Përrallëza për fëmij të vegjël

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Shqiponja e dhelpra [/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bënte gjë shpenzës në ajër. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojë armiken - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e të pafuqishmëve.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Megjithatë, shqiponja që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin. Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një bacë. Posa e çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryejënjë erë e fortë, dhe prej gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë e madhe.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Nga kjo, zogjët e vegjël të shqiponjës, meqënëse ishin pa krahë, ranë në tokë gjysëm të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të shqiponjës.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se ata që shkelin miqësinë, edhe në i shpëtofshin hakmarrjes, prapëseprapë nuk do t'i shpëtojnë dënimit t¨emerituar.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Shqiponja dhe njeriu[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një herë një njeri zuri një shqiponjë, ja preu menjëherë krahët dhe e lëshoi ndër pula. Ajo dukej e pikëlluar për gjendjen e saj të mjerë. Një njeri tjetër e bleu këtë shqiponjë dhe e la që t'i rriten prapë krahët. Atëherë shqiponja i hapi krahët e fluturoi, zuri një lepur dhe ia solli menjëherë mirëbërësit të vet. Dhelpra e pa këtë e i tha:[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Mos ia dhuro këtij, por atij të parit, që most ë zërë prapë dhe mos t'i shkulë prapë krahët.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se mirëbërësit duhet t'i kthehet e mira, kurse prej të këqinjve duhet ruajtur.[/FONT]


[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Shqiponja , sorra dhe bariu[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një shqiponjë ra fluturimthi mbi një shkëmb të lartë she rrëmbeu një qengj. Këtë e pa sorra dhe nga smira deshi të ndjekë shembullin e saj. Prandaj u lëshua me një krrokatje të madhe dhe u hodh mbi një dash. Por iu ngatërruan kthetrat në bashën e leshit dhe nuk mundi të fluturojë lart, kështu filloi të përplasë krahët. Bariu e pa se çka ndodhi, vrapoi dhe e kapi sorrën. Mandej ia preu krahët dhe, në mbrëmje , ia çoi fëmijëve të vet. Kur e pyetën fëmijët se çfarë zogu mund të ishte ai, bariu tha:[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Ma sa e di unë, sigurisht - sorrë, por siç kishte për të dashur ajo vetë - shqiponjë.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël


Bilbili dhe skifteri
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një bilbil kishte qëndruar mbi një lis të lartë dhe, si rëndomë po këndonte. Skifteri e diktoi dhe, meqënëse ishte i uritur, fluturoi dhe e rrëmbeu bilbilin. Duke dashur të shpëtojë, bilbili filloi të lutet, duke i thënë se ishte i vogël e nuk do ta nginte skifterin, prandaj duhet të lapte ndonjë zog më të madh, në qoftë se është i uritur. Skifteri ia preu fjalën e i tha: [/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Do të isha vërtet i marrë sikur ta lija ushqimin e gatshëm që e kam në kthetra dhe të shkoja të ndjek qtë eë ende s'është askund.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se ka grykës, që, duke lakmuar sa më tepër, humbit edhe atë që kanë.[/FONT]


[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Maçorri dhe minjtë[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Në një shtëpi kishte shumë minjë. Maçorri e mori vesh këtë, shkoi atje dhe ndejti që t'i gjuajë e t'i hajë të gjithë një nga një. Mirëpo minjtë iknin në vrima nga zhurma më e vogël. Pasi nuk mund t'i zinte më, maçorri e ndau mendjen t'i joshë me dredhi. Prandaj hipi mbi një kunj druri, u var dhe u bë si i ngordhur. Një mi shikoi nga vrima dhe kur e pa, tha: [/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]I dashuri im, nuk do t'ju afrohemi edhe sikur të shndërrohesh në thes.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se njerëzit e mençur, kur e provojnë poshtërsinë e ndokujt, nuk mashtrohen më me hipokrizinë e tij[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Dhelpra e dhitë
Bariu i çoi dhitë e veta për të kullotur. Atje vuri re se dhitë e tij ishin përzier me dhi të egra, dhe kur erdhi mbrëmja i shtiu të gjitha në shpellën e vet. Të nesërmen, pasi u bë dimër i fortë, nuk mund t'i nxjerrë në kullotë të rëndomtë, prandaj i la në shpellë. Dhive të veta u gjeti nga pak ushqim, sa të mos i marrë uria, kurse dhive të egra u gjeti mjaft ushqim për t'i bërë krejtësidht për vete. Dimri mbaroi she ai i nxori të t¨re dhitë në kullosë. Dhitë e egra morën malin e ikën. Kur ai filloi t'i qortojë se janë jomirënjohëse që ikën dhe e lanë, megjithse ai u kujdes shumë pët to, ato u kthyen e i thanë:
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Pikërisht për këtë ne frikësohemi dhe ikëm prej teje. Gjersa ti neve, që të erdhëm dje, na çmove e shikove më tepër se dhitë tua, është e qartë se edhe të tjerat, që do të afrohen më vonë, to t'i çosh e shikosh më tepër se ne.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se nuk duhet lakmuar miqësia e atyre, të cilët si miq të rinj, na çmojnë më tepër se miqtë tanë të vjetër, duke pasur parasysh se ata met ë cilët miqësohemi më vonë, do të çmohen më tepër se ne.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dhija e gomari[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se është ulok dhe të gremistet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t'i japin pushim. AI u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrëxua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha të marrë mushkëri dhie e t'ia japë gomarit si ilaç për t'u shëruar. Therre, pra, dhinë dhe shëroje gomarin.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Kush ja bën gropën tjetërit, bie vetë brenda.[/FONT]



[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dhia e bariu[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një dhi ishte larguar njëherë prej vathit, dhe bariu u mundua ta kthejë te të tjerat. Pasi me thirrje e me fishkëllima nuk mundi të bëjë asgjë, mori një gur dhe ia theu bririn. Pastaj filloi t'i lutet që të mos i kallësojë për këtë zotërisë. Dhia iu përgjegj:[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Je me të vërtet më i marri ndër të gjithë barinjtë; në qoftë se unë hesht, vetë briri ka për t'i treguar.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Keshtu janë krejt të marrë edha ata që suan ta fshehin atë që duket fare qartë.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Gjelat[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dy gjela grindeshin rreth pulave dhe njëri e mundi tjetrin. I munduri u tërhoq në një vend në hije dhe atje u fsheh.
Fituesi fluturoi, hipi në një mur të lartë dhe filloi të këndojë me zë të lartë. Po në atë çast ia mbërrini fluturimthi një shqiponjë dhe e rrëmbeu. Ai që ishte fshehur në hije, iu afrua atëherë pulave pa frikë.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se mendjemadhësia dënohet, kurse përvujtja shpërblehet.[/FONT]


[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Peshkatari dhe fyelli[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një peshkatar, i cili dinte t'i binte shumë bukur fyellit, mori një ditë fyellin dhe rrjetin e shkoi në det për të gjuajtur peshq. Aty u ul mbi një shkëmb dhe filloi t'i bjerë fyellit, duke menduar se zëri i ëmbël i fyellit do t'i joshje peshqit.
Megjithse u mundua për një kohë të gjatë, prapëseprapë nuk i doli asnjë peshq. I qiti prej rrjetit në bregdet dhe kur i pa duke u përpëlitur, tha:
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]O krijesa të mjera! Kur i rashë fyellit, nuk deshët të kërceni, kurse tani që e ndala, po kërceni.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përralla vlen për ata që bëjnë diçka në një çast jo të volitshëm.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Peshkatari dhe peshku i vogël[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një peshkatar hodhi njëherë në ujë dhe zuri një peshk të vogël. Peshku i vogël filloi t'i lutet shumë që ta lëshojë tani, pasi është i vogël, kurse më vonë, kur të rritet, ka për të qenë më i dobishëm për të. Atëherë peshkatari tha: Do të isha vërtet budalla sikur të hiqja dorë nga fitimi i sigurtë dhe të shkoja të ndjek diçka jo të sigurtë.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se është më mirë një fitim i sigurtë, sado i vogël që të jetë, se sa një fitim i pasigurtë, qoftë ai edhe i madh.[/FONT]


[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dhelpra që hëngri tepër[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një ditë një dhelpër e uritur pa në pyll, në zgavër të një lisi, një copë bukë dhe një copë mish, që i kishin lënë arinjtë, prandaj hyri e i mori dhe i hëngri krejt. Por pasi u fry prej së ngrëni tepër, filloi të gjëmojë e të kuisë. Një dhelpër tjetër, qن kalonte në atë çast aty pari, e dëgjoi gjëmimin e saj, prandaj iu afrua dhe e pyeti se çka kishte. Kur mori vesh se çka i kish ndodhur, i tha:
Tani duhet të rrish aty, deri sa të shfryhesh e të bëhesh ashtu siç ke qenë kur ke hyrë. Vetëm atëherë ke për të dalë lehtë.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se vështirësitë zhduken me kalimin e kohës.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dhelpra e kojrila[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dhelpra kishte derdhur një qull të yndyrshëm mbi një gur të rrafshtë dheme shpoti e fyente kojrilën. Pasi qulli ishte i lëngët, kojrila nuk mundi ta marrë me sqepin e vet të hollë. Kur erdhi rendi i kojrilës, ajo e ftoi dhelprën për drekë dhe ia qiti gjellën përpara në një enë me grykë të ngushtë e të gjatë. Kojrila e fuste sqepin e vet me lehtësi në atë enë dhe kënaqej duke ngrënë, kurse dhelpra kurrsesi nuk mund të merrte ushqim në të. Kështu, pra, ia punoi edhe kojrila dhelprës.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]

[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dhelpra dhe druvari[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Duke ikur prej gjuerarëve dhelpra pa në pyell një druvar dhe iu lut që ta fshehë. Ai e këshilloi që të hyjë e të fshihet në kasollën e tij. Së shpejti ia mbërritën gjuetarët dhe e pyetën druvarin se a mos e ka parë, por me dorë u tregoi se ku ishte fshehur. Gjuetarët nuk vunë veshin se çka se çka u tregon ai me dorë, por u besuan fjalëve të tij. Kur pa se u larguan gjuetarër, dhelpra doli dhe nisi të ikë pa folur fare. Kur druvari filloi ta qortojë se pse nuk i tha asnjë fjalë falënderuese që e shpëtoi, dhelpra i tha:
Unë do të të falënderoja me të vërtet sikur puna e duarve tua të pajtohet me fjalët e tua.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza u përket atyre njerëzve, të cilët kërkojnë që të tjerët të sillen mirë me ta, edhe pse vetë ata nuk janë të ndershëm.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dhelpra e luani[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Kur dhelpra pa një luan të zënë në kurth, iu afrua dhe filloi ta shajë ashpër. Atëherë u kthye luani dhe iu përgjegj: Nuk je duke më sharë ti, por fatkeqësia që më gjeti.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tergon se të dobtit nuk i çmojnë shumë të fortët, kur këta bjenë ngushtë.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dhelpra e majmuni[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një ditë, duke udhëtuar së bashku, dhelpra e majmuni, filluan të grinden me fjalë mbi origjinën e tyre fisnike. Pas një grindjeje të gjatë, arritën në një vend. Majmuni shikoi prapa dhe qau me dënesë. Kur e pyeti dhelpra se pse qau, majmuni i tregoi përmendoret e varreve e tha:
Si mos të qaj kur shikoj përmendoret e varreve të liridashësve dhe robërve të të parëve të mi. Ajo iu përgjigj: Vetëm gënje, sepse askush prej këtyre nuk do të çohet e ta mohojë atë.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Kështu edhe gënjeshtarët më së shumti lavdohen kur nuk ndodhet kush për të hedhur poshtë fjalët e tyre.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dhelpra e cjapi[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një dhelpër ra njëherë në pus dhe u detyrua të presë, sepse nuk dinte si të dalë. Kur një cjap i shtyrë nga etja, erdhi në atë pus dhe e pa dhelprën brenda, e pyeti se a ishte uji i mirë. Duke fshehur fatkeqësinë e saj, dhelpra filloi ta lavdojë duke i thënë se uji ishte shumë i mirë. Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja dhe kur e shoi etjen, filloi të mendojë me dhelprën se si mund të dilte prej pusit. Dhelpra i tha se kishte menduar diçka mirë për të shpëtuar të dy:
اoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të ngjitem unë lart nëpër kurrizin tënd, kam për të tërhequr mandej edhe ty. Pas një bisedimi të gjatë, cjapi pranoi. Dhelpra këceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.
Kur cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë, dhelpra u kthye e i tha:
I dashuri cjap, sikur të kisha aq mend sa ke qime në mjekër, ti as që do të zbritje në pus para se të mendoje se so kishe për të dalë.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Njerzitë e mençëm së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë e të zbatojnë mendimet e veta.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Qymyrxhiu dhe zhguntari[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Ku një qymyrxhi, i cili ishte duke kryer ndërtimin e shtëpisë së vet, veneroi se prenë tij ishte vendosur një zhguntar, erdhi te ai dhe e thirri që të banojnë bashkë, duke i thënë se do të bëheshin miq të mirë dhe do të shpenzonin më pak të dy n¨enjë banesë. Zhguntari ia peru fjalën e i tha:
Por mua më duket se kjo fare e pamundur, sepse ke për ta nxirë atë që unë e zbardh.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se gjërat e kundërta nuk mund të shoqërohen.
Njeriu që numëron dallgët
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Njeriu që numëron dallgët[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Ezopi kallëzon se një njeri që ishte ulur në bregdet e të cilin e rrihnin dallgët, numëronte valët, e kur gabonte, hidhërohej e pikëllohej, Kështu vazhdoi deri sa ia afrua një dhelpër e i tha:
Pse i dashur, po pikëllohesh për ato që kaluan? Tash e pas duhet të fillosh e të numërosh, duke mos çarë kryet për ato që kanë kaluar.
[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Njeriu e dhelpra
Një njeri zuri një dhelpër, me të cilën kishte qenë në armiqësi, sepse i kishte bërë dëm. Kishte kohë që donte të hakmirrej, prandaj i lidhi në bisht shtupa të lagura me vaj ulliri she u vuri flakën. Dhelpra, si t'i kishte treguar dreqi rrugën, u nis për në arën e armikut të vet. Dhe ishte tamam koha e të korrave. Ai vrapoi pas saj duke qarë, sepse ende nuk e kishte korrur arën.
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza na mëson se duhet të jemi të butë e jo të zemërohemi, sepse shpesh mu për arsye të zemërimit shkaktohet dëm i madh.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Lavërtari dhe ujku[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Lavërtari ua hoqi zgjedhën qeve dhe i çoi të pinë ujë. Kur ujku i uritur, që kërkonte ushqim, hasi në parmendë, më parë filloi të lëpijë kapistrat e qeve, e dalëngadalë, pa vënë re, futi qafën në zgjedhë e nuk mundi ta nxjerrë më, por filloi ta tërheqë parmendën nëpër arë. Kur lavruesi e pa, tha:
He budalla, ku ta marrim të heqësh ti dorë nga plaçkitja dhe padrejtësia e të lavrosh tokën.
[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Bretkosat
Dy bretkosa jetonin në një kënetë. Kur thahej këneta në verë, ato largoheshin dhe shkonin për të gjetur kënetë tjetër.
Rrugës hasën në një pus të thellë dhe kur e panë, njëra prej tyre tha:
Të zbresim, e dashur, së bashku në këtë pus. Tjetra iu përgjegj:
Qysh do të dalim, në qoftë se uji i këtij pusi shteret?

[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Bretkosat kërkojnë mbret[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Të brengosura nga rrëmuja që mbretëronte ndërmjet tyre, bretkosat i dërguan Zeusit një përfaqsues të tyre, duke iu lutur qët'u japë një mbret. Megjithse Zeusi pa se kjo punë ishte budallallëk, prapëseprapë ua hodhi në kënetë një cung. Në fillim, bretkosat, të frikësuara nga krisma e madhe, u tërhoq në thellësi, por më vonë, pasi druri (cungu) ishte i palëvizshëm, dolën në sipërfaqe të ujit dhe aq nuk e përfillën, saqë u ngjitën dhe u ulën mbi të. Të zemëruara që kishin një mbret të tillë, shkuan për të dytën herë te Zeusi dhe iu lutën që t'ua ndërronte sundimtarin, pasi ky që u kish dërguar ishte shumë i butë. Zeusi u zemërua me to dhe u dërgoi një gjarpër uji, i cili i kapte dhe i gëlltitëte.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Qetë dhe rrotat
Qetë tërhiqnin qerren. Pasi rrotat kërcëllonin, qetë kthyen kryet e thanë:
اka po bërtitni kaq shumë, mikesha, deri sa ne po e bartim tërë barrën?

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Kështu edhe disa njerëz shtiren sa mundohen shumë, megjithse në të vërtet të tjerët e mbajnë tërë barrën.[/FONT]


[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Lopari[/FONT]​

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Ndërsa lopët ishin duke kullotur, lopari humbi viçin. Pasi e kërkoi gjithkund e nuk e gjeti, i premtoi Zeusit se do t'i bëjë fli një kec në qoftë se ia gjen hajdutin. Kur lopari erdhi në pyll, pa një luan duke gëlltitur viçin. U tmerrua dhe duke çuar duart nga qielli tha:
Zeus, zoti ynë, pak më parë të premtova se do të bëja fli një kec poqese e gjej hajdutin. Kurse tash do të bëj fli një ka në qoftë se shpëtoj nga kthetrat e tij.
[/FONT]

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Kjo përrallëz mund t'u përshtatet disa njerëzve fatzinj, të cilët, kur bjenë ngushtë luten për diçka, por kur e fitojnë atë që kërkojnë, bien në mjerim më të madh.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Plaku dhe vdekja
Njëherë një plak preu një dru në pyll dhe, i ngarkuar, u nis në një rrugë të gjatë. I lodhur nga rruga, e lëshoi barrën dhe filloi të thërrasë vdekjen. Kur ia mbërrijti vdekja dhe e pyeti se pse e kishte thirrue, plaku iu përgjegj:
Për të më ndihmuar që të çoj barrën.

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se çdo njeri don të jetojë, edhe sikur të mos jetë i lumtur.[/FONT]



[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Fshatari dhe gjarpëri[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një gjarpër që jetonte në pragun e shtëpisë së një fshatari, doli një ditë dhe e kafshoi për vdekje djalin e tij. Prandaj fshatari u hidhërua së tepërmi, rrëmbeu sëpatën, erdhi te bira dhe e priti aty që t'i binte menjëherë posa të dilte. Kur gjarpëri nxori kryet, ai iu vërsul me sëpatë. Por i shkoi kot dhe çau gurin që ishte pranë birës së tij. Më vonë e thirri gjarpërin me të butë pët t'u pajtuar. Mirëpo gjarpëri iu përgjegj:
As unë nuk mund të besoj ty deri sa shoh gurin e çarë, as ti mua deri sa sheh varrin e djalit tënd.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se armiqësia e madhe nuk harrohet lehtë.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Gjarpëri dhe shqiponja[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Ranë një herë në grindje gjarpëri dhe shqiponja dhe ia nisën luftës kundër njëri-tjetrit. Gjarpëri iu mbështoll shqiponjës rreth trupit dhe e shtrëngoi. Një fshatar e pa këtë, e zgjidhi dhe e liroi shqiponjën prej gjarpërit. Gjarpëri u zemërua dhe lëshoi helm në pijen e shpëtimtarit të shqiponjës. Kur fhatari deshi të pijë, fluturoi shqiponja dhe ia rrëxoi fshatarit gotën prej dore.[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Mirëbërësit i pret mirënjohja.[/FONT]



[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Udhëtari dhe gjarpëri helmues[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një udhëtar, duke udhëtuar dimrit, pa rrugës një gjarpër të ngrirë. I erdhi keq për të, prandaj e mori, e futi në gji dhe u përpoq ta nxejë. Deri sa ishte i trulluar nga të ftohtit, gjarpëri heshte, por kur u nxe dhe u ngjall, e kafshoi në bark. Kur fshatari e pa veten se do të vdiste, tha:
Mirë ma bëri. Pse e shpëtova gjarpërin që ishte duke ngordhur dhe që duhet ta mbysja të gjallë?
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se të këqinjtë nuk e kthejnë mirëbërësinë, por edhe mirëbërësve u bëjnë keq.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Fshatari dhe djemt e tij[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Kur një fshatar, ishte duke vdekur, dëshiroi që djemtë e tij të mësohen që të punojnë tokën. Prandaj i thirri e u tha:
Fëmijët e mi, unë tanimë po shkoj prej kësaj bote, e ju do të jeni të lumtur e të pasur në qoftë se gjeni atë që është e fshehur në vreshtën tonë.
Fëmijët e tij menduan se diku atje në arë do të jetë futur thesari. Prandaj, pas vdekjes së të atit, rrëmihën tërë tokën rreth trungjve të hardhive, por thesarin nuk e gjetën. Mirëpo vreshta e punuar mirë, u solli atë vit fryt të mirë e të bollshëm.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se puna për njerëzit është thesari më i çmueshëm.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Fshatari, fëmija dhe stërqokat[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Ishte koha e të mbjellurave. Një fshatar mbolli grurë dhe e ruante duke ndejtur në këmbë. Ndërkohë mbërritën fluturimthi tufa të panumërta stërqokash të zeza kërkëllihëse, e së bashku me to edhe garguj që hanin farët. Me fshatarin ishte edhe djali i tij me hobë të zbrazët. Gargujt, sipas zakonit. Përgjonin dhe në qoftë se fshatari në atë çast kërkonte hobenë, iknin para se ta merrte. Mirëpo fshatari mendoi që t'i mashtronte ndryshe. Prandaj filloi ta mësojë fëmijën duke i thëne:
Djali im, duhet ta mashtrojmë me mjeshtëri tufën e zogjve. Pra, kur të mbërrinë zogjët, unë do të kërkoj bukë, por ti mos më jep bukë, por hobenë.
Ia mbërritën gargujt dhe e mbuluan tokën. Fshatari këkroi bukë sikurse u mor vesh me djalin. Zogjtë nuk ikën, kurse fëmija në vend të bukës i dha hobenë plot me gurë.
Plaku shtiu njëherë dhe qëlloi një gargull në krye, tjetrin në këmbë, kurse të tretin në krah; atëherë ata filluan të ikin. Në ndërkohë u erdhën në ndihmë kojrilat dhe i pyetën se çka u ndoshi. Ata u thanë:
Ikni prej fisit të prishur njerëzor, i cili ka mësuar që tjetër gjë të llomotitë e tjetër të veprojë.
I tmerrshëm është fisi i atyre që përdorin mashtrimin.
[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Djemtë e fshatit[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Djemtë e një fshatari nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Meqenëse i ati, edhe pas shumë vërejtjesh që u bëri, nuk mundi t'ua mbushë mendjen që të shkojnë mirë, i ra në mend dhe u dha urdhër rë t'i bijnë një tubë thuprash. Kur ata e çuan në vdne urdhërin e të atit, ua dha të tërëve me radhë tubën e u tha që ta thyejnë. Pasi ata nuk mundën ta thyejnë megjithëse përdorën tërë fuqinë e tyre, i ati e zgjidhi tubën e ua dha t'i thyenin thuprat një ng anjë. Meqenëse tani i thyen fare ehtë, ai u tha:
Kështu edhe ju, fëmijët e mi, do të jeni të pamposhtur për armiqtë, në qoftë se jeni të bashkuar për gjithmonë. Në qoftë se ngrindeni, do të mposhteni lehtë prej armikut.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Përrallëza tregon se njerëzit, të bashkuar, janë të fortë, kurse ë ndarë, mposhten lehtë[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif][/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Gjuetari i shpezëve[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një gjuetar shpezësh ngrehu kurthin për kojrila dhe e shikonte prej së largu se a do të zërë gjë. Kur në kurth, bashkë me kjrila ra edhe lejleku, ai vrapoi dhe e kapi bashkë me to. Kur lejleku filloi t'i lutet që të mos e vrasë, kude i thënë se jo vetëm që nuk është i dëmshëm për njerëzit, por përkundrazi është edhe i dobishëm për ta, sepse kap e zhduk gjarpërinjtë dhe rrëshqitësit e tjerë, gjuetari i tha:
Megjithëse nuk je i dëmshëm për ne njerëzit, prapëseprapë e meriton dënimin, sepse je shoqëruar me të këqinjtë.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Prandaj, edhe ne njerëzit duhet t'i shmangemi shoqërimit me të këqinjtë, që të mos duket se marrim pjesë në punët e tyre të këqia.[/FONT]
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Dreri dhe luani[/FONT]​
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri në gojën e luanit, tha me vete:
I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha plot besim.
[/FONT]
[FONT=arial, helvetica, sans-serif]Shpeshherë miqtë, te cilët kemi dyshim, na shpëtojnë prej rrezikut, kurse na tradhtojnë ata, te të cilët kemi besim të madh. [/FONT]
 

Gi de Masha

Anëtar i ri
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

E dashur swetzzina, të falënderoj nga zemra për këtë punë të mrekullueshme që paske bërë.
A di sa të vlefshme janë këto përrallëza, sidomos për fëmijët që jetojnë në ngulimet shqiptare gjithandej nëpër botë!

Të lumtë.

Përshëndetje,
Adem Gashi, mësues
Danimarkë
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Borebardha edhe shtat xhuxhat!

Një herë e një radhe
ne një keshtjelle te bardhe
jetonte një princeshe
me emrin Borebardhe.

Po si për çudi
kjo princeshe me zemër flori
nuk ishte e lumtur aspak
se na kishte një njerke si gjelat.

Njerka fare nuk e donte
dhe shumë shumë e mundonte
donte qe ajo te vdiste
se nga bukuria e saj xheloze ishte.

Por njerka me shum u terbua
kur Borebardha me një Princ u dashurua
Kështu Njerka ushtarin e saj urdheroj
qe Borebardhen menjeher ne mal ta ekzekutoj.

Po ja qe ushtari na kishte qenë zemër bardhe
e la Borebardhen te lirë atje ne mal
dhe vajza e tmerruar ne pyll vrapoj
e fati te shpia e shtat xhuxhave e dërgoje.

Ou po Njerka na kishte qenë edhe shtrige
e zbuloj qe Borebardha ne mal kishte ike
kështu vendosi qe ta helmonte
qe ajo kurr te lumtur të mos e shikonte

U vesh me rroba si varfanjake
një shport me molle ne dorë e mbante
Borebardhes një molle te kuqe i ofroj
dhe me një herë atë e helmoj

Kur xhuxhat janë kthyer ne shtepi
O Zoti i madh q'te shinin me sy
e gjeten Borebardhen te shtrire pa jetë
janë pikelluar te shtatë xhuxhat krejt.

Të mërzitur xhuxhat filluan te mendonin
se si me Borebardhen ata te vepronin
s'dinin q'te bënin s'mund ta varrosnin
ne një arkivol prej xhami atë e vendosin.

Por pa pritur ne një kale te bardhe
Na vjen një Princ si ne perralle
me ditë te tera Borebardhen kërkonte
se atë shum e dashuronte.

Kur Princi nga xhuxhat
gjith historin e dëgjoj
vendosi qe për herë te fundit
Borebardhen ta puth e perqafoj.

Por Borebardha nga puthja u ringjall
se ishte e dashuruar me princin me kale te bardhe.
jetuan ata te lumtur përgjithmonë
se edhe njerken xhuxhat e kishin vrar ma s'jeton.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Kësulkuqja

Na ishte një herë
Një vajzë bukuroshe
E sjellshme pa huqe
me emrin Kësulkuqe

E si thoni ju
Ne fillim duhet me ju thënë
Pse emrin Kësulkuqe
Asaj ja kishin lënë

Emri kaq i bukur
Asaj i kishte ngel
Nga shamija e kuqe
qe mbante ne kokë përherë

Një ditë mami i saj
Ju lut qe te gjyshja te shkoje
Se ishte e sëmurë
Dhe ushqim duhet ti dërgoje

Shtepija e gjyshes ishte ne pyll
Atje ishte shumë mirë
Mundeshe me kafshet te bisedoshe
E bashke me zogjet te kendojshe

U nis Kësulkuqja e gezuar
aspak pa pertuar
se kur është puna për te gjyshja
Gati ishte edhe për te fluturuar

E kështu ajo vraponte
kerkun nuk ndalonte
Se donte sa me shpejt
Të gjyshaj të shkonte

Por ne një lugine atje matan
ujku Kësulkuqen na e kishte pare
I del para dhe e pyt ngadal ngadal
Se ku po shkonte me kaq nxitim valle

E Kësulkuqja shum e sinqert
I tregon ujkut hallin e vet krejt
nuk e dinte se ujku ishte egersir
kujtonte se ishte si ajo shumë shumë i mirë.

Dhe ujku nga sinqeriteti i Kësulkuqes perfitoj
E mendja e tij keq filloj ti punoj
Nisi te thur plane ne koken e tij
Si Kësulkuqen e Gjyshen ti hante ai.

O Kësulkuqe moj zemër bardhe
tek ai bregu ca trendafila te kuq kam pare
mendo se sa shum gjyshen tanë do e gezoshe
sikur do lule asaj ti t'ja dërgosh.

Dhe Kësulkuqja pa u menduar as pak
Tek trandafilat ajo ka vrapuar me vrap
Kështu qe ujku kohe ka fituar
Dhe para Kësulkuqes te shpija e gjyshes me shkuar

Tak Tak Tak troket ujku ne dere
Kush është? thërret gjyshja e mjer
Jam Kësulkuqja qe te do ty shumë
kam ardhë me te sjell ushqime e te kujdesem për ty unë

O Kësulkuqe sa shum je tu me gezue
Unë nga krevati nuk mundem me u que
Dera është e hapur veç shtyje ngadal
edhe hajde me perqafo se për ty kam mall

Dhe me shpejtesi ujku brenda ka hy
e gjyshja është tmerru kur e ka pa me sy
edhe ai e ka hanger gjyshen
pa ba një as dy
merzi.gif


O ky ujku sa shumë grabitçar
fillon e mendon si Kësulkuqen me marr
rrobat e gjyshes i ka vesh ai
Drejte e ne krevat ka shku është shtri

Nuk vonon shumë dhe Kësulkuqja u duke ne dere
e gezuar dhe e qeshur si asnjëherë
nuk ishte nevoja qe te trokiste aspak
se e gjen deren hapur dhe hyn brenda me vrap

O gjyshe e dashur te lutem më me tregu
pse deren hapur e ke lënë kështu?
'O Kësulkuqe moj zemër bardhe
se do vish ti mendja ma ka marr'

O Gjyshe Gjyshe çfar zanit tan i ka ndodh?
po me duket i eger këtë herë
jo i ëmbël si perher
ohh e dashura ime kam qenë shumë sëmurë
nga gripi e kam se kam edhe temperatur

Bo bo po me sytë çfar te ka ndodh kështu?
te jan skuq e shum te jan zmadhu
mua po me duket se sjan sytë e tu
jo bija ime mos u tremb me mu
qe te shikoj ty mirë prandaj me jan zmadhu

Prit prit po me veshet cfar te ka gjet ty?
sjan veshet e tu si te bani vaki?
o zemra ime ti mos më mu trishtu
se kam pas hall qe me jan rrit veshet mu
qe te dëgjoj ty me mirë prandaj me jan ba ashtu

Shife shihe goja sa e shemtume te është ba
ta bi një pasqyrë vetin për me e pa
jo bija ime mos i qit vetit merzi
se bash te gjyshja ne bark tani ke me hy

O kjo goja e ujkut e madhe kishte qane
Kësulkuqjen me gjith shport brenda e ka nxane
e kur barkun e mbushi mirë ai
shtrihet ne krevat te gjyshes te fleje për bukuri

Por gjahtari qe po kalonte aty pran
zhurma qe vinte nga shtëpia e gjyshes
Shumë shumë kurjoz atë e ban
cfar gripi i keq gjyshes i paska ran
Po gerhet gjyshja si te ishte luan

Ai kështu vendosi qe gjyshen ta takoj
mos ka ndonjë hall e duhet ta ndihmoj
A po të baj muhabet me te merzin qe tja kaloj
Se ajo ka qan edhe semur këtë nuk e harroj

Kur gjahtari ne shtepi te gjyshes ka hyrë
s'mund tju besonte gjall syve te ti
ujku ne krevat te gjyshes po flinte
dhe gerhiste si te ishte ne shtepin e ti

Oh thot gjahtari qe i vinte mendja verdall
gjyshes se shkret çfar i paska ngjare
a thua ne bark te ujkut ka perfundu
ndoshta është hala gjall mundet edhe me shpetu

Dhe ndodhi tamam si ne perralle
gjahtari ujkun shpejt e ka vrar
dhe kur e hapi barkun e ti
Kësulkuqja dhe Gjyshja ishin gjall
kjo ishte një mrekulli

Dhe Kësulkuqja ngjarjen e ka tregu
se si atë ujku e kishte mashtru
dhe me lot ne sy gjyshes falje i kerkoj
dhe gjahtarin shumë shumë e falenderoj
buzqeshje.gif


Po gjyshja e mirë ashtu si perher
lot ne sytë e Kësulkuqes sdonte te shikonte asnjeher
fillon Kësulkuqen ta qetsoj ngadal
jo jo s'është faj i jot qe kjo botë kështu është ndertu
i miri e i keqi bashke me jetu

Po ti Kësulkuqe nga jeta duhet të mësosh
askerkujt ma sduhet ti besosh
se kush është i mirë e kush është i keq
është shum shum veshtir ta kuptosh.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Plaku dhe Dhelpra

Një njeri plak pa një dhelpër se si po ikte me shpejtësi të madhe dhe e pyeti:
-çka ke, mos vallë je në ndonjë rrezik të madh?
Dhelpra, e mbushur plot frymë, u ndal dhe iu përgjigj:
-Po, jam në një rrezik të madh. Kam dëgjuar se janë duke u ndjekur devet, zihen dhe ngarkohen për punë.
Plaku mbeti i habitur nga kjo përgjigje:
-Mori dhelpër, -i tha, a po të duket se shumë i përngjan deves që aq po frikësohesh?
Dhelpra lëkundi kokën, e shikoi njeriun, dhe sikur e thelluar në mendime i tha:
-Mos thuaj ashtu, se nuk dihet. Del ndonjë shpifës dhe
duke bërë me shenjë kah unë thotë: "Ja ku është një deve". Atëherë mjer për mua, sepse derisa ta vërtetojnë se nuk jam deve lëkura më shkon. A nuk e ke dëgjuar fjalën e urtë që thotë:
"Ik prej njollës se edhe mëse nuk të zë shpifja, njollat e saj lënë shenjë".
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Peralla e cironkes se arte

Na ishte një herë një plak i varfer, por shumë i varfer ama. Ai jetonte ne breg te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne skamje dhe ne mjerim te plotë. Plaku zinte ndonjë cirua ne lume dhe plaka e gatuante. Një ditë dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjë.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte aty me shprese se mund te kapte diçka. Dhe me në fund fija e vjetër e filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur ç'të shihte? Një cirua i vogël, fare i vogël vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori ne dorë. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te vjetër dhe...
-Të lutem, me hidh përsëri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Të lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unë do të te realizoj çdo dëshirë që të kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me një cironke aq te vogël dhe e hodhi ne lume. Ne çast, cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj një dëshirë!
-Të kisha një torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalën, torba me cironj i erdhi pranë. Plaku i mori dhe u nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se mbajti dot te fshehten (Ah, këta pleqte e mirë!) dhe ja tregoi gjithë
historinë...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the që cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi nëpër te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dëshirën.
Kur shkoi në shtepi, plaka kishte përfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgjë.
Sa herë që plakes i kujtohej ndonjë gjë ajo dërgonte plakun t'ia thoshte këtë dëshirë cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe therriste cironken. Dhe cironka bënte realitet dëshirën e plakes. Kështu pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirë, kuaj, hyzmeqare...çdo gjë, çdo gjë. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kërkonte dhe një ditë urdhëroi plakun:
- Shko merre cironken tënde te qelbur dhe sille këtu!
Plakut te shkrete i therri ne zemër dhe cale-cale u nis e shkoi në anë te lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne çast mbi ujë. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj një dëshirë!- i tha ajo plakut si gjithmonë.
-Plaka më tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet të vish me mua tani.
Pra...plaka do që ti ta lesh lumin dhe të vish me mua...
Cironka e vogël heshti. Heshti disa çaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne ujrat e turbullta te lumit për të mos dalë me kurrë.
Plaku u kthye ne shtepi..shtëpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen, plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte kërkuar shumë...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Porosia për Vjosen

nga Abdurrahman THAçI

Dita ishte e bukur. Shkëlqente tërë ajo anë nga dielli pranveror! Dhe ç'ngjyra
mirrnin pllajat e zverdhura! Këngët e fshatarëve kishin humbur pogjithë grykën dhe asgjë s'pëtinte përveç zhurmës së hapave të Njomzës, e cila atë ditë doli të shëtisë. Para saj ndodhej liqeni. Valët e tij era i përkëdhelte me një butësi, rrezet e diellit thyheshin si në pasqyrë. Skaj kodrave është strehuar fshati i bukur i Artës. Midis tij gjarpëron lumi dhe rruga që të shpie në drejtim të liqenit. Më tej sa të shohin sytë, gjelbërim, diell, ujë të kthjellët...
çfarë bukurie!- tha me vete Njomza, që ishte ulur në breg, sytë iu mbushën përplot kaltërsi të paskajshme. Dikur sikur iu kujtua diçka, sakaq fytyrës së saj i ra një hije e zymtë. Iu kujtua shoqja e saj Vjosa nga Peja, që për t'u ikur barbarive të armikut ishte strehuar në shtëpinë e saj, iu kujtuan gjithë ata njerëz që shpëtimin e gjetën te vëllezërit e tyre, iu kujtuan, shtëpitë, shkollat e rrënuara anembanë Kosovës, që për çdo ditë i shihte nëpërmes ekranit televiziv... Pas një copë kohe shikimin ia fali rrezeve të diellit, thuajse donte t'i përshëndese , t'i falenderonte për gjallërinë që sollën... Mandej u dëgjua edhe zëri i saj...
-O diell kaltërosh, ti je i fuqishëm! Përcilli këto rreze në Pejë. Atje janë moshataret e mia, atje është shoqja ime Vjosa. Ata që diellin ia zunë me dorë nuk janë më...
Atje, ka kohë nuk u shijua ngrohtësia jote ... Si ta shijojnë kur gjithë atë kohë u ka munguar liria! E ku nuk ka liri, edhe dielli nuk rrezon.
Prandaj! , O diell rrezeartë! Merr pak gjelbërim me vete, ca zogj që dinë këngë të
bukura... Porositi edhe gjithë pëllumbat anembanë botës që i dëbuan, le të kthehen
sërish atje... Dikur ajo u ngrit dhe i fali një shikim fshatit, iu duk se Kosova po lindte
para saj, iu parafytyruan të dëbuarit kosovarë, që gumëzhinin rrugëve të fshatit.
Por, për një çast sikur u këndell dhe tha me vete:
-Në dashtë Zoti, që kurrë të mos përsëriteshin ato skena. Vëllezërit e motrat
kosovare na ardhshin vetëm si mysafirë! Kur mbi fshat filloi të bjerë muzgu,
fshatarët ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre. Edhe Njomëza u gjend në atë turmë. Në brendi sikur ndiente njëfar zbrazëtie. Iu duk se edhe pak i kishte mbetur pa e porositur diellin... Ktheu kokën kah kodra, aty ku u fshehën rrezet dhe tha me vete:
-Përëndoi! Nesër prap do të lindë, vallë a do t'i përcjellësh porositë e mia!...
Vjosa, kjo është pranvera jote, askush më s'mund të ta rrëmbejë! Dielli kurrë më s'do të ikë nga nënqielli juaj!...
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

SI GJITHث Tث TJERثT

nga Mimoza GJOKUTAJ

Keli ka një vëlla më të madh se veten, i cili ka kaluar një sëmundje të rëndë. Ai lëviz me shumë vështirësi flet shumë ngadalë dhe nuk kuptohet kur flet. Gjithë ditën ai rri në shtëpi dhe nuk ka mundësi që të shkojë në shkollë, pasi i duhet një karrocë dhe një person që ta shoqërojë. Prindërit e Kelit vërtet kanë një hall të madh për Besin, i cili qëndron gjithë ditën në shtëpi. Keli kujdeset shumë për të, i ka blerë kufje të reja për magnetofonin, që ai të dëgjojë muzikë, pasi e pëlqen shumë atë, i ka blerë edhe disa lodra të tjera me të cilat ata luajnë bashkë kur Keli kthehet nga shkolla. Keli vazhdon klasën e katërt dhe çdo ditë kur bën mësimet, Besi i afrohet dhe gëzon kur sheh të vëllanë që lexon apo shkruan. Ndonjëherë bën edhe ndonjë gabim, i merr vëllait lapsin apo stirolapsin dhe provon të shkruajë duke zhgaravitur fletoret e Kelit. Ai mërzitet me vëllanë por nuk e qorton, e merr i jep një libër apo fletore dhe çon në këndin e tij. Po në këto çaste fillon mërzitja e Besit, qan, bërtet, kërkon të thotë diçka, shprehet në gjuhën e tij, të cilën tashmë e njeh vetëm Keli. Shpesh Keli merr letra të mëdha dhe i mësonbBesit shkronjat. Tashmë Besi ka mësuar të shkruajë të gjitha shkronjat e mëdha të shtypit dhe emrat e pjesëtarëve të familjes së tij. Sa të gëzuar janë të dy vëllezërit për këtë. Keli i ka lehtësuar shumë prindërit me sjelljet dhe ndihmën që ai jep të vëllait. Një ditë, mësuesja e qortoi Kelin për zhgaravinat e bëra në fletore. Keli i tregoi mësueses se kush i kishte bërë. Mësuesja u mendua pak dhe i tha Kelit:
-A mund të vijë Besi në shkollë me ty?
Keli u mendua pak dhe menjëherëu përgjigj:
-Unë dua shumë, shumë mësuese që ai të vijë në shkollë, por kam frikë se shokët do të tallen me të. Pastaj ai nuk ecën dot vetë, na duhet edhe një karrocë.
Mësuesja që e kishte pritur këtë përgjigje vazhdoi të flasë:
-Nesër gjithë klasa do të vijë në shtëpinë tënde që të takohet me Besin.
Për karrocën do të kërkojmë në një shoqatë, që të na ndihmojë dhe çdo ditë nxënës nga klasa jonë të vijë me radhë që ta marrim dhe ta përcjellim Besin për në shkollë. Keli nuk e dinte se mësuesje kishte biseduar që më parë me shokët e tij më të ngushtë për këtë gjë. Keli sa nuk u çmend nga gëzimi, nga kjo bisedë me mësuesen e tij. Po i realizohej një ëndërr për të cilën kishte biseduar disa herë me prindërit dhe po gjenin dot zgjidhje. Sapo u kthy në shtëpi u tregoi në fillim prindërve çfarë kishte ndodhur. Ata u gëzuan dhe u shqetësuan. U vinte mirë po u dukej dhe vështirë. Nëna u qetësua më parë, ajo menjëherë filloi të lëvizë me shpejtësi në shtëpi. Ajo duhej të përgatitej për të nesërmen. Keli pasi mbaroi bisedën me prindërit shkoi në dhomën e Besit, i cili në atë kohë po flinte. E zgjoi dhe filloi t'i rrëfejë me kujdes. Fliste duke lëvizur duart, i tregonte atij për shokët, edhe pse disa nga shokët e tij ai i njihte. Kur Besi mësoi gjithçka, ai ndryshoi pamjen, një lumturi e madhe i përshkoi gjithë qenien e tij. E shikonte të vëllanë me shumë nostalgji dhe nuk pranonte që ai të largohej për asnjë çast nga sytë. Sapo qëllonte që Keli të mos shfaqej para tij, ai thërriste: Keliiii! Keliiii!
Dhe kokët të ngritur lartë dhe përballë fytyrës së Kelit priste që ai t'i thoshte edhe
diçka tjetër. -Edhe prapë, edhe prapë,- përsëriste ai. Donte që Keli t'ia përsëriste bisedat pa mbarim. Keli filloi të përgatiste dhomën e vëllait; vendosi nëpër mure gjithë punimet e tij, fjalët që kishte shkruar, vizatime e thjeshta, zhgaravinat, figurat e ngjitura nëpër fletë të bardha, koleksionin e futbollistëve, sistemoi lodrat e tjerë. Kështu dhoma mori pamjen e një dite feste. Besi filloi të shqetësohej për një
karrocë të vjetër, që ai përdorte në shtëpi. I bëri vëllait me dorë në drejtim të saj:
-Po këtë? Keli iu përgjigj shkurt: -Nesër! Atij sikur nuk i pëlqeu kjo përgjigje,por përsëri heshti. Të nesërmen në shtëpi me të vëretetë ishte festë. Të gjithë prisnin. Kishin ardhur edhe gjyshja me gjyshin të merrnin pjesë në këtë ditë, pasi ata e kishin rritur Besin për shumë vite kur nëna e tij shkonte në punë dhe ai kishte shumë nevojë për ndihmë. Në orën 2 pas dreke u dukën para pallatit një tufë fëmijësh.Të tërë mbanin në duar dhurata të vogla, lule, libra e tjerë. Në fund të grupit qëndronin dy nxënësit më të mëdhenj të klasës, të cilët shynin një karrocë shumë të bukur në dy rrota, mbi të cilën kishin vendosur njëçantë shkolle të mbushur plot me libra. Kur hynë në shtëpinë e Besit, të gjithë të afërmit ishin të emocionuar dhe dikush qante nga gëzimi. Fëmijët pasi qëndruan përreth 30 sekonda, nuk kishin durim, donin të lëviznin. Ata morën Besin e hypën në karrocë, i vunë çantën përpara dhe u nisën me nxitim drejt shkollës. Në klasën e tyre prisnin një grup vajzash, të cilat ishin kujdesur përgjithçka. Atë ditë ata festuan mirëseardhjen e shokut më të ri të klasës, duke kënduar e kërcyer. Shumë të lumtur ishin të gjithë: prindërit, mësuesja, shokët, Besi. Por më i lumtur nga të gjithë ishte Keli. Atij i ishte realizuar ëndërra më e madhe e jetës.
 
Last edited by a moderator:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Arushi qe kerkonte babane!
Pylli ishte zgjuar si perdite. Zogjte fluturonin dhe i jepnin pyllit embelsi me cicerimat e tyre. Kafshet luanin me njeri tjetrin. Te gjithe ishin te gezuar.
Por papritur kete atmosfere te bukur e prishi nje ze qe qante. Lepurushi, ketrushi dhe iriqi qe ishin duke kercyer nderprene vallen dhe u drejtuan nga vinte e qara.
Kur miqte pane nje arush te vogel te ulur mbi nje gur dhe qante.
- Pse po qan? - e pyeti lepurushi.
- Kam humbur babin. - tha arushi duke qare.
- Po si ta quajne babin ty? - i tha iriqi.
- Babi ma quajne. - tha arushi i vogel.
Kafshet e tjera qeshen nga pergjigja e arushit te vogel por lotet e tij ben qe ata te heshtin.
- Si thone shoke, ta ndihmojne arushin qe te gjej babane? - tha lepurushi
- Ta ndihmojme, ta ndihmojme- thane te gjithe miqte e pyllit.
- Do vij dhe une me ju qe tju ndihmoj te gjeni rrugen. - tha nje zog i bukur.
- Hipni ne makinen time - tha ketrushi, dhe te gjithe se bashku u nisen qe te takonin te gjithe arinjte qe ishin ne pyll. Njeri prej tyre do te ishte babi i arushit te vogel.
Dha ja ndaluan para nje Berberhaneje ku punonte si berber nje ari.
Shoket hyne brenda dhe pane ariun qe po qethte nje cjap.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Po une jam beqare more - ia ktheu ariu berbere dhe po qeshte me te madhe bashke me cjapi. Miqte u nisen drejt rrobaqepsise se aty punonte nje ari tjeter si rrobaqebes.
Ariu rrobaqebes ishte duke qepur pantallonat e nje gomari.
- Po ku i ke grisur keshtu pantallonet o gomar? - tha ariu
- Duke ngrene gjemba usta - ia ktheu gomari.
nderkohe hyne miqte tane.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Femijet e mi nuk largohen kurre nga shtepia pa mare leje - tha ariu rrobaqebes pa kthyer koken qe te shihte.
Miqte u nisen drejt ariut peshengrites.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Mmmm- beri ariu dhe i tregoi miqve femijet e tij qe ishin radhutur ne stervitje.
- Femijet e mij nuk jane ngordhalaqer - shtoi ariu
Miqte te deshperuar u nisen drejt ariut fotograf.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Jo - tha ariu
- Ju lutem na ndihmoni te gjeme babane e ketij arushi se ky nuk mban mend as emrin e babait - iu lut ketrushi ariut fotograf.
Po, patjeter, - tha fotografi - une do ju tregoje fotografite e gjithe arinjve te pyllit tone.
Dhe keshtu beri po i tregonte arushit te vogel gjithe fotografite e arinjve, ariun gjuetar, ariun berber, ariun rrobaqepes, ariun peshengrites dhe kur i tregoi fotografine e ariut artist, arushi i vogel u hodh nga zemi dhe therriste.
- babi, babi ime, babi ime!
Te gjithe u kenaqet qe e gjeten se cili ishte babi i arushit te vogel.
Pasi ariu fotgraf i beri nje foto te gjitheve, ata u nisen drejt zirkut.
Sa arriten te dera, arushi i vogel therriste.
- O ba, babi!
Ariu artist degjoi zerin e te birit dhe doli shpejt perjashta.
Arushi iu hodh ne qaf, e puthi dhe i tha.
- Babi une humba!
Ariu artist i falenderoi kafshet e pyllit qe e kishin ndihmuar djalin e tij dhe i ftoj te gjithe per te para shfaqjen.
Te gjithe ishin te gezuar.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Shoqet e pandara

Ne një kopsht plot me lule te bukura po fluturonin lehtë-lehtë tri flutura. Njëra ishte e bardhe, e dyta ishte e kuqe, kurse e treta ishte e verdhe. Atë çast një re e madhe e zeze e zuri dritën e Diellit. Qielli u nxi dhe filluan bubullimat e forta.
Të tria fluturat iu afruan lulebores.
- Të lutemi, na mbro nga shiu, - i thanë ato.
- Fluturen e bardhe do ta mbroj,- tha ajo.- kurse te tjerat nuk i dua.
- Faleminderit, -tha flutura e bardhe, - por unë nga shoqet nuk ndahem.
Atëherë te tria fluturat iu afruan trendafilit.
- Na mbro nga shiu, o trëndafil i bukur, - i thanë ato.
- Le të vijë vetëm flutura e kuqe- tha ai.
- Faleminderit,- tha flutura e kuqe. Pa shoqet e mia nuk vij.
Aty pranë qe një luledielli. Të tria fluturat iu afruan pranë.
- Na prano te lutemi qe të mos na lage shiu,- i thanë ato.
- Eja ti flutur e verdhe!- tha luledilli.
- Faleminderit, - tha flutura e verdhe. Ne jemi shoqe e nuk ndahemi kurrë.
I degjoi Dielli i zjarrte dhe i erdhi mirë për te tri shoqet qe e donin aq shumë njera-tjetrën.
Atëherë mblodhi fuqine, leshoi rrezet e zjarrta dhe e copetoj rënë e zeze.
Të tria fluturat nisen te vallezonin me gezim pranë e pranë ne kopshtin e bukur.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Përrallëza për fëmij të vegjël

Macoku plak

Një herë e një kohë, jetonte një maçok shumë dinak dhe i shpejtë dhe, mjerë ai mi që guxonte t'i dilte përpara.
Në asnjë mënyrë nuk i shpëtonte. Me një te kërcyer, e përlante me thonj.
Ishte bërë, siç thuhet, frika dhe tmerri i minjve të asaj shtëpie, por dhe i gjithë vendit rreth e rrotull.
Ky sukses që kishte ne gjuetinë e minjve, e kishte bërë mendjemadh dhe egoist.
-Mua nuk më shpëton asnjë mi!- u thoshte maçokëve të tjerë kur i binte rasti t'i takonte në rrugë.
-Asnjë ditë nuk më shkon kot pa e përlarë ndonjë. Nuk mbaj mend të kem patur ndonjëherë uri në jetën time.
Mirëpo, dikur, u plak edhe maçoku ynë. Filloi të mos shohë mirë, të mos nuhasë më si më parë, të mos dëgjojë dhe, çështë më e keqja e të gjithave, të mos luante dot nga vendi. Rrallë e tek zinte ndonjë mi, ndonjë mi plakush, siç ishte dhe ai vetë...
Maçokët e tjerë tani filluan ta vinin në lojë.
- اkemi?!- i thoshin.
- Kemi marrë vesh se në shtëpinë tënde ka shumë minj dhe nuk ta kanë frikën. U plake, mor i shkretë!
-Unë?!- thoshte maçoku plak. -U jap fjalën se brenda pak ditëve nuk do të ketë asnjë mi në shtëpi...
-Bah! Dhe... Si do t'i zbosh?
-Nuk do t'i zboj. Do t'i kullufis!
-Dhe, si nuk i kullufite gjer më sot?
-Mos u bëni merak. Keni për të parë se kush jam unë!
Atë ditë, maçoku plak u kthye në shtëpinë e vet dhe po përpiqej të gjente mundësinë për të shfarosur minjtë.
Dhe mendoi një... plan dinak. U fut në një thes me miell, u kthye djathtas e majtas
dhe u bë i tëri i bardhë. "Tani që do të vijnë minjtë të hanë miell, u mendua, ashtu siç jam bërë, i bardhë, nuk do të më dallojnë dhe do t'i përlaj..."
Nisi të lëpijë buzët. Ishte i sigurt se minjtë do të binin në kurthin e tij. Me këtë plan do të ngopej përsëri me minj.
Mirëpo... maçoku plak harroi bishtin jashtë thesit! Minjtë e kuptuan dhe ua mbathën këmbëve!
Kështu, maçoku plak mbeti prapë i uritur dhe nuk guxoi të dalë më në rrugë dhe të ngërdheshej siç kishte bërë shpesh.
 
Top