Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e kryeministrit Rama

Abisi

offline✌
[h=1][/h] Edi-Rama.png
Prestigjiozja gjermane Bild ka publikuar sot të tjera përgjime ku përfshihen zyrtarë të Partisë Sicaliste dhe Edi Rama.

Në videon e parë dëgjohet kryeministri Rama duke folur në telefon me Arben Keshin, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe personi i ngarkuar me punë për të realizuar blerjen e dhe manipulimin e votave.

http://top-channel.tv/2019/06/17/da...disa-tipa-problematike/#utm_source=tchrelated

Përgjimi 1
Biseda Rama – Keshi


Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Arben Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Arben Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Arben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku flija.

Rama: Çarë deshën me ty?

Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Rama: OK, mirë vllai.

Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”

Përgjimi 2

Bisedë mes deputetit Artan Gaçi dhe Arben Keshit

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre

Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.

Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.

Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.

Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.

Përgjimi 3
Arben Keshi: Ku je zhdukur
Numri 0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
Numri 0685922860: Jam te Tasia, këtu poshtë.
Arben keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasie Lleshi
Arben Keshi: Çfarë thotë?
Numri 0685922860: Nuk do ai Refiku
Arben keshi: Mirë
Numri 0685922860: Ai tha te 30, por 30 nuk mundem…
Arben keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.
Numri 0685922860: Okej, dakord.

Përgjimi 4
Arben Keshi:Hë mo…
Mësuesi: Kam Altinin këtu tek shtabi. E njeh ti?
Arben Keshi: S’di gjë unë. I kujt është Altini?
Mësuesi: Çfarë?
Arben Keshi : I kujt është Altini ?
Mësuesi: I Isuf Qokut, një ish-nxënës i imi
Arben Kesh: Po dhe çfarë ka ai?
Mësuesi: Ka një problem. Ai do 200 mijë lekë dhe se ka 4 vota. Ai do të fejohet këtu në Tërnovë. Se di tha…. Kam folur me Shemsiun. Ka ndonjë problem Shemsiu, tha. E komunikova pardje
Arben Keshi: po
Mëseusi: Atij zotnisë, Kollashitit. Ia kam komunikuar në rrugë dhe sa u ndamë më atë, i thashë Anës. Ia thashë në emër tëndë.
Arben Keshi: Jo në emrin tim ore
Mësuesi: Në emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtoreshës së Arsimit. Ia thashë, ia komunikova.
Arben Keshi: Mirë
Mësuesi: Mbarova punë me atë. Gjithashtu me Gëzim Hoxhën kemi pak problem se është në Itali… në Amerikë dhe erdhi sot. U rregullua se ai është kushëri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. E di ti. Vjehrra ime është mbesë te Isamil Merlani. Merlanti dhe Gzimi janë kushërinj.
Arben Keshi: Mirë…

Përgjimi 5
Arben Keshi: Hë mo
068 69 13 636: A u nis ai
Arben Keshi: Po mo Çakran
068 69 13 636: E, për zotin nuk ka lëvizur hic
Arben Keshi: Jo nuk ka lëvizur o burrë. Sa më mori, më tha ka mbaru me gjithë ata që ka polic. Lëri se të disinfomojnë o shok, siç u ngatërruan me Tanin dhe ata se nuk ka qenë në list hiç ajo Uruçi.
068 69 13 636: Më mori Nexhipi për.. (nuk kuptohet se cfarë thuhet)
Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta nuk ka qenë në listë. Më jep emrin, të takoj Shabanin
068 69 13 636: Ma jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon
068 69 13 636: Ok
Telefonata e dytë:
Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.
067 55 90 725: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë, i ke dhënë gjë s’i ke thënë, s’e di
067 55 90 725: Po po të dyve
Arben Keshi: Ai ka ardhur këtu thotë jo
067 55 90 725: Ka ardh Xhabiri? Merre me vete, bjera nga unë
Arben Keshi: Mirë
Telefonata e trete
Arben Keshi: E ke aty apo flet kot ai?
068 69 13 636: Jo mo do të duash ti ta sjell
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete, sepse i thash e kam me vete. Merre me vete tha dhe ma sill mua. Unë ja kam dhënë – tha.
068 69 13 636: Ok.

Përgjimi 6
Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka fik telefonin dhe nuk po vjen.
Numri 0686913636: Ah, dëgjo.
Aben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Ku çuni nuk e pranoi ofertën këtë javë.
Arben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Është këtu me mua, është këtu daja e vet
Arben Keshi: Mirë ti e di vetë se ç’bën
Numri 0686913636: Xhevati thotë mbaro punë
Arben Keshi: A mbarove
Numri 0686913636: Një dhe e dyta se di…
Arben Keshi: Ka shkruar një mesazh, nuk flas dot.
Numri 0686913636: Ok.

Përgjimi 7
Arben Keshi: Hë mo si je
Drini Gjeci: Mirë, si je ti?
Arben Keshi: Mirë, si shkove ti? A je lodh?
Drini Gjeci: Nga pak, si ia con ti
Arben Keshi: Mirë ashtu mirë, hë mo si është puna andej or ti?
Drini Gjeci: Po mirë duket mo, mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej ?
Drini Gjeci: Jo
Arben Keshi: S”Ka shumë e mirë
Drini Gjeci: Jo
Arben Keshi: C’ka ke bo ti?
Drini Gjeci: Hiç lëvizje e madhe këtej,
Arben Keshi: Joo
Drini Gjeci: Po Po, mirë duket eee
Arben Keshi: Po
Drini Gjeci: Mirë mirë. A thu kanë met po ato drejtorët ..
Arben Keshi: Vallaj Merri në telefon një nga një merri të gjithë. Të gjithë drejtorat në telefon, diten e hene keni per te shku per lesh. Të marrin një nga një, do më raportoni për kë keni marr në telefon thuj. Merri një herë se tu flejt gjumë, me Gzimin e me Arjanin me ato shof unë.
Drini Gjeci: Ok, Po ca ti them unë tashti sepse Haxhiqimes dhe asaj tjetrës gra janë ato, hale ..
Arben Keshi: Or gra, burra ca të jenë do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve që keni pru aty, sipas listës i keni pru aty. Nëse nuk dun, p.. s’ëms se ua kam q.. robt
Drini Gjeci: Mos i mërzit, unë do t’i marr ato tani
Arben Keshi: Mirë

Përgjimi 8
Arben Keshi: Po
Sali Skura: Shef beni si të kam? Sala në Kmëz jam, si ta ka vallai?
Keshi: Hë mo ckemii? Si kalon ti?
Skura: Si është tu shku?
Keshi: Mirë duket, na këputet ju të Kamzës, Bllokoni autobusët e Kamëzs.
Skura: Po ore, kemi nxjerr poastbolloqet e Kamzës. Nga ora tre e gjysë e kanë plan mu nis. I kemi marrë disa masa dmth.
Keshi: A janë shumë?
Skura: Po mendohet se janë 450 njerëz.
Keshi: I ka organizu Xhelali eee?
Skura: Po Xhelal i ka organizu dhe i ka cuar tek Turizmi i ri në Lurë. Kupton?

Përgjimi 9
Arben Keshi: Po.
Sali Skura: O Beni, Sala jam.
Arben Keshi: Hë mo, ca bëne.
Sali Skura: Ckemi, si ia çove
Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti.
Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?
Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.
Sali Skura: Po po po, si duket situata?
Arben Keshi: Po mirë.
Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje.
Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.
Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?
Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: Po e vërtetë.
Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?
Sali Skura: Si?
Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?
Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…
Arben Keshi: Shumë mirë.
Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.
Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.

Përgjimi 10
Damian Gjiknuri: Ç’a bohet?
Arben Keshi: Asgjë
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjë?
Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani deputetët, se kanë ardhur ata të PD-së
Damian Gjiknuri: Tani do të vijnë ata, se si duket kanë fjetur pak se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do të vijnë.
Arben Keshi: Unë nuk kam fjetur fare
Damian Gjiknuri: E di, e di, tani janë duke ardhur.
Arben Keshi: Të dalin nëpër qendra, te njerëzit tanë.
Damian Gjiknuri: Patjetër
Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë nga rrethet, nuk i njeh njeri.
Damian Gjiknuri: E di, ashtu i kanë sjellë ata sepse nuk kanë besim te të vetët. Nejse, unë do të çoj edhe disa çuna t’i kesh aty ti, një furgon, të jetë aty.
Arben Keshi: Mirë
Damian Gjiknuri: Do t’i nis disa që të rrijnë aty, do vijnë te shtabi jot për çdo rast. Por mos të dalin shumë ata sepse janë nga ata tipat problematik, po gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Në rregull.

Përgjimi 11
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes
Drini Gjeçi: Mirëmëngjes
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?
Drini Gjeçi: Po, Pjerin, si kalove?
Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ja çon?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë.
Pjerin Ndreu: Bëji një telefon Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. T’i thotë shkollës të deklarojë votën hapur, se ato sms-të që çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në, ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Do flas unë tani me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Deklaroje votën për PS-në, aty. Të deklarojë votën hapur për PS-në, ndryshe të gjejë vrimë e të futet.
Drini Gjeçi: Rri pa merak se e mbuloj unë atë punë.

Përgjimi 12

Drejtori i shkollës: Alo, mirëmengjes drejtor.

Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?

Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.

Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?

Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.

Drini Gjeci: Në ça qendre voton ti?

Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.

Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.

Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.

Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.

Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.

Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

Përgjimi 13

Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Lavdrim Murati: Po.

Drini Gjeçi:Drejtori i Arsimit të flet.

Lavdrim Murati: Urdhro.

Drini Gjeçi:A ke votuar?

Lavdrim Murati: Jo akoma.

Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Drini Gjeçi:Çfarë radhe?

Lavdrim Murati: Radha or ti.

Drini Gjeçi:Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor?

Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota sa ke

Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.

Drini Gjeçi:Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.

Lavdrim Murati: Në rregull.

Përgjimi 14

Bekim Krashi: Po shef

Damian Gjiknuri: O Bekim, ore tashi, për të mbuluar atë pjesën e transportit, ju edhe jeni mshtet për për atë punën

Bekim Krashi: Po ne në fakt me thënë të drejtën, nuk jemi shumë të mbështet, por unë njoh ca zona, që i kam lajmëruar

Damian Gjiknuri: Po mirë mo merri ato gjërat dhe kërko mbështetje

Bekim Krashi: Po menaxhoj pra

Damian Gjiknuri: Hajt

Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje

Damian Gjiknuri: Hajt

Bekim Krashi: Po vij atje pa merak

Përgjimi 15

Bekim Krashi: Alo

0686795208: O Bekim si je a je mirë?

Bekim Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?

0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?

Bekim Krashi: Hë…

0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

0686795208: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë?

Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?

0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë

Bekim Krashi: Sa?

0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu

Bekim Krashi: Kush Fiqiri?

0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra

Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo

0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo

0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?

Bekim Krashi: Sa vota ka?

0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha

Bekim Krashi: 5

0686795208: Eeee

Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?

0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë

0686795208: 40 për votë ëëëë?

Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre

0686795208: Po, 100 mij ëlekë, po atij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh

0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus

Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edh e20

0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim

Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo

0686795208: Hë?

Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon

0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani

Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim

Përgjimi 16

Votuesi: Mgjes

Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?

Votuesi: Asgjë, mirë

Bekim Krashi: Ha…?

Votuesi: Me çarë do të votojmë na?

Bekim Krashi: Kush?

Votuesi: Drini more jam

Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini

Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?

Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër

Votuesi: A do të vish?

Bekim Krashi: T’u ardh jam

Votuesi: Hajde pra hajde

Top Channel
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Si lexova deri ne fund!! Neveri.
shqiperi e mjere ti me keta plehra e ne kete agari.
 

jana80

Super Moderator
cudi qe heshtin ato te ps....
ketu do doja te lexoja nje koment te Darjus..
 

Passion

Banned
Duhet te jape doreheqjen injoranti,e te mos kete fytyre te dale perballe popullit(nqs ka nje te tille). :)

Mjere ne,se sa me shume zgjatet,aq me shume i bie reputacioni,por mjere ne qe jetojme ketu me cilet monstra kemi te bejme.

Nga neveria e Rames,te votoj Lul Bashen e rruges se kombit (me trimin legjendar Flamur Noka) :uff::vje::vje::vje:
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Prit se spaskemi pa gjo akoma. :p:p

Edhe keta te PS sa stoike jane.
Kemi qene ne krye te detyres duke kordinuar zgjedhjet thone. :D :D
Paciperi e pacipe nga te pacipet qe e bene kete vend te flase me vete si anjehere me pare.
 

jana80

Super Moderator
He se ishi te kuq ju... cne kete pozicion tani???
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
He se ishi te kuq ju... cne kete pozicion tani???

Epo edhe e kuqja ngjyre e bukur eshte o Jana por e perdhosin keta perverset e rilindjes. ;)
 

jana80

Super Moderator
E kuqja vetem me "terbu demat" eshte asgje me shume e me pak...
 

jana80

Super Moderator
Gjithesesi po bejne shume idjotesi ... po i varin gurin ne qafe atij populli e po si liruan rripin qe mban ate gure shqiperine e pret lufta civile e do behet shesh per pershesh per komoditetet e superpoteri...
keto pergjimet edhe pse jan te te kuqeve sduhet te i nxirrnin e shtrember te rri e drejt te flas dicka e till ndodhi edhe ne kohen e sales por nano si pranoi votimet... e nese luli e sala im i pranuan mos te vejn ze tani se nje shkendije mjafton ti vihet flaka atije vendi....
ps. Nuk jam pro ketyre piselliqeve por nese i kan pranuar deri me tani .. i kan pertyp... tret.. tani mire eshte mos te acarojne me shume gjendjen e mbi te gjitha mos te shesin pislliqet tona tek te huajt...
 

jana80

Super Moderator
Hahahaha :) dil nga kafja dil se do ta sjell nje per qefin tend e timin..?
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Gjithesesi po bejne shume idjotesi ... po i varin gurin ne qafe atij populli e po si liruan rripin qe mban ate gure shqiperine e pret lufta civile e do behet shesh per pershesh per komoditetet e superpoteri...
keto pergjimet edhe pse jan te te kuqeve sduhet te i nxirrnin e shtrember te rri e drejt te flas dicka e till ndodhi edhe ne kohen e sales por nano si pranoi votimet... e nese luli e sala im i pranuan mos te vejn ze tani se nje shkendije mjafton ti vihet flaka atije vendi....
ps. Nuk jam pro ketyre piselliqeve por nese i kan pranuar deri me tani .. i kan pertyp... tret.. tani mire eshte mos te acarojne me shume gjendjen e mbi te gjitha mos te shesin pislliqet tona tek te huajt...

Qe keto pislleqe beheshin edhe me pare por jo tek individi direkt por tek komisioneret te tere e dime, problemi eshte se zullumi u trash aq shume sa doli me ze e figure se si merren zgjedhesit nje per nje dhe vihen ne rresht me presione dhe shantazhe.
Le ta leme Salen Lulin etj etj sepse koha e tyre iku dhe te merremin se cfare kane bere ata kur keta tani po bejne namin eshte marrezi per mua.
Keta kujtojne se ky popull nuk ka palce kurrizore por harrojne qe ky popull te ben ate qe ste pret mendja ne momentin kur nuk ta pret mendja.
Per te matur temperamentin do shohim kete proteste qe do vije, po nuk e hodhen edhe kete here kete qeveri skandaloze atehere me mire te na kolonizojne .
 

jana80

Super Moderator
Kolozinojne???? Ah ku te ishte ai fat!!!
Ne jemi te predisponuar te jemi te behemi mazokiste!!!
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Ne cfare nuk behemi kur e lyp nevoja por edhe kete te drejte po na e heq Rama avash avash duke na diktuar se kur duhet me shku edhe ne hale. :)
 

jana80

Super Moderator
Nrml ..cdo prisje ti nga te kuqt pervecse kontrollin... manaxhimin.. presionin.. tmerrin..varferine..padrejtesine..dhunen... spiunlliqet..
Cfar prisje ndryshe??
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
Une keto gjera i kam prit qekur fituan ne 2013 se i njifja cfare race ishin. ;)
Gjithshtu deshtimin e vettingut e kam dit qekur e votuan sepse e dija qe jane gati per fasade por per realizim jane te gjithe kunder.
E di dhe cdo behet sepse update cdo dite nga miqte e mi andej dhe me beso dite me gri se keto do vijne ne vijimesi.
 

jana80

Super Moderator
ky eshte prob...ajo ngjyra gri....
 
Top