Përmbyllje e mirë

E3

Anëtar i Nderuar
Në fund të vitit 2009 bursa e Wall Street`it në New York Stock Exchange është mbyllur pozitivisht. Në fund të tregtimit në Wall Street Dow Jones shënoi një rritje prej 0,26 për qind, S & P 500 me 0,12 për qind. Gjithashtu pozitive u mbyll edhe bursa e Nasdaq e cila u rrit me 0,24 për qind. Shifrat e reja tregojnë se ekonomia amerikane u rrit më ngadalë nga sa ç'mendohej fillimisht. Nga korriku në shtator prodhimi i përgjithshëm i brendshëm u rrit me një ritëm vjetor prej 2 presje 2 përqind, duke shënuar ulje nga parashikimi prej 2 presje 8 përqind. Megjithë uljen, tregues të tjerë sugjerojnë një përmirësim të ndjeshëm në tremujorin e fundit. Por disa ekonomistë thonë se mëkëmbja ekonomike nuk është diçka e sigurt. Sipas Departamentit të Tregëtisë, prodhimi i përgjithshëm ishte më i ulët nga parashikimet si rezultat i rënies së shpenzimeve të konsuimatorëve, pakësimit të ndërtimeve dhe zvogëlimit të inventarit nga kompanitë. Megjithatë shifrat e reja flasin për një rritje prodhimi, pas rënies që zgjati një vit. Wall Street-i reagoi pozitivisht pjesërisht nga fakti i një rritje prej 7 presje 5 përqind të shitjeve të shtëpive ekzistuese. Ekonomisti Martin Neil Baily thotë se treguesit e fundit sugjerojnë se ekonomia është në rrugën e duhur për të shënuar rritje më të madhe në të ardhmen."Shumë analistë shohin rritje më të madhe në tremujorin e katërt, ndoshta 4 prej përqindësh. Pra në këtë ekonomi që po merr kthesën, gjërat duken mirë".
•infoarkiv•
 
Top