Perla te letersise boterore.(Në pranverë do emigroj.F.Kafka.)

NeVertiti

~Kohe & Stine~

Në pranverë do emigroj.​

1609056957934.png
Franz Kafka

Kur u ktheva atë mbrëmje në shtëpi, gjeta një vezë të madhe, tej mase. Në lartësi, ishte gati baraz me tavolinën, por dhe në gjerësi, pak ma shumë e tillë. Lëkundej avash avash, sa këtu e sa atje, veza. U bëra kurioz i madh për të, dhe si e shtrëngova mes këmbëve, e ndava përgjysem me një thikë brisk të mprehtë, me tepër kujdes. U nda pa problem, veza, dukej se ishte e pjekur. Lëvozhga ra menjëherë në tokë dhe nga brenda saj mbiu një zog i ngjashëm me një lejlek pa pupla, çipllak, që rrihte ajrin me ca fletë tepër të shkurtëra.” Pse ke ardhur në këtë botën tonë?” do të kisha dashur ta pyesja, ndërsa u u ula kembëkryq para shpendit, dhe nisa ti vështroj ato sytë e tij që puliteshin krejt ndrojtje. Po ai s’ma vari, nisi të hidhej e kërcente përgjatë mureve, duke përplasur krahët sikur ti dhimbnin keq kthetrat. “Njeri tjetri, duhet ndihmuar” mendova, dhe si zbulova darkën time, tashmë gati mbi tavolinë i bëra me shenjë shpendit të vinte dhe ai, nderkohë që fuste sqepin ndër ato pak librat e mija. Ai me kuptoi menjëhere, dhe erdhi e zuri vend në karrige ( shihej qartë që po bënte konfidencë tepër shpejt me mua) me një frymëmarje fishkëllyese, dhe filloj të nuhase copen e sallamit që ja kisha vënë para, por në fund u kufizua, vetëm duke e zënë me sqep e lëshuar në çast, aty ku e mori.” Patjetër, kam gabuar me këtë zgjedhje”, mendova. ” Sigurisht, nuk mund te fillohet duke ngrënë sallam, sa të dalësh nga veza. Për të arritur këtu duhet një kohë e gjatë”. Dhe nisa ta vështroj shpendin me vëmendje të madhe, me shpresë se mos kështu në pamje të parë, arrija të kuptoja ndonjë dëshirë të tij në punë gjelle. “Nëse bën pjesë në familjen e lejlekëve”, më erdhi një mendim, kështu ” sigurisht, që peshku do ti pëlqeje shumë; mirë fare, jam gati ti gjej dhe peshk. Sigurisht këtë shërbim nuk do ja bëj kot më kot.
Kushtet e mija nuk më lejojne të mbaj në shtëpi një zog, pa interes. Nëse do më duhet të bëj një sakrificë të tille, kerkoj nga ana tjeter qe ai të më bëjë një shërbim pak a shumë si ky që po bëj dhe unë. Duke qenë se është një lejlek, kur të rritet falë peshqëve me të cilët do ta ushqej, Zogu do të më marri me vehte andej nga do shtegtoje, në vendet e ngrohta. Sa shumë kam që pres për të shkuar andej, dhe vetëm mungesa e krahëve të lejlekut, më ka lënë këtu ku jam”. Menjëhere mora kartë e pene, ngjyva sqepin e zogut ne boje dhe shkruajta, ndërsa shpendi as po me kundërvihej fare, këtë frazë që ndjek: ” Unë i nënshkruari, zog i familjes së lejlekëve, marr zotim , për sa kohë që ti më ushqen me peshk, bretkoca e krimba ( këto dy te fundit i shtoj për të qenë i paanshëm), deri sa unë të qes pende e pupla, pra si të rritem, të të çoj mbi shpinen time, në tokat e ngrohta të jugut”. Pastaj i pastrova sqepin nga boja, dhe e detyrova të lexojë dhe një here tjetër dokumentin, më parë se ta palosja e ta fusja në portofol. Pastaj, menjëhere u nisa për të blerë peshk. Herën e parë lashë leshte, ndersa heret e tjera dyqanxhiu i peshkut me premtoi qe do me linte menjane peshqit e ngelur, plus krimba sa te doja dhe do i merrja lire, per dy leke. Keshtu qe ky udhetimi ne vendet e ngrohta nuk do me kushtonte shume. Pashe me gezim, qe zogut i shijonin shume peshqit qe i kisha sjellur. Teksa i hante me oreks, leshonte nje tingull grykor, ndersa çonte poshte peshqit njerin pas tjetrit, deri sa e mbushi deng, barkun e kuqerremte.Ditet kalonin dhe zogu, me shume se çdo krijese tjeter bente progrese te papara ne zhvillim.
Dhe se duhet thene se era e padurueshme peshkut te qelbur, nuk u largua me nga dhoma ime, dhe nuk ishte aspak e lehte te pastroja e nxirja jashte glasat e pislliqet e zogut, pa fole pastaj per te ftohtin e dimrit, e çmimin e larte te qymyrit qe nuk me lejonin, ngaana tjeter, qe te beja sa here duhej ajrosjen e dhomes: po ne finale ç’ rendesi kishin gjithe keto, ja sa te vinte pranvera dhe do te fluturoja drejt Jugut te ndritshem, pende i lehte mbi kurrizin e zogut tim.Krahet u rriten, puplat e mbuluan, muskujt ju forcuan, dhe kishte ardhur koha per te bere ca ushtrime fluturimi. Per fat te keq mama lejleke mungonte, dhe po qe se zogu nuk do te kishte demonstruar nje vulnet te madh,mesimet e mija nuk do ti kishin hyre ne pune. Por pa grimen e dyshimit, dukej qarte qe mangesite e instruktimit tim, i kishte kompensuar mrekullisht, vemendja e skajshme dhe sforcimi maksimal i tij.Fluturimin e filluam me deltaplan. Une hipja mbi te, e ai me ndiqte pas, une hidhesha poshte ne boshllek me krahet hapur, e ai me ndiqte nga pas. Me vone kete praktike e beme ne tavoline, dhe ne fund fare ne raft, e gjithmone keshtu, fluturimet tona i perseritnim shume here ne menyre sistematike.

perkthyer dhe pershtatur nga Italishtja ne 2010, Petrit Sulaj./kufinjet/ Kultplus.com
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~

Markez: Kam dëgjuar burrat që thonë se duan një grua inteligjente, do t’iu thoja ta mendonin mirë​

cropped-894547571-728x422-1.jpg

Nga Gabriel García Márquez

Sa e sa burra kam dëgjuar të thonë se duan një grua inteligjente përkrah. Do t’iu thoja ta mendonin mirë.

Gratë inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufinjë.

Ti nuk do të jesh kurrë në qendër të jetës së saj, sepse ajo merret më shumë me veten e vet, sesa me ty!

Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet. Ajo nuk i gëlltit fajet dhe poashtu merr përsipër përgjegjësitë e saj.

Gratë inteligjente, diskutojnë, analizojnë, grinden, nuk kënaqen me gjithçka dhe kështu përparojnë.

Ajo grua që ka pasur një jetë para teje, e di se do të vazhdojë ta ketë edhe kur ti të largohesh.

Ajo të informon dhe nuk kërkon leje.

Këto gra, në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd, e as t’i tregojnë rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush.
Ato e dinë mirë se jeta pa dhu-në është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj.

Një grua inteligjente është e lirë sepse ka luf-tuar për lirinë e saj. Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet. Mos harro se e ka bërë dhe më parë.

Gruaja inteligjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj e as ajo që ti bën me të.

Mendoje dy herë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, “trashësinë” apo sjelljen e saj sek-suale, sepse gjykimi i tillë është dhu-në emocionale, dhe ajo e di këtë.

Prandaj, para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një grua inteligjente përkrah jush, pyeteni veten nëse jeni vërtet në standardin e duhur për të hyrë në jetën e saj.
 
Top