Përfiton dhe Shqipëria/ BE miraton 14.2 miliardë euro si ndihmë financiare për vendet e zgjerimit

Brukseli

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit.

Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.
Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte.

Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve.
“Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat e reformave themelore (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca)”, thuhet në deklaratë.
lg.php

Me të po ashtu bëhet e ditur se shtrirja dhe intensiteti i ndihmës mund të pësojnë modifikime, në rast të mungesës së vazhdueshme të përparimit të përfituesve në fushat e reformave themelore.

/Balkanweb
 
Kush ka qene i mencur ka marre leket qe ja kane ofru deri para zgjedhjeve…pas zgjedhjeve e mrapa ta harroje kush qe merr leke ose i bahet shpija
Kam nje komshi qe iu rrenu shpija kur ra termet e meqe ishte socialist i flakte mori demshperblimin ne tre keste
Kur filloi tu ndertu shpine i futi e i garazh poshte kshu pa leje
Erdhen kto te INUK e pane ok i thane vazhdo edhe pse e pane qe per garazhin skishte leje , vetem per shpine
Mbas votimeve po te njejtet persona erdhen fill pas zgjedhjeve dhe i vune gjobe 3 milion per pjesen pa leje

Ja kjo osht shqiperia qe duam :p
 
Ska plotesu numrin e votave ??
 
Ahhh,do i mbushkan xhepat mire keta tanet, ahahahahahha
Nejse i shalla kontrollohen projektet nga sistemi Evropjan e keshtu vjedhjet minimizohen!
 
Top