion të trupit"), sipas Alain de Libera.
Qasjet substancialiste ndaj një problemi, do të donin që pyetjet rreth këtij problemi të parashtroheshin vetëm në kuptimin e rëndësisë, ose seriozitetit të tij. Pra, nuk jam ajo që ti mendon se jam. 🤷🏻‍♀️

p.s. faleminderit të gjithëve për njohuritë që i shprehni në temë 😊
🤗🤗

Kete e ilustrova qe ne fillim,(nuk jam ajo që ti mendon se jam) por pervec kesaj ne nuk jemi ne menyre absolute, as ata qe mendojme se jemi. (ne cdo dite zbulojme dicka qe nuk e kishim dje) Por, qe te mos behemi perserites te cfare shprehëm, shkurtimisht do ta permblidhja: se qe nje njeri te arrije te kuptoje natyren e egzistences se tij, duhet te kete qasje sa universale (teorike e gjithperfshirse) aq dhe substanciale (thelbi i qendrueshmerise). Jo me kot, mendimi (llogjika) eshte dhuntia me e madhe e qenies humane. E verteta, arrihet vetem nepermjet mendimit kritik, deri ne momentin kur arrinjme te gjejme lidhjen mes materies dhe shpirtit. Pa gjetur balancen ose piken takuese te te dyjave, s'kemi arritur kuptimin e ontologjise se qenies.

Per me teper ua le fjalen studiuesve te shkencave humane! 😁
 
Nuk e shoh përsëritjen fare problematike, sepse pikërisht gjatë atij procesi del në pah epistemiologjia.
E mbylle bukur dhe pse do doja akoma më shumë 😁
Faleminderit për pjesëmarrjen 🙂
 
Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit

Perceptimi i perceptimit​

nji pyetje kemi ne nga fundi i salles
ca eshte kjo hahet a pihet ?
 
Lauri

Anunnak
Unë nuk jam ajo që mendoj se jam.
Unë nuk jam ajo që ti mendon se jam.
Unë nuk jam as ajo që mendoj se ti mendon që jam.

huazuar nga Quora
Quora është mjaft e pasur, do thoja dhe iluminate në ç'trajtohet në atë platformë.
Do lexoja edhe komplet artikullin e argumentit më fjalë..:)
Gjithsesi, më duket që na fton tek Cartesio(filozofi im i preferuar).
Unë jam mendim, si subjekt i të menduarit. Tani. Në këtë moment që po mendoj, jam.!
Edhe këtë moment real e ndanë në res cogitans dhe res extensa.
Me res cogitans nënkuptojmë realitetin psikik -liri dhe vetëdije.
Res extensa realitetin fizik, i kufizuar dhe i pavetëdijshëm.

Ja pse Cartesio e Ka si bazë dyshimin në filozofinë e tijë. Të dyshoj në gjithçka: edhe në ekzistencën time fizike, dyshim edhe në mendimin logjik të 2+2=4. Dyshim edhe në ekzistencën e Zotit etj etj.
Por, nuk është një dyshim me karakter ateist, pasi Cartesio ka studiuar teologji, dhe ka qënë një matematikant me famë.

Kështu që, Cartesio thotë që ne duhet të dyshojmë sepse vetëm kështu ne mendojmë. Pra duke menduar, jemi. Dhe jemi vetëm kur mendojmë. Sepse jemi subjekt mendimi 🤷

Kush ka frikë nga Cartesio? 🙈
"Cogito ergo sum"
Unë mendoj,ndaj jam 😇
 
Grensi

Dhe vjen nje dite..
Cdo gje ndoshta ne kete bote eshte perceptim.....kshu mendoj une per aq sa kuptoj..
 
Element

Anëtar i Respektuar
20220507_103515.jpg
Të gjitha kokrrat e placebo nuk kanë efektin e njejt... ! Ky perceptim i parë vjen nga perceptimi a priori i botës medicinale por edhe nga pervojat e pacientëve !
Disa thuan se kokrrat bleu janë më efikase për qetësim ... (perceptimi i parë )
E disa thuan se kokrrat e kuqe janë stimuluese ... (perceptimi i dytë )
Dualiteti reprezëntativë është kompleks , dhe në këtë kontekst kompleksiviteti perceptimi mban distancën e saj nga objektiviteti dhe instalohet me plotë komoditet në subjektivitet .
 
Top